Procedimi i Berishës e kthen Shqipërinë në vitet e errëta '44-'48

Procedimi i Berishës e kthen Shqipërinë në vitet e errëta '44-'48

Nga Alfred Lela - 22/10/2023

Procedimi i Sali Berishës, ish-President, ish-Kryeministër dhe, për më shumë, shef i opozitës, e kthen Shqipërinë në vitet e errëta '44-'48, kur kundërshtarët politikë dënoheshin e më pas i jepeshin gjyqit të ‘pushtetit popullor’.

Shkelja e Kushtetutës dhe akuza qesharake për Berishën, duke mos respektuar as të njëjtën procedurë të ndjekur për deputetët çapaçulë të Ramës, e hedh në erë përpjekjen për ta bërë aksionin të duket si rivendosje drejtësie.

Eshtë një akt hakmarrjeje politike, një kaps juridik, një non sens shoqëror.

Ka vetëm një mësim prej gjithë kësaj: targetuesit duhen targetuar.

Përndryshe do të vijnë për secilin e për të gjithë.

Përndryshe do të jetë shumë vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco