PD largohet prej Tahirit edhe nga Komisioni i Ekonomisë

PD largohet prej Tahirit edhe nga Komisioni i Ekonomisë

11:29, 01/11/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka bojkotuar sot edhe Komisionin e Ekonomisë lidhur me çështjen "Tahiri". LSI nuk e ka bojkotuar, por ka vazhduar të qendrojë për diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2018. 

"Turp për ju që nuk hoqët imunitetin e Saimir Tahirit", tha duke dalë Edmond Spaho, anëtar i këtij Komisioni, që drejtohet nga socialisti Erion Braçe.

Më herët, PD-ja bojkoti Komisionin e Ligjeve, ku ishte i pranishëm vetë deputeti nën hetim Saimir Tahiri.

Përbërja e Komisionit të Ekonomisë:

Erion Braçe – kryetar (PS), Jorida Tabaku – zëvendëskryetare (PD), Anastas Angjeli – sekretar (PS), Ervin Bushati – anëtar (PS), Blerina Gjylameti – anëtare (PS), Evis Kushi – anëtare (PS), Xhavit Bushaj – anëtar (PS), Antoneta Dhima – anëtare (PS), Ilir Xhakolli – anëtar (PS), Arben Pëllumbi – anëtar (PS), Roland Xhelili – anëtar (PS), Edmond Spaho – anëtar (PD), Agron Shehaj – anëtar (PD), Dashamir Shehi – anëtar (I pavarur), Nadire Meçorapaj – anëtare (PR), Fatbardha Kadiu – anëtare (PR), Përparim Spahiu – anëtar (LSI), Edmond Haxhinasto – anëtar (LSI), Reme Lala – anëtare (E pavarur)
Anëtarët zëvendësues janë: Sadi Vorpsi (PS), Pjerin Ndreu (PS), Ismet Beqiraj (PS), Dhurata Çupi (PD), Lorenc Luka (PD), Lefter Koka (LSI), Gledion Rehovica (LSI), Robert Bitri (LSI).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco