Olsi që nuk ‘njohu’ Olsin e Ramës te dosja ‘Xibrraka’ dhe u bë Kryeprokuror i Shqipërisë

Olsi që nuk ‘njohu’ Olsin e Ramës te dosja ‘Xibrraka’ dhe u bë Kryeprokuror i Shqipërisë

Nga Hysni Gurra - 28/03/2024

Thonë se ndonjëherë të mos dish, të mos njohësh…është një fat shumë i madh. Ky fat i madh duket së ka përndjekur edhe Olsian Çelën, sot Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë.

Olsian Çela ka qenë prokuror i disa dosjeve të konsideruara dosje kriminale të rënda në vendin tonë.

Një ndër këto dosje, është edhe dosja e Xibrrakës, dosja ku u zbulua nga agjensitë e huaja (gjermane) një laborator kokaine në pronësi të një organizate ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve. Nga pala shqiptare anëtarë të kësaj organizatë ishin personalitete VIP, mes tyre nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermali, vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama…

Në nëntor të 2019, Olsian Çela zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm. Atëherë pakush dinte diçka për të, përveç gazetarëve që ndjekin drejtësinë apo njerëzit e vetë sistemit.

Po si iu shtrua rruga Olsian Çelës për të mbërritur në majën e prokurorisë shqiptare?

Sigurisht, me një shërbim të jashtëzakonshëm për kryeministrin e vendit. Njeriun që i dha formë Drejtësisë së Re sipas nevojës së tij.

Olsian Çelës duket se iu shtrua rruga për të mbërritur në krye të prokurorisë së Përgjithshme, pasi ishte ai prokurori që lau hesapet me dosjen ‘Xibraka’, një nga dosjet më të rrezikshme të trafikut të kokainës, ishte Olsian Çela që, siç thotë vetë në dosjën ‘Xibraka’, nuk e njihte Olsi Ramën, ‘personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta’, i cili i rezultoi të ishte mik, anëtar, ose të dyja bashkë, i anëtarëve të bandës së kokainës, e njohur në këtë rast si dosja ‘Xibraka’.

Por pjesë e kësaj dosje, ka qenë edhe prokurori i Ervin Kondili, i cili gjithashtu u çua peshë nga Drejtësia e Re dhe u bë prokuror i SPAK.

Sot Partia Demokratike ka zbardhur edhe dosjen ku duket qartë përfshirja e vëllait të kryeministrit në organizatë dhe kujdesi i prokurorisë për ta fshehur, duke e konsideruar si ‘person i panjohur’.

Olsian Çela dhe Kondili, jo vetëm që kanë treguar verbëri duke mos njohur vëllain e Edi Ramës, por kanë vijuar edhe më pas me shkelje proceduarale të asaj dosje duke mosankimuar nga ana e tyre, si përfaqësuesi i akuzës, pas vendimit të zbutur të Gjykatës. Të pandehurve u krijua mundësia që të ulin dënimin me ankimime të njëpasnjëshme, sipas proceduarave, dhe gjatë këtyre ankimimeve ku nga secili merrnin ulje dënimi, ata nuk u shqetësuan fare nga prokurorët që i hetuan, Olsian Çela dhe Ervin Kondili.

Akuzat publike e mediatike rreth kësaj dosje, ku u prangos dhe dënua nipi i diktatorit Hoxha, kanë folur për Olsi Ramën si të përfshirë në këtë aferë kriminale të trafikut. Asnjë anëtar i KLP nuk e pyeti kandidatin Çela, në seancën dëgjimore rreth kësaj ngjarjeje domethënëse për pavarësinë e Prokurorit dhe interesin e lartë publik.! Këto detaje kanë qenë të shpeshta në emërime a vlerësime të njerëzve të drejtësisë së re. Çuditërisht, njërëz që nuk duhet të ishin në pozicione drejtuese të drejtesisë, herë i kanë shpëtuar për shalësh Vettingut, si Irena me tre mbiemra, apo Ben Kraja etj dhe herë iu kanë shpëtuar këtyre të KLP, siç është edhe rasti në fjalë, ai i Olsian Çelës, sot Prokuror i Përgjithshëm i Republikës dhe Kondili prokuror i SPAK.

Mosmarrja në konsideratë dhe lënia në harresë, si pakujdesi, apo aftësi llogarie, eshtë një shkujdesje dashamirëse nga vetë sistemi i Drejtësisë së Re.

Në 2019 ndoshta askush nuk mendonte se dosja ‘Xibraka’ po i servirte Drejtësisë së Re edhe një prokuror fringo të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco