A do ta vijojnë Basha dhe Rama misionin për shkatërrimin e opozitës

A do ta vijojnë Basha dhe Rama misionin për shkatërrimin e opozitës

Nga Avni Nezaj - 25/05/2023

Përgjigja e prerë dhe e shkurtër e kësaj pyetje është PO.

Lulzim Basha asnjëherë nuk ka mundur të dalë jashtë kontureve që i janë caktuar. Asnjëherë nuk ka mundur të dalë jashtë misionit të ngarkuar dhe që e ka marrë përsipër nga Edi Rama. Mision që të mbajë opozitën gjithmonë në opozitë, dhe në momentet kur kjo opozitë bëhet e rrezikshme për pushtetin e Edi Ramës, të hyjë serish në mision për sabotimin, e të provojë deri shkatërrimin e saj.

Lajmi se po rikthehet Basha nuk përmban asnjë gjë të re. Ai aty ka qenë i dorëhequr, por i padeklaruar në gjykatë. I larguar, por në hije si patronazhist i Alibeajt me shoqni.

Kjo është panoramë e frikës së se re të Edi Ramës. Ato 40 për qind të votave që mori Sali Berisha pas një masakre zgjedhore me para e kërcënime, duket se i janë varur si qershia ne vesh kreut të qeverisë, e “gudulisin” dhe ka nxjerrë sërish në skenë “opozitarin ballor”.

Asnjë gjë e re nuk është tashmë në këtë projekt të zi për opozitën. E reja është se opozita është ringjallur e ringritur tashmë nga Sali Berisha. Në vetëm 1 vit lëvizje, mori 40 për qind përballë një bande qeverisëse që hodhi miliona euro për blerje e shantazh të qytetarëve. Duke mos harruar këtu patericat e qarta të ushtarëve të Lulzim Bashës, që asnjë lidhje nuk kanë me opozitën e aq më shumë me të djathtën në Shqipëri.

Pra, dalja nga prapaskena e Bashës është thjesht pjesë e skenarit. Zgjedhjet politike nuk janë larg. Dhe vulgu i analistëve që i janë turrur Berishës e tregon edhe më shumë frikën e vërtetë të Edi Ramës. Rikthimi i Bashës te vula është thjesht një suvatim i kësaj frike.

Pra, misioni vazhdon. Por demokratët dhe opozita ka bërë krejt zgjedhje tjetër. Shpopullimi i këtij vendi duhet ndalur. Përballja me regjimin nuk behet me pazare të modelit Basha – Alibeaj, por me program të qartë dhe me reagim qytetar. Që nuk duhet të vonojë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco