Rama e bën edhe këtë, përjashton opozitën nga bisedimet e integrimit në BE

Rama e bën edhe këtë, përjashton opozitën nga bisedimet e integrimit në BE

12:34, 17/11/2017
A+ Aa A-

 ‘Që në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, asokohe  Ditmir Bushati,  në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale maxhorancë-opozitë të  anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë, deri më 14 nëntor 2017, kur qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me përfaqësuesit e saj, si Ditmir Bushati e të tjerë, por pa opozitën.

Kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, Genc Pollo, nuk iu dërgua ftesë.

Ky veprim nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, as në Bruksel e as gjetiu.

Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie, e cila po rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur, duke u  kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit’, thuhet në reagimin e PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/11/2017 18:25

Pi mor Ilir lëpirësi me pagesë, drogë drogë drogë thonë, por thonë të vërtetën që thotë gjithë bota tashmë. A ke ndëgjuar ndonjë thashethem për ministrin më të mirë të Ramës, Saje qorrin? Thashetheme opozite apo hetim i antimafjes më të kualifikuar të botës? Sigurisht që Rama nuk e do opzitën sepse aty duhet vetëm përfaqësia LGTB, të tjerët jashtë. Mund të nxjerrin sekretet e jetës së natës të dy ish KQPPSH në bordello meshkujsh.

Ilir17/11/2017 13:37

Po ata vetem : droge, droge, droge thone cti marrin??? Dhe nderkombetarve ju eshte bere bajat.

Shto koment

Denonco