Shqipëria kërkesa qesharake NATO-s: Duam ndihmë, na duhen pelena për fëmijë, ushqim për kafshët e ura

Shqipëria kërkesa qesharake NATO-s: Duam ndihmë, na duhen pelena për fëmijë, ushqim për kafshët e ura

14:00, 05/12/2017
A+ Aa A-

Pas përmbytjeve të rënda në ditëve të fundit, Shqipëria i është drejtuar NATO-s një ditë më parë, duke kërkuar ndihmë.

Shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Këto janë reshjet më të forta që kanë rënë ndonjëherë në Shqipëri.

Në kërkesën që Shtabi i Përgjithshëm i ka drejtuar NATO-s, thuhet se janë përmbytur më shumë se 15 mijë hektarë.

Dëmet e shkaktuara janë të tilla: 4715 godina, 41 biznese, 127 akse rrugore, 177 shkolla, 78 ura, 30 stacione ujësjellësi, 11 diga, 26 stacione elektrike, 29 rita dhe një stacioni pompimi uji.

Shqipëria kërkon nga NATO me urgjencë këto gjëra: ura portabël, 78 copë, 45 metra të gjata, me kapacitet 20 ton minimumi.

Po ashtu kërkohen varka për ujëra të cekët, pajisje për zhytje, gjeneratorë, fuoristrada, pajisje të ndihmës së parë, batanije, tenda, ngrohësa, kostume anti-ujë, ushqim i konservuar, ushqim fëmijësh, pelena, ushqim për kafshët, etj.

Dokumenti i plote, me kerkesat e Shqiperise per NATO-n

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco