Refleksion i shkurtër mbi vizitën e zyrtarit amerikan në Tiranë!

Refleksion i shkurtër mbi vizitën e zyrtarit amerikan në Tiranë!

Nga Milaim Nela - 15/02/2024

Nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë që do të shihja një kryeministër të Shqipërisë në krah të Sekretarit të Shtetit të bënte bënte avokatinë e Serbisë në mes të Tiranës!

Isha mësuar që tek zyrtarët e lartë Amerikanë të lobohej në mbrojtje të Kosovës dhe njohjes së saj e jo të shihja lobim për interesin serb në vend që të mbrohej interesi kombëtar shqiptar!

Edi Rama vërtetoi edhe njëherë që Serbia nuk ka patur kurrë në historinë e saj avokat më të mirë në Tiranë në mbrojtje të interesave të saj se sa Edi Ramën.

Ishte e rëndë, e pështirë si shqiptar të shihje një kryeministër të Shqipërisë as më pak e as më shumë por të fajësonte Kosovën në të ashtquajturin dialog shqiptaro-serb!

Asnjë fjalë kundër përpjekjeve të ndyra të Serbisë për shkallmimin e shtetit të Kosovës!

Edi Rama indirekt i tha Blinkenit dhe opinionit botëror se në konfliktin shqiptaro-serb fajtore është Kosova ashtu siç përgjegjësia për mos zgjidhjen e konfliktit është mbi Kosovën!

Edi Rama përdori një shprehje diplomatike sikur SHBA nuk e ka njohur akoma Kosovën kur tha që...ata po përpiqen dhe punojnë fort për njohjen ndërkombëtare të Kosovës!

Nuk do ta kisha imagjinuar që një gazetare e një televisioni shqiptar (Klanit të qelbur) të bëhej një pyetje si ajo e "shqetësimit" të moskrijimit të Asociacionit!

E rëndë, e rëndë... tepër e rëndë!

E që patronazhimi mediatik shqiptar merr para nga mafia vendase dihej por që një media shqiptare të sillet si media e Vuçiçit në mes të Tiranës shkon përtej të neveritshmes!

Pashë një kryeministër shqiptar haluçinant që sillej si lider global duke dhënë opinione për Ukrainën dhe Palestinën sikur jo të ishte lider i një republike bananesh por si një superfuqie e pak më shumë se aq!

Në një rast ai ju përgjigj një pyetjeje që ju drejtua sekretarit tē shtetit e harroi që është kryeministri një shteti pak më shumë se 1 milion banore dhe po kaq i ka përzënë nga vendi i tij!

Në aspektin e brendshëm Rama e përdori keqas Sekretarin e Shtetit për të justifikuar banden e "Drejtësisë së re" kundèr opozitës shqiptare në maskën e luftës ndaj pandëshkueshmërisë!

Ai shkoi deri në paranojën e Neronit kur tha që Shqipëria nuk ka patur kurrë drejtësi në historinë e saj e gjithçka fillon me pushtetin e tij!

Për Z. Blinken ndjeva realisht keqardhje të përdorej kaq keq nga një autokrat i madh në trup por tepër i vogël në burrështetësi!

Ai përdori një fjali të James Baker kur në vitin 1991 në Sheshin Skënderbej ju tha shqiptarëve: 'Amerika është me ju e ju jeni me Amerikën!

Ishte e rëndë të shihje njeriun më të fuqishëm të politikës së jashtme amerikane të takohet dhe pozojë në krah të njeriut që me shumë gjasa ka korruptuar një nga njerëzit më të fuqishëm të shërbimeve të sigurisë Amerikane dhe nuk është çudi shumë shpejt të jetë i pandehur!

Z. Blinken!

Pas 33 vitesh shqiptarët janë zemërthyer dhe pse jo të zemëruar me Amerikën e madhe sepse ajo nuk është më me shqiptarët por po përkrah hapur një sekt parapolitik që po zhbën Shqipërinë dhe përze shqiptarët nga vendi!

E rëndë që këtë të mos e shoh shefi i diplomacisë së shtetit më të fuqishëm të botës!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco