Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Qartësisht Sali Berisha sot është ndërgjegjja e demokracisë së rrezikuar europiane

Qartësisht Sali Berisha sot është ndërgjegjja e demokracisë së rrezikuar europiane

Nga Ndriçim Kulla - 24/03/2024

Diktatorët problemet më të mëdha i kanë me kundërshtarët politikë. Narcizmi i tyre nuk mund të duroj kurrë që të tjerët ose dikush t'i sfidojë me ide dhe veprimtari konkurruese, duke iu rrezikuar pushtetin. Vjen një moment që për ta ekzistenca e pushtetit bëhet qenia e tyre e vetme.

A nuk po ndodh kështu në Shqipëri sot me kreun e regjimit Edi Rama ?

Në të gjitha drejtimet e hakmarrjes dhe eliminimit të kundërshtarëve të tij politik, Edi Rama ka cilësi të të sjellurit ndaj kundërshtarëve të tij prej pothuaj gjithë autokratëve dhe diktatorëve të kohëve moderne që brezi ynë ka arritur t'i prekë ose të dëgjoj për mizoritë e tyre.

Nga Stalini ka marrë eliminimin e kundërshtarëve me të cilët mund të ketë bashkëpunuar në qeverisje dhe ku për një nuance të vetme mospërputhje ose dyshimi për regjimin e tij i ka eliminuar.

Kopja diktatoriale e Stalinit në Shqipëri ishte Enver Hoxha i cili i vrau, i burgosi ose i eliminoi kundërshtarët e tij duke punuar për dekada me shumicën e tyre.

Putini dhe Lukashenko kanë stilet e tyre alla diktatoriale, duke i vrojtuar për së largu kundërshtarët e tyre dhe duke i përndjekur me procese ligjore të sajuara me intriga dhe kleçka juridike .

Në Shqipëri Cezari i ngjitur në pushtet, e ka përmbysur plotësisht sistemin e brishtë demokratik të krijuar me shumë vështirësi dhe po e realizon sundimin e tij me institucionet e zëvendësuara personale. Ai ka rikthyer luftën e klasave të regjimit komunist dhe të gjithë elitën politike opozitare, me në krye drejtuesin e opozitës, e ka vënë nën një regjim përndjekjeje politike duke e futë nën akuzë për çdo dekadë që ka shërbyer në politikë.

Edi Rama në luftën e tij të ndyrë politike ndaj kundërshtarit, ka shkuar më larg sesa ka përmasën gjeografike, demografike dhe gjeopolitike Shqipëria, dhe është bërë shëmbëlltyra e të gjitha cilësive represive të diktatorëve bashkëkohës, duke e rikthyer drejtësinë dhe policinë në një nivel represioni me ata.

Më një fuqi lobuse e të njëmijë e një të zezave brenda saj, regjimi ia doli që ta bëj të mundur shënjestrimin e kreut të opozitës si non grata duke i hapur rrugë në të njëjtën kohë një kalvari politik grindjesh dhe sherrnajash brenda demokrateve, të cilat rezultuan në një ndarje të madhe dhe mjaft të komplikuar të drejtueseve të PD dhe për pasojë dhe dobësimit të rolit të saj politik për një kohë disa vjeçare.

Natyrisht, nuk kishte parë dhe nuk ishte imagjinuar më parë të ballafaqoheshim me një kulturë të tillë intrigash politike kur nga njëra anë Rama mallkonte shqiptarët e politikës që shanin anglisht kundërsharin dhe nga ana tjetër bënte të njëjtën gjë duke pickuar si gjarpri.

Dhe është i kuptueshëm edhe “shoku i tyre” në mbarëvajtjen e luftës politike për opozitën në raport me kohën, aq me shumë po të llogaritim edhe fatin tragjik të një vendi të vogël, që padrejtësi të tilla udhën për të gërryer e kanë lehtësisht më të shtruar.

Do ishte më mire dhe më drejt që në fillim përballja me cilindo qoftë edhe me Amerikën kur bënë padrejtësi të tilla .Nuk është mëkat të guxosh dhe të kapërcesh tabutë e aleatit të madh dhe të pa prekshëm për këdo që bën padrejtësi.

Përkundrazi në rast se do ishte mbajtur në kohën e duhur një qëndrim ballafaques mbi “non gratën” e Berishës përpara se disa nga deputetët e PD të futeshin në lojrat e pista të Yuri Kim and company si Lulzim Basha me të tjerë, në rast se do të ishte menduar që në fillim politikisht nga çdo deputet , do kishim një përshpejtim të imponuar të zbardhjes së shumë enigmave në lidhje me këtë veprimtari të errët ndaj opozitës dhe do kishim me pak arrogancë, si nga pushteti, ashtu edhe nga segmente të caktuara të diplomacisë amerikane, që e dizenjuan dhe e favorizuan padrejtësisht këtë proces kundra shqiptarëve.

 Koha e vendimit brutal për izolimin e Berishës nga jeta politike dhe tërë procesi flet vetëm politikisht. Ndjekja penale e Berishës sot , pa akuzë ligjore dhe vetë procesi izolimit janë e njëjta gjë me shënjestrimin politik të z.Blinken, ku duket se janë krijuar nga e njëjta dorë dhe po ashtu kanë si qëllim ta pengojnë atë të kryej veprimtarinë politike si drejtues i opozitës.

 Ka ardhur koha që mbrojtja e liderit te opozitës Sali Berisha të jetë tashmë një fokus i përqendruar nga tërë fuqia e opozitës si nga grupi parlamentar i PD ashtu dhe nga çdo fuqi opozitarizmi në qendër dhe në bazë.Jemi të gjithë dëshmitarë se regjimi goditjen e parë kundër opozitës e nisi pikërisht duke kalibruar Sali Berishen si shënjestër për ta netralizur kapitalin e tij politik ,duke e shpallur “person non grata” nga sekretari shtetit Bliken.

A ka shanse të dënohet një amerikan në këtë mënyrë, pa gjyq dhe pa fakte, siç u dënua Berisha me “non gratën” e tij nga Antoni Blinken, të cilën e konstaton qartë dhe profesionalisht Këshilli Ambasadorëve Amerikan, kur e cilëson si padrejtësi, madje edhe në shkelje të plotë të ligjit amerikan?

A ka shanse të dënohet një qytetarë europian siç është izoluar Berisha padrejtësisht në shtëpi nga organet e diktaturës së re?

As që mund t'i shkoj ndërmend ndokujt në Europë për një qytetar në radhët e saj pa lere më për nje lider opozite.Me siguri që do kishim një doktrinë reflektimi nga shoqëria dhe institucionet demokratike.

Prandaj përndjekja politike e Berishës duhet të bëhet çështje e veçant e PD-ës me një fokus më të përqendruar.

Nuk bëhet fjalë për të ushtruar presion mbi të ashtuquajturën drejtësi të re për të bërë hetime të mëtejshme. Jo. Por për të ushtruar presion mbi drejtësinë e politizuar të ndaloj procesin antiligjor dhe sektar mbi Sali Berishën dhe këdo tjetër.

Për fat të keq, lobimet,paraja, axhendat personale po zëvendësojnë vlerat perëndimore dhe kulturën e demokracisë.

Sali Berisha sot është në ngjashmëri të plotë me atë që i bëri Putini Alexei Navalnit. Ai sot është shembull i ndërgjegjes së demokracisë së rrezikuar në mes të Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco