Nongratllëqet pisllëqe politike, Berisha është sanksionuar pa prova

Nongratllëqet pisllëqe politike, Berisha është sanksionuar pa prova

Nga Ylli Manjani - 18/07/2023

Pra në esencë del se:

1. Qeveria Britanike, pranon që nongrata e Berishës është e pambështetur në fakte dhe se ajo duhet të hiqet nga ajo vetë, ose në mos do ta heqë gjykata.

2. Ambasadori i Britanisë pranon se nëse Berishës i hiqet sanksionimi i padrejtë ai fiton zgjedhjet. Pra Ambasadori zyrtarisht pranon që sanksioni i është i padrejtë dhe njëkohësisht pranon se është mbështetës i grupit që qeveris këtu.

Të fala Konventës së Vienës!

3. Pranimi që Britanikët i bëjnë faktit se Berisha është sanksionuar pa prova, nxjerr zbuluar edhe vendimin e DASH të shtetit. Një provë më shumë që edhe DASH nuk provon dot asgjë nga "korrupsioni masiv" i Berishës.

4. Nongrata e Berishës, tashmë qartësisht e pamotivuar me prova e fakte, është qartësisht vendim politik që shkon në favor të Edi Ramës që tashmë sundon i qetë.

He ua lumsha, o Ambasadorë!

Alastar King Smith është seriozisht për t'u falënderuar për argumentet dhe qëndrimin e tij të sinqertë zyrtar në favor të qeverisë dhe në shkatërrim të opozitës. Pak zyrtarë të rangut të tij e kanë këtë sinqeritet.

Sinqeritet prej militanti, por sinqeritet ama.

Britania e Madhe është praktikisht pa një përfaqësues të besueshëm këtu. Atë që kanë, ua ka blerë Rilindja. Ndaj njohja e Shqipërisë nëpërmjet Ambasadës së saj është e deformuar rëndë dhe shumë rëndë.

Padyshim do ishte në nderin e tyre ta tërheqin këtë militant ambasador, i cili ua katandisi dinjitetin në fund të këmbëve.

Në kushte normale, Ministria e Jashtme duhet ta përzërë nga Shqipëria një diplomat të tillë. Por nuk jemi në këto kushte sepse bashkë me ambasadorin duhet përzënë edhe vetë qeveria.

***

E përsëris, nongratllëqet janë pisllëqe politike që vijnë nga lobbime korruptive të pushtetit absolut këtu.

Për të ardhur keq që imazhi i ShBA dhe UK ka rënë kaq poshtë. I kishim parë si të interesuar për demokraci, por sjellja e tyre kundër demokracisë sonë të brishtë është zhgënjim.

Ndërkohë ky është një mësim që duhet ta mësojmë mirë të gjithë ne.

Shqipërinë do ta bëjnë vetëm shqiptarët.

Askush tjetër, përveç shqiptarëve, nuk ka interes të zhvillohet Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco