Loja 4-mujore e Ramës me dorëheqjen e Visho Ajazit dhe dosja `Tahiri e të tjerë'

Loja 4-mujore e Ramës me dorëheqjen e Visho Ajazit dhe dosja `Tahiri e të tjerë'

09:39, 31/10/2017
A+ Aa A-

Dalin fakte të reja që hedhin dritë mbi kulisat e largimit nga detyra të kreut të SHISH, Visho Ajazi. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar mbrëmë në “Opinion” se ndryshe nga sa u komentua dhe perceptua nga opinioni publik dhe ambientet politike, e ashtuquajtura dorëheqje e Visho Ajazi nuk ishte “e papritur”.

Sipas Manjanit, katër muaj më parë, Visho Ajazi, i ka lënë dorëheqjen në tavolinë Edi Ramës, por ky i fundit nuk ka bërë asnjë veprim duke i kërkuar, që të vazhdojë detyrën deri kur ti thotë ai.

Pra sipas këtij fakti të ri, del që Edi Rama e ka pasur të sigurt prej shumë kohësh dorëheqjen e kreu të SHISH, por e ka përdorur atë si gurë rezervë për çastin e duhur, i cili si duket erdhi ditën e premte të javës së shkuar.

Kjo lëvizje e Ramës 4 muaj më vonë nga kjo dorëheqje, përkon me plasje e skandalit “Tahiraj-Habilaj”, për të cilin po luftohet fortë që të sfumohet sa të mundet. Sipas Manjanit Rama po e përdor pikërisht sot këtë dorëheqje, duke synuar që të tërheqë vëmendjen nga çështja e Tahirit dhe konflikti që ka hapur me Prokurorinë.

Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco