Kjo luftë nuk është e Berishës, por një ideal, një kauzë, një dritë në fund të errësirës

Kjo luftë nuk është e Berishës, por një ideal, një kauzë, një dritë në fund të errësirës

Nga Ndriçim Kulla - 24/01/2024

Shumë herë e kemi dëgjuar gjatë kohëve të fundit shprehjen " para ligjit të gjithë janë njëlloj" ose " të gjithë duhet të përgjigjen para ligjit". Ishte kryefjala e të gjitha borive shurdhamane të mediave të pushtetit ose të zërave të ngazëllyer për hakmarrje të bijve të etërve që demokracia i rrëzoi.

Ditët e fundit i vunë kapakun gjithçkaje dhe u dha përgjigjen që meritonin të gjithë avokatëve të njëanshëm të pushtetit dhe SPAK.

Sali Berisha si një njeri i demokracisë dhe i ligjit shkoi dhe u paraqit përpara akuzuesve të tij të urdhëruar jo nga e vërteta, as nga drejtësia apo provat e faktet, por nga halli i politikës së  regjimit, që do të shpëtojë lëkurën e vet nga ky gjyq i montuar.

Me respekt për ligjin dhe publikun shqiptar, por njëherësh edhe me misionin e çjerrjes së faqes së zezë të një burgosje pa akuzë, pa gram të vërtete, që i kanë lënë pa të drejtë mbi shpinë, ai e "mbarti kryqin e tij" me të gjithë forcën, dinjitetin dhe fuqinë e misionit që i ka caktuar vetes: të demaskojë deri në faktin e fundit të gjithë projektin politik të inskenuar për të, me qëllimin final përuljen dhe shpërbërjen e opozitës.

Sjellja e tij përpara trupës së çoroditur dhe paragjykuese të drejtësisë së re, argumentet e tij çarmatosëse për pabarazinë e treguar në gjykim për përfshirjen e disafishtë me firma të Ramës në lojën e sajuar për dosjen e kompleksit " Partizani", hoqën një dozë të madhe të propagsndës së gojës së fëlliqur të mediave të pushtetit. Tanimë Berisha vendosi ta mbrojë kauzën e vet madhore pikërisht në zemër të saj, brenda ligjeve dhe sistemit, pikërisht për të treguar hapur para syve të gjithë pubikut paçavuren e pabazë të akuzës kundër tij.

Tanimë do të shohim përherë skena të tilla ku drejtësia e re ngelet memece, pa zë e pa gojë, përpara pyetjeve të tij përvëluese, pa ditur ta mbrojë veten, pikërisht pse e ka pa një akuzë, të pa  bazuar në prova e fakte, por në urdhërime politike.

Nga sot të gjithë e kuptuan se ai nuk po lufton për hallin e tij, pasi atë e bëri e do ta bëjë shumë mirë përpara të gjithëve, me argumente dhe prova bindëse e logjike, po përkundrazi, ai po lufton të mbrojë kauzën e drejtësisë së ndershme dhe profesionale, që ajo të mos jetë kurrë e njëanshme, kurrë politike, kurrë hakmarrëse. Nëse do të ishte dikush në këtë aferë që ka lënë gjurmë ndikimi me firma të paligjshme ai është Edi Rama.

Ndaj nga sot lufta nuk është e Berishës, ai shkoi dhe i doli perballë, në betejën e tij drejtësisë, si çdo njeri i ligjit. Nga sot beteja është e çdo shqiptari që kërkon që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Le ta thërrasë nesër SPAK Edi Ramën, që të përgjigjet për këtë dosje, dhe për të gjithë parregullësitë dhe intrigat e tij në dëm të demokracisë shqiptare. Le të sfidoj, të guxojë, të mbrohet dhe të japë prova e fakte kundër, siç bëri Berisha edhe ai. Por jo, SPAK-u i sotëm i ngelur pa zë e gojë-kycur, është ikona e pashëmbullt, e zezë dhe e trishtë e drejtësisë së re dhe e së ardhmes së saj.

Prandaj nga sot e tutje lufta nuk është e Berishës, pasi ai nuk po mbron vetveten, por një ideal, një kauzë, një dritë në fund rë erësirës. Vetem fuqia e së vërtetës dhe morali politik dhe shoqëror, të jep atë lloj dinjiteti dhe force që tregoi dje Berisha para SPAK.

Është kjo forcë e ky dinjitet që na jep shpresë dhe frymë të gjithëve për të luftuar dhe ne për idealet dhe kauzat e vërteta, reale, ato të drejtësisë së re e të barabartë dhe demokracisë  funksionale.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco