Ti, e ban ndryshimin! Elbasani ka nevojë për ty!

Ti, e ban ndryshimin! Elbasani ka nevojë për ty!

Nga Luçiano Boçi - 04/03/2023

Kontratën e nisur me demokratët në 4 dhjetor pas procesit të Primareve dhe kontratën e përhershme që kam lidhur me qytetarët e Elbasanit, të cilët më kanë besuar dhe votuar vazhdimisht në çdo betejë elektorale, e kam të panegociueshme dhe të pazgjidhshme!

Përpjekja për ta zhbërë Partinë Demokratike, duke rrëmbyer dhunshëm të drejtën e saj për t’u regjistruar në zgjedhje, nuk do të pengojë kurrsesi betejën tonë të nisur për ndryshimin e Elbasanit!

Demokratët do dinë të jenë të bashkuar në një përballje që, përtej çdo problematike që ka brenda nesh, të ngrihen në lartësinë e përgjegjësisë politike dhe qytetare duke u përballur të gjithë bashkë me një pushtet të kalbur që ka 16 vjet që sundon Elbasanin!

Miqtë e mi, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë të qindra betejave në Partinë Demokratike unë ju bëj thirrje të vazhdojmë pa u ndaluar këtë rrugëtim që pa diskutim do të sjellë fitoren, për t'i rikthyer më në fund qytetarëve, bashkinë.

Unë u bëj thirrje të gjithë strukturave të Partisë Demokratike në Elbasan, të jenë tërësisht të angazhuara në misionin tonë për t’u përballur drejtpërdrejt me regjimin e drejtuar nga Edi Rama dhe ushtarët e tij lokalë!

Ajo që dje u mendua si goditje për eleminim, do të shndërrohet në ushtrimin më të fortë të demokracisë!

Ne kemi treguar se ia dalim! Të gjithë bashkë do t'ia dalim! Secili prej jush e ka në dorën e tij për të bërë ndryshimin!

Përtej fjalëve: Ti, e ban ndryshimin! Elbasani ka nevojë për ty!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco