A ka nisur Rama operacionin e ‘blerjes’ së heshtjes së mediave ndërkombëtare për aferën McGonigall?

A ka nisur Rama operacionin e ‘blerjes’ së heshtjes së mediave ndërkombëtare për aferën McGonigall?

Nga Hysni Gurra - 21/05/2023

Kryeministri i Shqipërisë, përveç blerjes së medias vendase, është i njohur për operacione korruptimi të mediave ndërkombëtare.

Është e ditur se artikujt për turizmin në mediat prestigjoze ndërkombëtare janë të porositura nga vendet që duan të promovojnë turizmin. Këtë gjë e bëjnë vende që kanë turizëm elitar si Greqia, Turqia, Spanja etj, mendojeni vetë Shqipëria.

Sot kryeministri Rama në një postim në Facebook të cilin e shoqëron me një artikull për turizmin në Shqipëri, e quan WP, me të drejtë, ‘KOLOSI MEDIATIK’.

Dhe të drejtë ka sepse WP është e tillë.

Para disa muajsh Washington Post ka bërë një shkrim të gjatë me një grup autorësh, ku kryesorët janë gazetarët Shane Harris, Rosalind S. Helderman dhe Catherine Belton. Artikulli zbërthen deri në detaje të aferën McGonigal - Rama.

Asokohe Rama u shqetësua për këtë artikull dhe u mundua ta realtivizojë ‘KOLOSIN MEDIATIK’.

Po çfarë thotshte WP në artikullin për aferën McGonigall?

‘Angazhimi i McGonigal në Shqipëri mendohet se filloi kur ai punonte ende për FBI-në, çka përbën shqetësim për ish-kolegët e tij. Prokurorët pretendojnë se deri në gusht 2017, McGonigal ishte lidhur me një person nga Nju Xhersi, i cili kishte lindur në Shqipëri dhe disa dekada më parë kishte punuar për inteligjencën shqiptare.

Aktakuza nuk e përmend emrin e këtij personi, por përshkrimi përputhet me Agron Nezën, për të cilin të dhënat e kompanive shqiptare tregojnë se hyri në biznes me McGonigal në vitin 2019, pasi McGonigal u largua nga FBI.

McGonigal, i cili ishte duke punuar për FBI-në në atë kohë, i dhuroi kryeministrit simbole të FBI-së dhe e paralajmëroi atë kundër dhënies së licencave fitimprurëse për kompanitë e naftës.

Ndërsa McGonigal dukej se po vepronte si oficer kundërzbulimi kundër ndikimit rus, prokurorët pretendojnë se në fakt, Neza dhe një tjetër shqiptar që punonte me McGonigal, i identifikuar nga prokurorët si një këshilltar informal i Ramës, kishin interesa financiare në fushat e naftës,’ theksonte gazeta e madhe amerikane në artikull.

Madje ajo vijonte me tej me një përshkrim specifik për Ramën: ‘Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar. McGonigal ishte i zhytur deri në fyt në marrëveshje sekrete me kryeministrin e Shqipërisë’.- shkruante KOLOSI MEDIATIK.

Atëherë Washington Post gënjente, sipas Ramës, sot ajo papritur na kthehet në ‘KOLOS’.

Çfarë ka ndodhur?

Është e thjeshtë, pasi grabiti zgjedhjet në Shqipëri, Rama e kujton veten në pozita të forta për t’u thënë amerikanëve se mua më duan 80% e shqiptarëve, dhe ka nisur operacionin për të bëlerë median e huaj me artikuj për turizmin. E ka specialitet këtë. Do vijojë të investohet fuqishëm për të blerë sa më shumë heshtje për mega aferën McGonigall, për të cilën e shumë mirë që duhet investim KOLOSAL për të shpëtuar. Paratë që përdor për të blerë artikujt dihet që janë paratë e taksave të shqiptarëve, në rastin më të mirë.

Pyetja e fundit që lind është: A e vrasin ndonjëherë mendjen shqiptarët se sa mund t’u kushtojë kjo aferë e kryeministrit të tyre?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco