FOTO/ Presidenti Meta u kthen përgjigje 7 deputetëve për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

FOTO/ Presidenti Meta u kthen përgjigje 7 deputetëve për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

14:16, 10/11/2017
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta u ka kthyer përgjigje 7 deputetëve të opozitës të cilët kërkonin hapjen e dokumenteve për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të mbledhjes së datës 11 nëntor 2016.

Në përgjigjen e kthyer ndaj 7 deputetëve të PD-së e LSI-së, Meta shprehet se nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për ‘deklasifikimin e informacionit të klasifikuar si sekret shtetëror’.

Sipas përgjigjes së Presidentit, kërkesa e bërë nga 7 deputetët nuk përputhet me legjislacionin në fuqi.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI argumentonin në letrën e tyre se ka një ndjeshmëri për situatën e rëndë të trafikut të drogës dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë të përfshirë në të, e mbi të gjitha, siç thuhet edhe në letrën drejtuar Metës, skandalit të publikuar në media për dosjen “Habilaj”.

Letra e drejtuar Ilir Metës është firmosur nga deputetët Flamur Noka, Isuf Çelaj, Xhemal Gjunkshi, Myslym Murrizi, Ervin Salianji, Luan Rama dhe Endrit Brahimllari.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco