Alo-të e Olsit, nuk u bënë pa telefonin e Edit

Alo-të e Olsit, nuk u bënë pa telefonin e Edit

Nga Basir Çollaku - 15/09/2023

A është Olsi Rama pjesë e biznesit disavjeçar të Amant Josifit në historinë miliarda dollarësh të mashtrimit financiar, biznes i paligjshëm, në përmasa më të mëdha se piramidat e vitit të mbrapshtë 97-ë? Vite më parë, konkretisht në vitin 2014, ata kanë pasur kompani të përbashkët “Pegasus Communication”, regjistruar si biznes në fillesat e historisë së call centerave. Më pas mbulesat e shkresave kanë sjellë trazira ndryshe, duke ndërruar emra aksionerësh. Policia, prokuroria, tatimet, shërbimet e inteligjencës, asnjëra nuk ka qenë shurdhuar e verbuar, por meqë një nga të mëdhenjtë është në tryezë, atëherë ata kanë zgjedhur lehtësisht zarfet e shpërblesave, në rastin më të mirë, ose kallëzimet e ndonjë guximtari nuk janë marrë parasysh deri sa mbërritën gjermanët, më pas spanjollët, eurojust etj. Paratë hynin kollaj cash në Shqipëri e këtu kanë pasur hisen e tyre fushatat elektorale, me adresë partinë qeverisëse, si garanci e lejimit të mashtrimit

Gjeorgjianë, ukrainas, izraelitë, e kishin kthyer Tiranën, Durrësin e disa qytete të tjera në një qendër telefonie nga buronin miliarda euro nëpërmjet mashtrimit. Viktimat janë me mijëra. Kjo nuk ishte histori anonime dhe agjencitë e qeverisë u bënë sikur u ra rrufeja, kur denoncimet e dosjet erdhën nga partnerët. Mediat e huaja katër vjet më parë, në një investigim të zgjeruar të një rrjeti profesionistësh, ku morën pjesë 23 gazetarë evropianë, e në Tiranë ishte kolegia Lindita Çela, zbërthyen skemën. Biznesi plaçkitës gjendej jo më larg se dhjetëra apo qindra metra larg zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Brendëshme, Prokurorive duke përfshirë edhe atë të Posaçme. Guximi kishte një burim. Aman Josifi, ish-këshilltari i ministres së Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka, dhe Olsi Rama vëllai i kryeministrit, ishin emrat më të lakuar e njëherësh më të pa hetuar. Në Shqipëri, hetimet u fikën njëlloj si lajmet. Zyrtarë të sistemit të drejtësisë e kthyen heshtjen në flori të kulluar. Gjermanë anglezë, spanjollë, italianë, e të tjera vende të BE vërshonin denoncimet, por alotë nuk u shuan për asnjë moment. Kur një ekip i Eurojust dhe spanjollët mbërritën në Tiranë, pas 13 rasteve të denoncuara nga Gjermania, grupet vendosën të bëjnë një kurban të pashmangshëm. Amant Josifi u shpall në kërkim, pasi i ishte thënë më herët të mbyllte paqësisht zyrat, pastronte provat, e të dukej nga Dubai. Ngjashëm me të kërkuar të tjerë të botës së trafieqve, krimeve, korrupsionit në Shqipëri, ku kapakun e vuri zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, tashmë në këkrim ndërkombëtar, njëherësh makthi i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, baronëve të inceneratorëve, të pandehur të munguar.

Njerëz të këtij biznesi kishin fitime marramendëse sepse ishte vjedhje shqeto e çdo fundvit festohej bashkë me bordin e të huajve e shqiptarëve në Tiranë. Kryeqyteti ynë u bë ndër më fitimprurësit në këtë parajsë të grabitjes bankare.

A ka video festimesh në Tiranë ku merr pjesë edhe Olsi Rama???

Ka nga ata që thonë se u ka rënë nëpër duar kanë qenë aty, kanë trokitur përshëndetjet e suksesit, por, hajde gjeje!! Kjo pyetje vjen edhe me përgjigje të zvarritjes së hetimeve, ikjes së Josifit, vazhdimit të lojtarëve të tjerë ende në aktivitet, duke vijuar me mburojë zarfesh si gjithmonë. Josifi mund të jetë kapur e çudia më e madhe zgjat pak. Sepse mbërrijnë të 40-tat e kësaj vakie shkërmoqet ekstradimi e gjendet ndonjë skandal tjetër për të ushqyer mediet, lehtësisht të kontrollueshme. Policia jonë gjen suksese në shkretëtirë por këtë rast i ikën zëri dhe thotë u kap për hesap të spanjollëve!! Po vendi ku është kryer vepra penale edhe qarkulluar paratë për tu pastruar, mos është pak edhe në Shqipëri?!! Opo mërziten ortakët??!

Paratë janë investuar një shumë e frikshme është formalizuar. Investimet në ndërtim, në katune turistike,në bregdet nga Velipoja në Sarandë, në koncensione, investime strategjike, në aksione në kompani të ndryshme, ku firma duhet të hidhej nga vëllai i madh, në këtë rast kryeministri. Kjo histori e cila bën me temperaturë SPAK nuk është fort rozë. Alotë e Olsit nuk janë bërë pa dijeninë pa telefonin e Edit, vëllait gjithë pushteteve në vendin tonë. Madje këtë nuk e dinë vetëm spanjollët, ku kryeministri i Spanjës refuzon të ishte në kryeqytetin shqiptar në një samit. Sepse qytetarët e vendit tij ishin kërdisur nga xhepat e mashtruar nga call centera nga Tirana, nga një superbiznes ku nëpër dosje përflitej familja qeveritare. Përgjigja është aty. Ndiq paranë. Ndiq Amantin, ndiq Olsin, ndiq Edin, ndiq shumë të tjerë ushtarë të tyre në Prokurori, Polici, Gjykata, Shërbime, biznese.. Gjithnjë SPAK..Tashmë dihet Rama dhe të tijtë, nuk bëjnë Alo falas.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco