Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot punimet në një sallë gjysmë të zbrazur, pasi opozita nuk ka hyrë në seancën që ka nisur me interpelancën e Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi.
Burimet nga PD thanë se deputetët e saj do të shkojnë në Kuvend pasi të ketë përfunduar interpelanca e kërkuar nga deputeti i PS, Erion Braçe, pasi ajo nuk është tjetër veçse një teatër, një "show".
Kryetari i PD, Lulzim Basha, sot ndodhet në Londër, i ftuar nga Partia Konservatore e kryeministres britanike Theresa May, kurse Kryeministri Edi Rama hyri në sallë dhe u ul pranë Grupit parlamnetar të PS për disa çaste.
© SYRI.net