Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Yes Kryeministër!

Yes Kryeministër!

Nga Ylli Dylgjeri - 18/09/2017

Lista e Sekretareve të Përgjithshëm e shpallur këto ditë në media kaloi çdo parashikim të ligjit të shërbimit publik shqiptar. Nëpunësi Civil numër 1 u emëruar nga zyra Nr. 1 e ekzekutivit shqiptar!  Kjo nuk kishte ndodhur asnjë herë në 18 vitet e këtij shërbimi, tashmë të ashtuquajtur civil.

Lista ka format uniforme. Lista ka rresht ushtarak, ku nga mënyra e renditjes në rresht çdo Sekretar i Përgjithshëm sheh supin e të tretit. Çar ishte kjo Listë? Duke qënë një nga Sekretaret e Parë të Përgjithshëm të Shërbimit Civil Shqiptar( kam konkuruar më 3 janar të vitit 2000 në Ministrinë e Rendit) nuk mund të revoltohem e të rri i heshtur pa hedhur këto radhë.

Taksapaguesi shqiptar ka dhe duhet të ketë përfaqësuesit e vet në administratë. Ato drejtojnë, administrojnë dhe qeverisin taksën publike. Kjo është administrata në demokraci. Jo lista. Një nga detyrimet e hershme të punonjësit që rekrutohej sipas ligjit shërbimit civil ishte qëndresa ndaj akteve të paligjshme dhe mospërkulja ndaj urdhërit okult. Kështu na mësoi europa. Duke kryer në vite të gjitha shkollat dhe kurset e trajnimit të administratës publike që nga Londra, Parisi, në Haga ,Trieste etj, nuk kam ndeshur apo studjuar emrime me listë të SP dhe nëpunësit civil.

Kudo në europën ku pretendojmë të shkojmë Sekretarët kanë konkuruar dhe janë në detyrë prej dhjetëra vjetësh. Pa u lëvizur nga politika që shkon e vjen. Po kështu është dhe shërbimi civil me senjorët në detyrë. Së fundi, një e vërtetë tjetër duhet thënë:  Sekretari i Përgjithëm zgjidhet nga Ministri dhe i përgjigjet vetëm Atij. Për këtë qëllim në Kolegjin e Shërbimit Civil të Londres ishte prodhuar edhe filmi tashmë mjaft popullor me titullin: Yes Ministër.

Lista e botur këto ditë tregoi se në Shqipëri po luhet një fim tjetër

Ky  film do të dalë me titullin: Yes, Kryeministër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Undertaker18/09/2017 21:01

Ylli Qylgjeri esht rrangall komuniste, injorant deri ne dhimbje. Mos e degjoni kur flet per nepunsin civil. Ky esht tallava komplet, punon akoma ne administrat kur mijra te rinj dhe mosh mesatare, brilant te shkolluar jasht vendit jan pa pun.

Shto koment

Denonco