Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Edhe ‘shtabi elektoral’ i Veliajt râ në burg! Ça mbetet nga zgjedhjet?

Edhe ‘shtabi elektoral’ i Veliajt râ në burg! Ça mbetet nga zgjedhjet?

Nga Gent Strazimiri - 28/03/2024

Sot, një grup tjetër i "personazheve" të librit të PD, "Farsa elektorale e 14 majit" do flenë në burg.

Janë të gjithë drejtorë të Bashkisë së Tiranës, zyrtarisht të emëruar drejtues politikë të fushatës së Erion Veliajt në njesitë administrative të qytetit.

Për secilin prej tyre, në librin 600 faqësh që përmbledh faktet e manipulimit, ka nga një kapitull të ilustruar me foto, video, shkresa zyrtare të lëshuara në prag, gjatë fushatës dhe numërimit por sidomos gjatë ditës së zgjedhjeve.

Kjo bandë e organizuar deri dhe në "chat privat" me app të veçantë të prodhuar posaçërisht për ta, janë deformuesit e vullnetit të qytetarëve të Tiranës me 14 maj.

Janë individët që mikluan me para apo kërcënuan me vend pune cilindo nga votuesit, për të arritur objektivin e "fitores" së kreut të tyre Erion Veliaj.

Janë denoncuar publikisht nga Partia Demokratike me fakte dhe prova të pakundërshtueshme përpara se, apo tek bënin krimin elektoral, i cili nuk mund të bëhej ndryshe pëveçse duke shpërdoruar detyrën e duke përdorur fonde publike për të siguruar vota.

Është denoncuar edhe "objektivi" që kishin marrë nga kreu i tyre Veliaj, paraprakisht: 55 deri 60 mijë vota diferencë...

Dhe ashtu doli!

Një kontabilitet kriminal që tregon masën e paparë ndonjëherë më parë të kapilarizimit në terren, në çdo derë, me informacione shumë personale për çdo hall a dëshirë të secilit prej votuesve.

Madje, edhe për ata që nuk kishin asnjë hall a dëshirë, të cilëve në këtë rast, në mënyrë të organizuar "halli" u krijohej në mënyrë që të vinin vetë të kërkonin "zgjidhje"...

Janë denoncuar publikisht dhe zyrtarisht në mënyrë të përditëshme, me kamera këmba-këmbës edhe me padi penale në SPAK.

Por SPAK nuk i shikonte, nuk dëgjonte por edhe nëse ndodhte, nuk e shihte si juridiksion të vetin...?!

Pak a shumë njësoj si sot!

Vërtetë kjo bandë e organizuar vjedhësish të fondeve dhe vullnetit të qytetarëve është në burg, por SPAK përsëri nuk sheh e as dëgjon që kreu i tyre është vetëm Erjon Veliaj.

Domethënë, "ministrat" e qeverisë socialiste të Tiranës janë të gjithë në burg për vjedhje në bashkëpunim, me paramendim e me përgatitje paraprake deri në "app" të posaçëm komunikimi, por shefi i tyre, "kryeministri" i Tiranës nuk del kërkund...

Një "deja-vu" që askujt sot nuk i ngjall çudi, sepse është i njëjti variant si me Edi Ramën dhe ministrat e tij.

Nga "fitorja" e zgjedhjeve lokale të 14 majit, dy ishin "xhevahiret" në gjerdan:

Shkodra me Benet Becin dhe Tirana me Erion Veliajn.

"Shtabet elektorale" të të dyve janë në burg, por "fitorja" mbetet në këmbë e paprekur,

njësoj si "chat-i special" i Tiranës, që SPAK-u nuk e sheh, apo si "SKY ENCROCHAT" i Shkodrës që SPAK ende nuk po e lexon dot...

"Shtabet elektorale, patronazhistët, heronjtë e "turit të falënderimeve" po popullojnë burgjet, por "fituesit" shefat e tyre janë ende në detyrë... duke nisur që nga Edi Rama, për të vazhduar me Veliajn dhe Becin...

Duhet të punosh në SPAK apo me SPAK, që të mos dallosh që këtu nuk po godet forca e ligjit, por një bisturi politike që po përpiqet "të shërojë" një pacient tashmë të vdekur, duke i shkurtuar flokët apo prerë thonjtë...

Kur drejtësia nuk zbaton ligjin merret me politikë, atëhere ligjin e bën populli dhe merr drejtësi!

Sepse drejtësi do të ketë, dhe shumë shpejt!

SPAK YOU

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco