Gara në SPAK, kujdes telefonat B.Q

Gara në SPAK, kujdes telefonat B.Q

Nga Basir Çollaku - 17/10/2023

Prokuroria e Posaçme pret të zyrtarizojë edhe tre emra të tjerë në përbërjen e saj, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka njoftuar me 29 shtator 2023, hapjen e aplikimeve. Dendësia e shenjave të ndikimit politik në dërgesat e reja nuk shmangen, por janë shtuar. Kushtet  janë, verifikim pasurisë e figurës, përvojë 10 vjeçare, jo masa disiplinore, lejim të kontrollit pasuror dhe telefonik të kandidatëve dhe familjarëve të tyre. Afatet janë mbyllur me tetë kandidatura. Konkretisht : 

Albert Kuliçi ish prokuror në Vlorë, në duart e të cilit kanë kaluar dosje të ndjeshme të personazheve të rëndësishëm. Një atentat mjetit të tij në 2019 u cilësua për shkak të detyrës.  Olsi Dado i transferuar në SPAK në mars 2023 me vendim unanim të KLP, duke qenë një preferencë për të qëndruar aty nga mbështetësit e fortë brenda qeverisë së drejtësisë. Kreshnik Ajazi, kandidoi vitin e shkuar për drejtues të prokurorisë së Tiranës por tashmë shamata mediatike e sponsorizuar nga Ministria e Brendshme, duke cenuar siguri procesi dhe njerezore e kanë kthyer drejt shpërblimit. Duke dashur ta bëjnë fitues si paraardhësi Shehu në Elbasan. Sonila Muhametaj, e cila ka paditur garë të mëparshme Këshillin për proces të parregullt konkurrimi, duke fituar në Gjykatë por Këshilli njeh Gjykatat e vendeve të tjera mbase. Për KLP është një rikthim telashesh të vjetra. Pali Deçolli, Bledar Maksuti shkarkuar nga KPK por rikthyer nga KPA në detyrë, duke konstatuar gjetjet e shkallës së parë rreth pasurisë së babait si të pasakta. Anita Jella me rivlerësim të luhatur ku Shkalla e Parë kishte dyshime për pasurinë e profesionalizmin, në krye të prokurorisë së Durrësit me dosje të rënda, ku ONM kishte kërkuar Komisionerit Publik, ankim në shkallën e dytë, në të cilën Jella u konfirmua 4 me 1. Ndini Tavani shkarkuar nga rivlerësimi në shkallën e parë në tetor 2019 dhe rikthyer në detyre nga Kolegji Posaçëm Apelimit në nëntor 2021 për pasaktësi analize të fakteve.

Ka një përpjekje të nxituar të ministrit të brendshëm Taulant Ballës, për të ndikuar me krijimin e perceptimit publik, në përfshirjen e  preferencave nga Prokuroria e Elbasanit, drejtuesit të saj Kreshnik Ajazi, vëllain e deputetit socialist të Gramshit, Besjan Ajazi. Këtu ka një ngjashmëri të emërimit të prokurorit të mëparshëm të Elbasanit, Alfred Shehu, përfshirë në proces gjyqsor dhe hetimor, për ngjarje të vitit 2021 ku u vra Pjerin Xhuvani. Polica ka prodhuar mediatikisht prej afro një muaj agresivisht ngjarjen në Elbasan, të të penduarit Artan Tafani, rrëfyes për vrasjet e pretenduara të shumta të bandës së drejtuar nga Laert Haxhiu, arrestuar në Greqi nhë pritje të ekstradimit. Këtu me kontroll mediatik prokurori Ajazi mori dekorin publik duke ardhur dhe në Tiranë për të kuvenduar me policinë por edhe me SPAK se si të bënin më tej me këto zbulime të mëdha. Brenda tre ditëve u shpartallua mediatikisht dëshmia e Tafanit, me një ngjashmëri të frikshme me të Nuredin Dumanit, apo më tej të Luftar Reçit, dëshmitarëvë të penduar, duke qenë një burimsjellës pasojash në botën e krimit, të ligjit dhe jo vetëm.  Me dy të parat dyshime serioze flasin për vrasje të tjera pas publikimeve. Kanosjet emrave të ndryshëm kanë shoqëruar deri tani rrëfimin e Tafanit. Humbasin jetë njerëzish nga kjo përdorje. Nëse SPAK humbet kontrollin mbi ligjin nga këto ndikime të vazhdueshme, atëherë Kontrolli merr në dorë Prokurorinë dhe bën çfarë të dojë me të. Ka pamundësi kohore, fizike, procedurale, të saktësosh nëse një kërkues status të penduari, po thotë të vërtetën, po i shërben dikujt tjetër premtues privilegjesh, apo është duke u përdorur nga grupe pushteti dhe kriminale. Kjo dosje për momentin po përdoret si donator publik për kandidatin Ajazi. Dhe Balla me policinë drejtuar prej tij, është regjia e alibisë në këtë shërbim.

Njëlloj u dërgua me ngritje, në prokurorinë e Posaçme, me 13 dhjetor 2021 Alfred Shehu paraardhësi i Kreshnik Ajazit. Shehu ishte prokurori deklarues të pavërtetave publike në vendngjarjen e 21 prillit 2021 në Elbasan, ku Taulant Balla si drejtues qarku i Partisë Socialiste, e kishte në ekipin elektoral aktorë të kësaj përplasje të rëndë, njerëz të pandehur dhe në kërkim ende sot. Alfred Shehu prokuror në Elbasan, sot në SPAK, dhe Ard Veliu ish-drejtor i përgjithshëm Policisë së Shtetit dje, sot drejtues Mbikëqyrjes Policore, gënjyen për llogari të Partisë në pushtet, duke dëmtuar seriozisht hetimin, e më vonë kjo u kthye në shpërblim. Të dy, mohuan atë që në Gjykatë pohuan ndryshe, se në mjetin e të pandehurit Greca, kishte materiale zgjedhore, lista, karta e para, duke konsumuar elementë të veprës penale. Por shefi tyre politik dje, është ministër sot. Më pas Prokurori Shehu, kaloi me sukses rivlerësimin, ndonëse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, kishte raport negative për të. Po kur të do partia raportet fiken. Kështu Shehu garoi për në Prokurorinë e Posaçme, e bashkë me te konkuruan edhe prokurorët Elvin Gogaj dhe Sonila Muhametaj. U renditën fitues Shehu e Gogaj. Prokurorja Sonila Muhametaj në janar 2022, bëri padi në Gjykatë Administrative, për proces të parregullt, renditje të gabuar, duke kërkuar përsëritjen, dhe dorëheqjen e dy anëtarëve të Këshillit për konflikt interesi pasi ajo kishte hetuar ata dhe të afërmit e tyre. Kishte përpjekje edhe për të mënjanuar edhe Gokajn, sepse ai pas kallëzimeve të bëra, kishte marrë në hetim një nga Komisionerët Publik të vettingut, për falsifikim, abuzime e fshehje pasurie. KLP nxiton të mbrohet procedurialisht duke u ankuar në Gjykatën e Lartë për ta harruar çështjen në radhën e dekadave, ku deri tani janë së paku 40 mijë dosje në pritje, pasi Apeli i kishte dhënë të drejtë paditëses Muahmetaj. Por Këshilli nuk i bindet vendimit të formës së prerë  të gjykatës, si Këshill Partie, pasi gjykata cilësonte pavlefshmëri aktesh për dërgimin në ngritje në detyrë në prokurori të fituesve.

Rama nuk kërkon pavarësi të prokurorisë dhe njerëzit e tij po shtohen duke ia cenuar besueshmërinë institucionit ndjeshëm. Burime në sistemin e drejtësisë më thonë se pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që ligjërisht është konfirmuesi i fituesve,  do të jetë edhe Prokuroria e Posaçme me një komision të saj në përbërje të së cilës është edhe drejtuesi Dumani, ku do të japë vlerësime që mund të ndikojnë në renditje. Gjithnjë kjo është mirë dhe keq. Sepse kaosi ligjor nuk lë të veprojnë  përcaktimet e prera kushtetuese dhe vë në dyshim të mandatuarit ashtu si ka ndodhur dhe më parë. Por mirë, sepse ka një filtër të dytë, me mundësi qëndrimi më afër profesionit se partisë.  Madje tani kur në duart e tyre kanë ardhur një pafundësi materialesh nga partnerët edhe për kolegët e tyre në të gjitha nivelet e sistemit. Të dhënat e dekriptuara nga telefonat B.Q, kanë kompromentuar një numër të madh pushtetesh me emra konkretë. Ata mund të jenë në aksion për tu mbrojtur. Sepse së shpejti shumë prej pushtetarëve të të gjitha pushteteve do të jenë fashikuj dosjesh. Në këtë mënyrë SPAK duhet të ruhet nga vetë SPAK. Nëse shohim angazhimin politik, kupolën e re të drejtësisë, angazhimin e saj gri, renditja është e paragjykuar dhe sërish një padi në gjykatë mund të përsëritet. Por pa bërë profeci mendoj se me një paragjykim nga unë sot renditja mund të jetë e tillë, duke nisur me Kreshnik Ajazi, Olsi Dade, Sonila Muhametaj, Anita Jella, Albert Kuliçi, Bledar Maksuti, Ndini Tavani, Pal Deçolli..Treshja fituese duhet, pavarësisht renditjes…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco