Znj. Meloni besoj e ka kuptuar se marrëveshjen e refugjatëve e ka nënshkruar me Muhammar Gadafin

Znj. Meloni besoj e ka kuptuar se marrëveshjen e refugjatëve e ka nënshkruar me Muhammar Gadafin

Nga Ndriçim Kulla - 23/04/2024

Çfarë mund të ketë biseduar Giorgia Meloni, kryeministria italiane, me Ramën, kryeministrin e korruptuar Edi Rama të Shqipërisë, në bregdetin blu të Dhërmiut në verën e nxehtë të verës së kaluar?! Si u njohën kaq papritmas politikisht dhe kush e ngrohu lidhjen e tyre të sforcuar deri në finalizimin e një marrëveshje paerizançe, që nuk ishte halli ynë, por që realisht nuk duhej të ishte dhe zgjidhja e italianëve? Janë pyetje të bëra nga shumë njerëz edhe sot dhe që e marrin ngacmimin nga panatyrshmëria e takimit politik midis dy liderve nga të dya anët e Adriatikut e cila fsheh shumë të vërteta.

Georxhia Meloni vinte nga fitorja e stërmundimshme e pushtetit, ku së bashku me udhëheqësin karizmatik të qëndrës së djathtë italiane Silvio Berluskonin dhe parti të tjera si Salvini, me kauzën e emigracionit dhe të luftës kundra korrupsionit ndërtuan një kualicinon qeveritar për ti prirë drejtimit të Italisë. Mesazhet e kryetarit të opozitës së djathtë shqiptare dr. Berishës  për emigrantët shqiptarë që të votonin kualicioni e djathtë të Melonit, në mos rëndësinë e tyre në fitore kishin simbolikën e djathtë në filozofinë e ndihmës dhe bashkveprimit të forcave politike të spektrit. Sa rëndësi pati në rezultatin zgjedhor  ky vullnet i shprehur pak rëndësi ka, por kavalieri gjeti momentin dhe i shprehu me fisnikëri mirënjohjen e tij miqësore në mënyrë fisnike doktorit, duke folur edhe drejtpërdrejtë me të nëpërmjet telefonit të këshilltarit të tij që kishte mbritur si mysafirë në zyrën e Berishës. Berluskoni me gjestin prej politikani të hapur dha dhe një mesazh domethënës  si politikani më i diskriminuar i dekadave të fundit në të gjithë Europen komunitare, për sagën e pafundme të gjyqeve hakëmarrëse politike ndaj tij. Ai bëri xhestin  kurajoz diplomatik  duke sfiduar kështu non gratën amerikane  si të pa vërtet  dhe tërë rrebeshin e padrejt diplomatikë të administratës aktuale amerikane të z. Blinken dhe Sorrosit për diskriminimin e opozitës shqiptare.

Po me Melonin çfarë ndodhi ?

Ndodhi e pabesueshmja që mund të besohet, duke konsideruar në këtë aspekt kriterin politik por dhe njerëzor të korrektësisë. Ndërsa Berluskoni mbeti kavalier deri në çastet e fundit të jetës, Merloni luajti rolin e së pa njohurës.

Askush nuk mund të pretendoj që opozita e Shqipërisë të ishte një prioritet i politikës italiane të kryeministres Meloni dhe sidomos kundrejt problemeve ekonomike dhe sidomos emigracionit ,ku Italia ishte në krizë dhe kryeministria kishte premtuar në programin e saj për zgjidhje.

Por demokracia shqiptare e rrënuar duhej të kishte vëmëndjen e Melonit, aq më shumë ,kur  u injorua një traditë dhe akoma  më shumë ,kur  një kufi i vogël  detar na ndan dhe na bashkon.

Në një ditë  të bukur  pa asnjë lloj parathëni plasi një marrveshje e pa besueshme si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana morale, ku Italia një pjesë të emigrantëve të ardhur nëpërmjet brigjeve  të Laperdusës do ti shkarkonte në Shqipërinë  e vogël, si nga shtrirja  gjeogragike,  por gjithashtu pa standarte, pa kapacitete  ekonomike, pa siguri mbi rendin  dhe shtetin e së drejtës.

Për Edi Ramën marrëveshja e emigrantëve Rama Meloni është marrëveshja e hallit. Pse ishte marrëveshja e hallit? - Mund të pyes me të drejt dikush. Sepse Edi Rama është për shumë kohë ndjehet I frikësuar brenda në kurthin që i ka krijuar vetes për ato që ka shkelur gjithandej.

Dhe me sa duket ai tashmë po bindet, (sepse për tu ndërgjegjësuar diktatorët mund të ndërgjegjësohen vetëm në qeli), për ato cfarë ka bërë në politikën dhe qeverisjen shqiptare me peivanllëqet e tij delirante.

Për firmat që ai  ka hedhur fët e fët mbi kontrat surealuste te hartuara prej tij, si i ka burgosur kundërshtarët, si i ka thurur intrigat, etj etj dhe sigurisht që drejtësia  nuk do jetë gjithmon e pacipë, si kjo që ai komandon sot, sa mos ta gjurmoj dhe ta dënoj një ditë. Nuk e di me siguri sa i vetëdijshëm është ai, se dielli një ditë do ta lëshoj dritën mbi paudhësitë e tij kundraligjore, por diçka ndjenë brenda vetes.

Me siguri  frikërat e kanë zënë. Janë frikërat që lidhen me qeverisjen e tij. Prandaj kërcen kiu fiu si ai kursanti përjetshëm i kohës së komunizmit nëpër samite dhe për të organizuar samite. Kiu fiu tek Erdogani, më shumë pa vend se sa me vënd, kiu fiu  tek Melonu, kiu fiu tek Makroni, nga ku organizoi sa për foto cermoninë e dhënies së madaljes së Kadaresë, ku në dijeninë time ajo medalje kishte katër vjet që ishte dhënë nga presidenti Makron dhe nuk e di për cfarë arsye ishte  ngrirë nga vetë shkrimtari. Ai   ringjallë gjithçka me pervesitetin e tij të neveritshëm edhe kur njerëzit nuk kanë më dëshirë ti shijojnë një kënaqësi jashtë kohës së saj .

Talent i lindur për intriga.

Kot nuk i quajnë psikologët  këtë fenomen tipik si veti të dështuara në talent. Piktori i deshtuar në talent tashmë është i ringjallur brënda vetes me intriga të pa fundme.

Emisioni investigativ i “Hot spot Albanese” i  kanalit shtetëtor Rai 3 tregon se çfarë bën një ekzemplarë i korruptuar për t'i shpëtuar ndëshkimit për gjithçka që ai ka bërë. Ai, si personazhi që ka humbur në kumarë, nuk lë gurë pa lëvizur së prapthi për të ndërtuar pak shpresë për veten e tij  dhe t'i  lejë pasojat  në heshtjen e iluzionioneve të pandëshkueshmërisë  .

I persektuar i vetvetes gjithmonë me hijen e intrigës Mcgonigal  në përditshmërine e tij në mendje, me firmën e aferës gjigande të inceneratorëve, me firmat e paligjëshme të koncesioneve dhe me shumë shkeljeve  ligjore që nuk mund t’iu  fshihen gjurmët kollaj, me siguri  iu shfaq si mundës;  e pa njohura dhe e  pa dëgjuara Meloni. Çasti i hallit e  afroi fillimisht ti përulej me gjestin e kllounit dhe pasaj me deklarata imazhi që politikanen tash kryeministre nuk e lidhte asgjë me fashizmin. I ftohur keq me gjemanët, të cilën i kanë nxjerre kartonin e kuq me kohë, me amerikanët, që përtej syrit të publikut e kanë netrlizuar  për shkak të skandaleve, shpifjeve, pastrimit parave, drogës, aferës Mcgonigal etj, të denoncuara nga shtypi më i fuqishëm i tyre. Me Makronin nuk pati shum֝ë mundësi për të shkëmbyer  ndonjë gjë, përveç cermonisë së Kadares, që dikur e shante. Meloni i mbeti limani i vetëm ku duhej të ankoronte shpresat.

Në këtë emision u ilustrua më së miri se Rama, siç po merr për koperturë me dhjetra këshilltarë të huaj sa për ti larë surratin e nxirë vetes, mori dhe avokatin e shquar italian. Eshtë filozofija e dredhisë dhe manipulimit. Lulet për kanavacën e piktorit kanë qënë të pa numëruara  të hedhura nga dora e tij gjatë kësaj dekade të qeverisjes së tij, ndonëse  poshtë mbulesës së saj gëlojnë krimi, droga dhe korrupsioni. Ndërkombëtarët e pa cipë nuk kanë parë gjë këtu deri këtu. Do duhej emisioni investgativ i Rai3 që të vërtetojë më qartësisht para publikut se cfarë pisllëku ka  brënda marrveshja e hallit Rama - Meloni.

 Emisioni investigativ që trasmentoi Rai3 pavarsisht arsyes kush e nxiti realizimin e tij ishte një panoramë e kursyer. Vetëm disa aspekteve të rëndësishme të realitetit të kamufluar shqiptar hodhë dritë përtej prej luleve dhe zbukurimeve që zgjedh dhe hedh rëndom mbi të piktori diktator. Shtypi shqiptar fatkeqesisht është nënshtruar kundrejt pagesave dhe privilegjeve të pushtetit  dhe ecën në avazin e ritmit të punëdhënësit censurues dhe shtypës, nga ku e ka braktisur misionin e tij në shërbim të së vërtetës. Në këtë  emision ne pamë një realitet ndryshe, më të qartë më bindës, në këndëvështrimin e syrit të tretë, me  aspekte të vecanta të realitetit shqiptarë,  si droga, korrupsioni, krimi shtetëror, shteti  ligjor i së drejtës në duart e mafiozëve, të cilat përfaqësojnë vetëm një pjesë të realitetit shqiptar. Panoramën shteruese kërkon  ta bëhen emisione të tjera, që duhet të denoncojnë luftën e klasave që bën ky regjim, pa barazitë e çfrenuara  sociale, mungesën e politikave arsimore, kolerën që ka sjell në kulturë dhe artë, mungesën e rendit, emigracioni e frikëm masive, mungesën e  sigurisë, edukimin e shpërfillur etj etj, politika të anashkaluara dhe të diferencuara. Me këtë emision znj. Meloni, në qoftë se ka patur rastin për ta pare, besoj e ka kuptuar se marrveshjen  për refugjatët e ka bërë me Muhammar Gadafin  e Shqipërisë së sotme që po i ngjan  Libisë së kohë të Muhamer Gadaafit .

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco