Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

A do të përfundoj Edi Rama në 26 Qershor, si Ramiz Alia?

A do të përfundoj Edi Rama në 26 Qershor, si Ramiz Alia?

Nga Poli Hoxha - 19/06/2017

Një nga surprizat më të mëdha në zgjedhjet e para pluraliste të 31 Marsit 1991 ishte humbja e Ramiz Alisë, përball kandidatit të Partisë Demokratike, inxhinierit Franko Kroqi. Ai e la jashtë parlamentit në mënyrë të bujshme Nr.1 të shtetit, pikërisht në lagjen “më të majtë” të Tiranës, aty ku PKSH u themelua për tu shndërruar më pas në PPSH e në PS.

Pavarësisht se 26 vite më pas sistemi zgjedhor nuk është më maxhoritar, por proporcional rajonal, sërish gara e kandidatëve të forcave politike sipas renditjes që kanë, rezervon ende surpriza.

Për zgjedhjet e të dielës që vjen, Edi Rama në kohën kur ishte i bindur dhe bëri gjithçka që opozita të rrinte jashtë tyre, bëri sikur vendosi një bast sfidues, kur e vendosi veten të gjashtin në listën shumë-emërore të kandidatëve në Qarkun e Vlorës. Ai e ngriti stekën personale, pikërisht te numri limit që partia e tij mori në vitin 2013, fiks 6 deputetë. Katër vite më parë, mandatet u ndanë kështu sipas partive: PS-6, LSI-1, të tjera në koalicionin e majtë-1 mandat (kaloi me PS). Nga krahu tjetër: PD-3 dhe PDIU me Dashamir Tahirin-1 mandat (kaloi me PD, tani i pesti në listë).

Por sot jemi në kushte, krejtësisht të tjera. Opozita e bashkuar është futur në zgjedhje dhe po bën një fushatë pozitiviste, kurse PS garon e vetme jo vetëm formalisht dhe ish-aleati i tij LSI është shndërruar, në armik i betuar. Në kushtet që Partia Socialiste del në këto zgjedhje pa aleatët, ndërsa opozita konkurron në siglën e PD-së, sipas një analize të thjeshtë, socialistët e vënë në diskutim serioz mandatin e gjashtë në këtë zonë zgjedhore.

A do të ketë Edi Rama në këto zgjedhje fatin e Ramiz Alisë në vitin 1991, kur nuk u fut dot deputet, edhe pse kandidoi si Rama sot në Vlorë, në një zonë super të majtë dhe ishte në krye të një partie të madhe dhe  në pushtet?

Nëse u referohemi shifrave të vitit 2013, mjafton vetëm një rrudhje prej afro 5 mijë votash në këtë qark, që PS të humbiste mandatin e shtatë që e ka marrë nga vota “të tjera” dhe të futej në zonën e rrezikut për të gjashtin, i cili është pikërisht ai i kryeministrit. Kjo vetëm në rastin, kur forcat e tjera politike do të qëndronin në vendnumëro. Por situata do të komplikohej edhe më shumë, nëse opozita nën siglën e PD-së do të arrinte vetëm një rritje të vogël në qarkun e Vlorës. Në rastin hipotetik sipas të cilit rezultati i votave nuk do të ndryshojë fare në raport me vitin 2013,  PS do të marrë sërish 6 mandate, PD me aleatët-4, dhe LSI prapë vetëm 1. Kurse mandati i 12-të pas konfigurimeve të reja, “ngelet jetim”, por me shumë gjasa, edhe pse e përçarë në këtë qark, e merr PDIU.

Pas zhvillimeve të fundit, LSI i ka shpallur luftë të hapur PS-së por veçanërisht Edi Ramës si individ. Ajo po zhvillon një fushatë agresive në Vlorë ku ka kuptuar, se mandati i kryeministrit “bukëshkalë” është në fije të perit. Ngelja jashtë parlamentit do të ishte hakmarrja e ëndërruar e Ilir Metës, ndaj “të pabesit e mosmirënjohësit, Rama”. Sipas sondazheve të fundit, LSI e ka të sigurt mandatin e vetëm të saj në Vlorë dhe do t’i duheshin edhe rreth 6 mijë vota të tjera, për të marrë të dytin. Edi Rama po i kundërpërgjigjet këtij synimi duke futur në lojë fuqishëm në këtë zonë, ish-deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami.

Por në kushte të tjera në këto zgjedhje është edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, e cila nëse merr 2500 vota më shumë se 2013-ta, do të arrijë të marrë një mandat të sigurt, pavarësisht atij që mund ti shkojë te PD. Në të gjitha rastet e rritjes së partive të tjera përball PS-së, pra edhe nëse PD do të marrë mandatin e pestë; edhe nëse LSI do të marrë mandatin e dytë; edhe nëse PDIU do të marrë e vetme 1 mandat, ajo që e humbet është PS, pra pikërisht mandati i Edi Ramës.

Interesant në këtë situatë është edhe një faktor tjetër i ri, që nuk duhet neglizhuar në Vlorë në këto zgjedhje. Bëhet fjalë për partinë “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës, e cila në këtë qark ka qendrën e saj dhe është paraqitur shumë e fuqishme, në fazat e para të organizimit. Kokëdhima ka treguar se ka shumë përkrahës aty dhe pavarësisht se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, votat e tij abstenuese mund të jenë pikërisht ato që rrezikojnë turpërimin e Ramës. Kokëdhima po zhvillon një fushatë agresive në gjithë vendin, për të bindur votuesit që të mos marrin pjesë në zgjedhje, ose të vendosin një “Z” mbi fletën e votimit si shenjë refuzimi i kësaj klase politike “pazarxheshë”, siç e quan ai. Pesë mijë votat që rrezikojnë mandatin e Ramës në Vlorën “e majtë”, nuk duket se janë ndonjë gjë e paarritshme në misionin e Kokëdhimës, për ti bindur votuesit ku ka ndikim (përgjithësisht të majt), që të mos votojnë edhe në këtë qark. Aq më shumë kur bëhet fjalë për shumë përkrahës të “Zgjidhja”, që u hoqën nga puna në mënyrën më të egër hakmarrëse dhe për shansin që ka Kokëdhima për ti dhënë një mësim të fortë, ish-mikut të tij.

Duke shtuar edhe përbetimin dhe agresivitetin e LSI, fuqinë jo të vogël të komunitetit çam që ka qenë në qeveri deri tani, por që ndihet i tradhtuar nga Rilindja; plus edhe pakënaqësinë e dukshme të popullatës aty të lodhur me zvarritjen dhe mashtrimet për BYPASS-in e Vlorës, Lungomaren, rrugën jetike të Lumit të Vlorës, revoltat e Himarës etj, duket qartë se mandati i Ramës është vërtet në hall të madh.

 Edhe për sa u përket kandidatëve të dy forcave kryesore në garë, kemi një diferencë cilësore që duket se shkon në favor të mandatit të pestë të PD-së, i cili mjafton për ta lënë kryeministrin jashtë sallës së parlamentit. Nëse PD ka zgjedhur si lokomotivë të listës së saj, një biznesmen të suksesshëm me reputacion në zonë, që rrezaton edhe një profil perëndimor si Agron Shehaj, PS është futur në këtë betejë me Damian Gjiknurin të parin, i cili do apo jo, mban mbi supe një faturë të kripur të dështimeve dhe abuzimeve të Rilindjes në këto katër vite.

Si përfundim mandati i kryeministri në këto zgjedhje është në fije të perit, por gjithsesi ai mund të shpëtojë edhe nëse nuk del direkt pas votimit të së dielës. Për çdo rast Rama ka gati skemën e Lezhës pas zgjedhjeve të vitit 2013, kur detyroi gra e burra fitues të tërhiqeshin me dhunë, për të katapultuar në vend të tyre në parlament gjithfarë lloj kontigjentësh kriminalë. Futet në parlament edhe kështu, por gjithsesi i turpëruar dhe i demaskuar keq!

Prandaj në Vlorë këtë të diel, me shumë gjasa mund të shohim një Deja Vu të asaj që i ndodhi Ramiz Alisë, më 31 Mars të vitit 1991...

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

NJE CUN NGA KALAJA19/06/2017 23:12

EC E HAJDE SE TE DO MAMAJA. TE GJITHA GRATE JANE..........DHE PER REPEKTE ............. NB

TONI MONTANA19/06/2017 23:10

TONI NGA NISHRAK

osumi19/06/2017 22:31

Oso me as kuptoj qenke tum I gjithi lum PS-qija qe te ka

Iliri19/06/2017 19:27

Te pres ne 26 qershor

Altin19/06/2017 18:53

Ha ha ha cfare analize. Ps merr 7 pa asnje diskutim ne Vlore!

Tikub19/06/2017 18:17

Analize interesante, vecse nuk ka llogaritur edhe libren e Blushit. Edhe sikur fix i gjashti te dale rama dhe ps te mos marre me shume, perseri turperim do te jete...

krasasi tp19/06/2017 18:09

Poli.E bene analizen duke ju referuar 2013,ashtu si P.PSH, kishte per krahasim 1938.2013 z.Rama j'ua beri mendjen pordhe shqiptareve.Premtoj pa fund ,Genjeshtra dhe zhgenjim.Grupi parlamentar i PS ishte nje instrument ne duart e kryeministrit.Ministrat thjesht u kthyen ne taksidar te kryeministrit.Shtetin e "reformoji"duke e kthyer ne shtet leshi.Sot ne Kashar deklaroji se kush nuk voton Kryeministrin nuk eshte patriot.Populli eshte patriot, nese nuk e voton kete qyqar.Mandatin ne Vlore e ka te humbur ai dhe Gramozi ne Fier mandatin e 9.As ti me shkrimet qe poston te syri.net, nuk i ndihmon dot e nuk influencon dot te askush.

tani19/06/2017 17:59

o ilir cte ardhme o shoku alla erdogan!? ik se me mir meresh vesh me nje ushtar te issisit se sa me nje ushtar te PSs....

S19/06/2017 17:00

....jo kjo vote eshte per te zezen e femijeve tone, dhe per korrupsionin tuaj!

OSO19/06/2017 16:38

O osum, si su ngope me tum..

osumi19/06/2017 15:30

Liro kete radhe miku yt Edvin do mare k....e shqiptareve. Mos u merzit ka dhe per ty. Takohemi me 26 qershor

Iliri19/06/2017 14:51

Poli ps merr 77 mandate. Kjo vote eshte per te ardhmen e femijeve te tu Poli.

kqz19/06/2017 14:51

Edhe po te humbasi do terhiqet i fundit nga gara e Rama do futet prape . ne analize nuk eshte mare fare efekti LIBRA . Nje pje e madhe ne Vole do votojne kete parti .

Shto koment

Denonco