Kryeprokurori i ri/ Manja shpërfill vetingun, po Ambasadorët a janë dakort?

Kryeprokurori i ri/ Manja shpërfill vetingun, po Ambasadorët a janë dakort?

12:42, 09/12/2017
A+ Aa A-

Ulsi Manja, deputet i PS-së, deklaroi sot se vetingu nuk do të jetë kusht për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm. Ndërsa gara është çelur dy ditë më parë dhe për depozitimin e kërkesave ka aft deri në 12 dhjetor, Manja foli për respektimin e kritereve ligjore për kandidatët që do të paraqiten.

Në këtë kuadër, ai vuri theksin në eksperiencën 15 vjeçare që duhet të plotësojnë kandidatët apo gradat shkencore të tyre. Në lidhje me vetingun, pra me faktin nëse kryeprokurori duhej t’I nënshtrohej proçesit të kontrollit, Manja u përgjigj me një tjetër pyetje: po Adriatik Llalla e ka kaluar vetingun?

Por pyetja që lind është kaq i parëndësishëm është vetingu në një situatë të tillë? Nuk dihet nëse ky qëndrim shpërfillës i deputetit socialist mbështetet apo jo nga Ambasadorët, të cilët u investuan një vit më parë plotësisht në miratimin e reformës zgjedhore, përfshi këtu edhe proçesin e vetingut.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco