Të mbrosh shtetin është imagjinatë, të shkatërrosh Shqipërinë është vizion

Të mbrosh shtetin është imagjinatë, të shkatërrosh Shqipërinë është vizion

Nga Agim Nesho - 18/01/2024

Koment për statusin e kryeministrit

Njeriu, që ka kapur Shqipërinë dhe sillet si pronar i saj, pati mirësinë të harxhonte pak kohë në komunikim publik për të treguar se si duhet të funksionojë Presidenti apo institucionet e mjera dhe të lodhura të shtetit Shqiptar, që si qëllim duhet të kenë mos pengimin e vizionit të liderit global dhe realizimin e projektit për Shqipërinë e vitit 2030. Kushtetuta, ligjet, shteti i së drejtës kanë vlerë sa vizatimet e shpërndara në zyrën e tij apo pjatat e veshura me fytyrën e tij për udhëheqësit europianë.

I bindur në vizionin dhe imagjinatën e tij, veprimet e Presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës dhe Shtetit i duken si revolucione imagjinare sepse ai ndjehet i fortë, i rrethuar nga muskujt e miellit, mirëqenia dhe kukullat që e rrethojnë.

Albanistani sot, me vizionin e të madhërishmit, nga një vend 3 milion banorë është kthyer në 1.5 milion, me një varfëri ekstreme dhe pensionistë që nuk blejnë dot as ilaçet e tyre. Por imagjinata e tij e shikon Albanistanin si një bace me lule, një parajsë ku miqtë e kryeministrit, si pronarë të tokave e resorteve, kujdesen që të zbatojnë planet me përpikmëri. Kur ata nuk përballojnë projektet e mëdha dhe nuk dinë të fshehin mirë kompanitë guacka, i madhërishmi kërkon ndihmë në Arabinë e ëndrrave për ta bërë edhe Durrësin ‘siç duam parajsat arabe’. (Ta bëjmë Shqipërinë si Europa tashmë është një parullë pa imagjinatë!)

Drama që përjeton Shqipëria sot është dalldisja në imagjinatën e të madhërishmit, që Shqipërinë e shikon si mjet për të realizuar pushtetin e tij të pakufizuar.

Prandaj, përpjekjet e atdhetarëve për të mbrojtur Shqipërinë, demokracinë dhe shtetin i shikon si ‘revolucion imagjinarë’. Prandaj ai urren opozitën, godet liderat e saj dhe promovon shtëpinë e kukullave.

Të mbrosh shtetin është imagjinatë, të shkatërrosh Shqipërinë është vizion.

O popull gëzohu që jeton në Albanistan!

Berisha: Nëse me akuzën në dosjen Partizani, vendosën Berishën në arrest shtëpie, ju garantoj se kjo betejë do na çojë drejt fitores

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco