Asnjë ndryshim në qasjen euro-atlantike ndaj Kosovës!

Asnjë ndryshim në qasjen euro-atlantike ndaj Kosovës!

Nga Milaim Nela - 21/10/2023

Retorika e 5-sesh ambasadoriale në Prishtinë e Beograd duket sikur nuk ka asnjë lidhje me rezolutën e Parlamentit Europian të miratuar para disa ditësh!

Duket se përfaqësojnë dy botë krejt të ndryshme.

Për Lajçak e kompani 24 Shtatori nuk ka ndryshuar asgjë në qasjen e tyre ndaj dialogut Kosovë-Serbi e ata vazhdojnë ti mëshojnë Asociacionit, depërshkallëzimit të situatës në Veri të Kosovës duke mos përcaktuar aspak shkaqet e tensionimit të situatës atje. Përkundrazi në lojën e fjalëve lihet të kuptohet që në rastin më të mirë të dyja palët janë njëlloj përgjegjëse.

Është bërë një kujdes i madh që Vuçiçi të mos bëhet aspak përgjegjës për këtë agresion ndaj Kosovës.

Në referencat për 24 Shtatorin lihet të kuptohet që qeveria serbe nuk ka lidhje me këtë agresion e shkohet deri atje sa ti kërkohet bashkëpunim autoriteteve serbe për gjoja dënimin e përgjegjësve të kësaj ngjarjeje.

Europa duket që nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga ngjarjet e Zveçanit më 24 Shtator dhe i mëshon të njëjtës strategji politiko-diplomatike që synon realizimin e objektivave të "Botës Serbe"!

Kjo shpjegon deklaratat skandaloze të ditëve të fundit të Makronit dhe Edi Ramës në Tiranë.

Po ashtu deklaratat e Baton Haxhiut në rrjetin e televizioneve shqiptare të Shqipërisë e Kosovës janë shumë domethënëse!

Të mos harrojmë se Haxhiu duke qenë ndërmjetësi mes Vuçiçit dhe Rames dhe lajmësi i Vuçiçit e mbase edhe disa politikanëve në Kosovës është i pari që na bën me dije hapat e reja dhe çka do Serbia në Kosovë!

Po ashtu jo vetëm që nuk ndodhi nxjerrja jashtë ligjit e organizatës kriminale siç është Lista Serbe por kjo e fundit duke e ndjerë këtë rrezik beri një hap përpara duke paralajmëruar pjesëmarrjen ne zgjedhjet ne 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës kurdo që ato të ndodhin.

Lista serbe është një bande kriminale që mban në terror serbët e veriut dhe nuk ka aspak qëllim interesat e serbeve në Kosove por të gjitha direktivat i merr nga Beogradi dhe Vuçiçi e synon në fund ndarjen e Kosovës dhe destabilizimin e plotë të pjesës tjetër.

Mos deklarimin e Albin Kurtit pas takimit me pesëshen ambasadoriale nuk e shoh si lajm të mirë.

Ai duhet të dilte para publikut dhe ta sqaronte në vija të përgjithshme çfarë është kërkuar nga dërgata e cili është qëndrimi i tij.

Është tepër e rëndësishme që publiku kosovar ta dijë se çfarë po ndodh!

Mendoj se elita politike Kosovare në pushtet dhe opozitë kanë humbur një rast që nuk ju vjen më që të unifikonin qëndrimet pas agresionit serb te 24 Shtatorit e të dilnin me një platformë unike të përbashkët rreth qëndrimit ndaj asociacionit dhe dialogut shqiptaro-serb ku të theksohej se Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset e saj të dhimbshme me planin Ahtisari e përtej këtij plani nuk mund të dilet më asnjë milimetër.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco