Modeli i qeverisjes së Ron DeSantis në Florida mund të shpëtojë edhe Evropën

Modeli i qeverisjes së Ron DeSantis në Florida mund të shpëtojë edhe Evropën

Nga Nikola Kedhi - 16/03/2023

Shkrim i shkruar për Fox News

Guvernatori i Floridës, dhe kandidat i mundshëm për Presidencën e SHBA, Ron DeSantis, e ka dëshmuar veten si një lidertë guximshëm, të vetëdisiplinuar dhe të aftë. Reputacioni i tij ka arritur në brigjet evropiane dhe qeverisja e tij e suksesshme ka zgjuar interesin e shumë njerëzve. Udhëheqës të ndryshëm në kontinentin e vjetër tashmë po i drejtohen asaj që ai ka arritur në shtetin e Floridës si një model për Evropën.

Politikat ekonomike nga ana e ofertës kanë rezultuar edhe një herë të jenë një recetë suksesi në Florida, ashtu siç kishin qenë për të gjithë SHBA gjatë administratës së Presidentit Reagan. Uljet e taksave, derregullimi, buxhetet e balancuara, borxhi i ulët, stimujt për të investuar, punësuar dhe prodhuar kanë rezultuar në një normë papunësie prej 2.5 përqind, në dhjetor2022, më e ulëta që nga viti 2006, një rritje e fuqisë punëtore prej 3.5 përqind (më shumë se dyfishi i normës së rritjes kombëtare amerikane ) dhe një rritje në popullsinë e përgjithshme. Liria, prosperiteti dhe mundësitë e zgjeruara janë pasojat e natyrshme dhe të pritshme të politikave tradicionale konservatore që Presidenti Ronald Reagan ndërmori, duke ulur ndikimin e shtetit dhe fuqizuar individët dhe familjet, në mënyrë që ata të kenë mjetet e nevojshme për tëluftuar për ato në të cilën ata besojnë - zakonet, traditat dhe komunitetet e tyre.

Nga ana kulturore, ai nuk është shmangur nga lufta kundër rikthimit të një formë të re të armikut të vjetër të qytetërimeve – komunizmit. Ëokeizmi dhe kultura e anulimit janë dy nocione që nuk manifestohen në shoqëri si nevojë e shumicës, por si një imponim i pakicës për përfitime politike dhe financiare. Përballë këtij imponimi me forcë nga lart-poshtë, shumica e heshtur shpesh mbetet e vetme. Të paktë janë liderët që i bëjnë ballë asaj që në thelb është thjesht një çmenduri.

E majta, gjatë historisë së saj, është përpjekur në forma të ndryshme t'i ndajë njerëzit në grupe antagoniste me njëri-tjetrin dhe t'u imponojë atyre domosdoshmërinë për t'iu drejtuar shtetit apo burokracisë e teknokratëve për shpëtim. Duke e paraqitur makinën qeveritare si entitetin e vetëm të aftë për të mbajtur të bashkuar një shoqëri, e majta rrit fuqitë dhe ndikimin e saj jashtëzakonisht, duke kontrolluar efektivisht shumë aspekte të jetës së përditshme. E djathta nga ana tjetër lë urtësinë, dijen dhe eksperiencën e akumuluar ndër shekuj, traditën, familjen dhe komunitetin të ndihmojnë dhe udhëheqin individin, në vend të qeverisë.

Duke ekspozuar këtë modus operandi të së majtës, Guvernatori DeSantis ka treguar qartësi ideologjike, disiplinë dhe vullnet të jashtëzakonshëm politik. Historianët dhe vëzhguesit e paanshëm kanë vënë re të njëjtat tipare në luftën e Presidentit Reagan kundër komunizmit. Është pikërisht ky fuzionizëm midis politikave ekonomike të anës së ofertës dhe politikave normalee logjike nga ana e kulturës e shoqërisë, çelësi i suksesit të tij, dhe receta e suksesit të çdo qeverie të djathtë.

Në Europë mund të dallojmë dhe vlerësojmë më mirë modelin e Floridës, sepse modeli ekonomik i Bashkimit Europian vuan nga politikat e kundërta nga ato të aplikuara në shtetin e Floridës. Unë e kam theksuar në shumë raste se Evropa është kapur për fyti nga një shkallë jonormale burokracie, mbirregullimi, mbitaksimi dhe borxhi. Një krizë e udhëheqjes politike ka prodhuar një mangësi të ideve të guximshme, novatore, një mungesë vizioni dhe një zgjerim të madh të ndërhyrjes së qeverive në jetën e individëve e familjeve si dhe në ekonomi.

I gjithë modeli ekonomik i BE-së bazohet në energjinë e lirë të marrë nga Rusia dhe kostot e ulëta të inputeve të përdorura për të krijuar produkte me cilësi të lartë të eksportuara në botë. Ky model u ndihmua nga normat jashtëzakonisht dhe të panatyrshme të ulëta të interesit, të cilat ndikuan në rritjen e çekuilibrave strukturore dhe të borxhit, ndërkohë që barra tatimore mbetet tepër e lartë duke dëmtuar individin dhe familjetdhe ekonomia në tërësi është e centralizuar.

Evropianët janë bërë të varur nga qeveria dhe lehtësimi sasior, me liritë individuale në mëshirën e burokratëve, të cilët kanë të njëjtën prirje si homologët e tyre amerikanë për të zbatuar politikat e ëokeism-it, kulturën e anulimit dhe politikave të gjelbra për të cilat ekonomitë tona nuk janë gati.

Ndërhyrjet e qeverisë dhe Keynesianizminë ekonomi (shtesë e autorit: ashtu si në Shqipëri) prodhojnë vetëm stanjacion të vazhdueshëm dhe gërryerje të lirive individuale, siç po e shohim federalisht në Shtetet e Bashkuara me trilionë dollarë në paketa të miratuara nga Kongresi që nuk përkthehen në rritje ekonomike apo vende të reja pune. Sepse ndryshe nga çfarë politikanët thonë, nuk janë paketat e ndihmës dhe asistencializmi apo subvencionet ato që çojnë në begati, por vetëm politikat e anës së ofertës. E njëjta gjë u vërejt gjatë administratës së Obamës, e cila përfundoi me një normë rritjeje prej një për qind, ndërsa politikat e ofertës së administratës vijuese prodhuan ekonominë më të mirë në dekada, dhe mbi të gjitha duke konsideruar që ishte fundi i një periudhe ekspansioni.

Në Evropë, midis 2014 dhe 2019, Plani Juncker përfshinte 439 miliardë euro në projekte investimi. Fitimi nga ajo paketë e madhe e financuar nga borxhi ishte një rritje mesatare mediokre prej +0.9 përqind në PBB-në e bllokut dhe vetëm 1.1 milion vende pune shtesë. Aktualisht, BE-ja është e rrënuar nga pagat e që nuk pësojnë rritje, rritja e ngadaltë ekonomike dhe tregjet jo fleksibël të punës.

Modeli i Floridës i aplikuar në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara do t'i jepte superfuqisë së botës një stimulim shumë të nevojshëm ekonomik e kulturor dhe ndoshta mund të shërbente si një nxitje për vendet e Evropës që të ndryshojnë rrugën drejt shkatërrimit ekonomik dhe të sigurojnë së bashku që ekuilibri i  pushtetit të mbetet në Perëndim për dekadat e ardhshme.

Nikola Kedhi është ekspert ekonomik, konsulent financiar dhe kontribuues në media të ndryshme perëndimore si Fox News, Daily Signal, Newsweek,Newsmax, Il Giornale, El Español, Contrepoints, CapX, European Conservative dhe Mises Institute. Mendimet e shprehura janë vetëm të autorit.

Artikulli është botuar nga autori fillimisht në median amerikane Fox News dhe është përkthyer për Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco