Çuditet dynjaja, ç'ka bën Sorosi!

Çuditet dynjaja, ç'ka bën Sorosi!

Nga Enver Bytyçi - 04/03/2023

Përfaqësues të ambasadës amerikane ishin dje në seancën gjyqësore të Gjykatës së Apelit Tiranë, për të ndjekur seancën për marrjen e vendimit se cilës palë Iitakon vula dhe simbolet e Partisë Demokratike, palës së përfaqësuar nga Sali Berisha, apo palës së përfaqësuar nga Alibeaj. Nisur nga deklarimet dhe pozicionimet e ambasadores Kim, diplomatit Escobar e të tjerë autoriteteve diplomatike, ishte e qartë se prezenca e trupit diplomatik amerikan në një senacë gjyqësore që lidhet me një vendimmarrje për grupe Brenda-partiake ishte presion ndaj gjyqtarëve. Për pasojë vendimi u mor kundër shumicës dhe pro-pakicës brenda PD-së. Vendimi gjithashtu u mor në shkelje të ligjit dhe të provave që dëshmojnë se simbolet dhe vula e Partisë Demokratike janë vetë Sali Berisha dhe ndjekësit e tij në Partinë Demokratike.

Presioni i ambasadës amerikane dhe angazhimi i kryeministrit anti-amerikan të Shqipërisë ishin dy arsyet kryesore që trupi gjykues e ktheu çeshtjen për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë. Që do të thotë se Partia Demokratike e vërtetë nuk mund të hyjë në zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal me simbolet e saj. Për rpasojë nuk do të mund të ketë përfaqësuesit e vet në komisionet zonale dhe komisionin qendror. Të gjitha këto të drejta gjykata dhe ambasada amerikane, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ia dhanë pakicës së pakicës në Partinë Demokratike. Madje me lëvizjen shah-mat, sepse e çuan seancën vetëm 36 orë para se të përfundonte afati i regjistrimit për zgjedhjet e 14 majit. 

Ky vendim nuk është fundi i Partisë Demokratike, aq më pak fundi i botës. Por është një vendim i padrejtë, imponuar, i marrë në një ambasadë të huaj, qoftë kjo ambasadë edhe e një vendi mik të Shqipërisë, si SHBA-të! Ky është thelbi i diskutimit dhe kjo e dëmton marrëdhënien Shqipëri-SHBA. Imagjinoni mijëra e dhjetëra mijë njerëz, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike, që ndjekin zotin Berisha, të cilët ndjejnë një zhgënjim të madh nga ky lloj intervenimi amerikan në vendimmarrjen e padrejtë e të jashtëligjshme të gjykatave shqiptare! Çdo të thotë kjo? Një lloj ftohje në marrëdhëniet e momentit me shtetin aleat të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndodh kjo objektivisht, sepse preket sedra e këtyre njerëzve, preken edhe interesa të mëdha. Madje shkatërrohet shpresa e shqiptarëve se ky vend mund të bëhet ndonjëherë.

Megjithatë i lemë të gjitha këto tjerrime teorike me impakt praktik. Ajo që bënë përfaqësuesit e ambasadës amerikane dje, pra pjesmarrja e tyre në një seancë gjyqësore ku do merrej një vendim për çeshtje krejt të brendshme jo vetëm të një vendi sovran, por edhe të një subjekti politik sovran, është shkelje e kartës së OKB-së dhe të Konventës diplomatike të Vjenës. Neni 2 i Kartës së OKB-së së vitit 1945 ndalon kategorikisht çdo formë të ndërhyrjes së një shteti në punët e brendshme të një shteti tjetër. Dje ambasada amerikane ndërhyri jo vetëm në punët e brendshme të gjyqësorit dhe të shtetit shqiptar, por edhe në punët e brendshme të një subjekti poltik në Shqipëri. 

Më 18 prill 1961 është nënshkruar marrëveshja për të drejtat dhe detyrimet e trupit diplomatik të vendeve dërgues dhe vendeve pritëse. Sipas nenit 3 dhe nenit 41 të kësaj kovente, është e ndaluar që trupi diplomatik i një vendi dërgues të ndërhyjë në punët e brendshme të një vendi tjetër pritës. Në nenin 41 thuhet se “Të gjithë personat, të cilët kanë imunitet diplomatik janë të detyruar të respektojnë ligjet dhe dokumentet ligjore të shtetit pritës. Ata janë edhe më tej të detyruar të mos ndërhyjnë në punët e brendshme” të shtetit mikpritës. Kjo konventë është nënshkruar nga SHBA më 13 nëntor 1972 dhe është ratifikuar në Kongres më 13 dhjetor 1972. Ndërkaq është nënshkruar nga Shqipëria më 8 shkurt 1988 dhe është nënshkruar më 9 mars 1988. 

Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare këto veprime i konsiderojnë gjithashtu si intervension ndaj një vendi tjetër. Sipas tyre, vetëm në rastin e shkeljes së të drejtave të njeriut ndërhyrja ose intervenimi i shteteve të tjera konsiderohet si akt pozitiv. Në rastin konkret ndërhyrja e trupit diplomatik amerikan dhe ambasadores Kim bëhet në shkelje të të drejtave të njeriut, në intervenim për të mohuar vullnetin e demokratëve, madje me metoda kërcënimi për t’i detyruar ata që “të hanë bar’, nëse nuk respektojnë vullnetin amerikan. Shkurt, ndërhyrja diplomatike për çeshtje thjesht politike në një process gjyqësor nga ana e zonjës Kim dhe përfaqësuesve diplomatikë amerikanë është jo vetëm në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës diplomatike të Vjenës, por edhe në shkelje të së drejtës së shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet. 

Ndërkohë sekretari i Shtetit, James Baker, na thoshte ne shqiptarëve në qershorin e vitrit 1991 se “ju jeni të lirë t’i zgjidhni vetë udhëheqësit tuaj”! A ka ndryshuar sot pas 32 vitesh në invers politika amerikane në vlerat e saj? 

Çka bën Sorosi çuditet dynjaja!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco