Pasi ka ndarë 110 mln euro tendera me të, dënimi për koqet është amnisti

Pasi ka ndarë 110 mln euro tendera me të, dënimi për koqet është amnisti

Nga Basir Çollaku - 20/06/2023

Porti i Durrësit, ku qindra miliona euro janë blerë ajër dhe sheiku i vërtetetë është shqipfolës.

Legalizimi i kanabisit, ku kompanitë e prenotuara kanë përvojë të thelluar.

Mandati i Xhaçkës, investitore strategjike e përfshirje shumë të tjera të saj.

Shembja banesave 50-vjeçare

Skandali i bazave detare në Sarandë e Shëngjin ku kanë dorë Rama, Begaj, Xhaçka.

Ndërtimet në det në Vlorë.

Inceneratorët e pahetuar, episodet Veliaj, Agaçi, Ahmetaj, Sako, Subashi, Gjiknuri, Rama mbi gjysmë miliard euro.

Dosja McGonigal-Rama, e bashkuar në SHBA për korrupsion dhe spiunazh.

Përfshirja deshpëruese e dështuese e Ramës në Kosovë krah Beogradit.

Zgjedhjet e 14 majit të masakruara kanibalisht.

Rikthimi nga e para i “marrëzisë” së fundit, baste e kazino.

Balluku nuk hyn te shenjtoret, as Beqja te jofajtorët.

Arrestimi i Gjushit, Allës, Tushës, Kokës, Bllakos, sekretares së shëndetësisë, lirimi i Tahirit

Zonja ministre e Financave voton në qeveri grabitjen e pronës së familjes pa hapur gojë dhe bën padi sapo del nga dera.

Anijet e fikura në Vlorë me targa amerikane kafshojnë 90 mijë euro në ditë e prokuroria sheh qiellin!

Marrja e borxheve eurobond me interes me të lartë edhe për larje të borxheve me interes shumë më të ulët.

Kullat e reja 60 e kusur katëshe nëpër Tiranë, larje detyrimesh edhe elektorale brenda bordit biznes-mafia.

Tenderat e bëra në fushatë janë qindra milionë euro para të munguara të bashkive, por kanë bërë fitues biznese, blerësit e votave.

Masakra në drejtësi e kontrolluar në detaje nga qeveria.

Skavica, tenderi i ri ende i pashpallur, por prodhues përplasjesh të sapofilluara që me gjasë mund të thellohen me hesape qelie dhe jo vetëm.

Shpartallimet në energji me vjedhje marramendëse blerjesh e shitjesh.

Po kokaina, heroina, pastrimi parave dhe asnjë trafikant i ndëshkuar, thonë partnerët nëpër raporte.

Eksodi biblik, pesë largime në orë duke e bërë vendin azil pleqsh.

Parti e partiçka opozitare, biznes qeveritar e pushtetar, me licenca nga Rama e Veliaj, mirëpaguar prej tyre.

Offshoret, bitcoin, call center, mashtrimet financiarë ku oborri i Ramës dominon.

Ky është safetllëku më i madh përdhunues, sepse pasi i ke dhënë 110 milionë euro tendera, ke ndarë pasuri me të, nuk mund ta dënosh për koqe, sepse është thjesht amnisti. Hallet janë më thellë.

Në Kuplara, siç Rama ka bërë çdo pushtet, siç politika, mediet, e shoqëria është bërë, mos kërkoni për të virgjër...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco