Basha: Saimir Tahiri duhet të arrestohet, imuniteti i tij vetëm për të mbrojtur Ramën

Basha: Saimir Tahiri duhet të arrestohet, imuniteti i tij vetëm për të mbrojtur Ramën

13:55, 30/10/2017
A+ Aa A-

Partia demokratike është e bindur se ish-ministri Saimir Tahiri duhet të arrestohet dhe se imuniteti i tij po shërben vetëm për të mbrojtur bashkëpunëtorët, ndër ta edhe kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, deklaroi:

"Lidhur me skandalin Rama-Tahiri-Habilaj, qëndrime të cilat ne nuk mundëm t’i mbajmë të mërkurën e kaluar, qëndrime që ne do të mbajmë në raport me këtë çështje, do të vijojnë të shpalosen në çdo fragment të jetës parlamentare. Kërkesa jonë e pandryshuar, e cila sot ka mbështetjen e gjithë botës perëndimore, është që Edi Rama të mos ushtrojë presion ndaj Prokurorisë dhe të mos përdorë imunitetin parlamentar për të mbrojtur Tahirin nga kërkesat e drejta të Prokurorisë. Saimir Tahiri duhet të arrestohet.  Përdorimi i imunitetit parlamentar për të mbrojtur Saimir Tahirin bëhet vetëm për të mbrojtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë edhe Edi Ramën."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco