Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Spitalet si në gjendje lufte, paratë e popullit shkojnë për aheng

Spitalet si në gjendje lufte, paratë e popullit shkojnë për aheng

Nga Klodian Tomorri - 23/02/2023

Para një muaji Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri një tender për të promovuar zonat e 100 fshatrave me evente kulturore, sportive, kulinarie.

Kompania fituese do vendosë bokse, fonira dhe televizorë nëpër aktivitetet ku këta të propagandojnë investimet që kanë bërë nëpër zonat e ndryshme.

Aktivitetet do jenë me saze dhe me të ngrënë. Do hanë këta mirë aty, mish, sallatë, gjizë. Do pinë dhe verë e raki. Populli do paguajë 1 miliardë e gjysmë lekë të vjetra.

Sot Ministria e Turizmit ka shpallur një tender tjetër për aktivitetin e Forumit Ndërkombëtar të Turizmit. Edhe ky do jetë si ai i Fondit të Zhvillimit. Do vihen bokse, fonira dhe video ku të reklamohet Shqipëria. Aktiviteti do jetë me të ngrenë e më të pirë. Do shqepen me qengja dhe pula. Populli do të paguajë 380 milionë lekë.

Në fund kemi dhe Bashkinë e Tiranës. Lali ka disa nga këta tenderat kështu. Diku 200 milionë, diku tjetër 800 milionë për kështu gjerash me fonira, video dhe bokse.

Këto tendera po bëhen një pompë shumë e madhe thithëse për lekët e buxhetit. Tani çfarë ka pas tyre? Këta kanë krijuar një grup kompanish, që merren me këto punët e ahengjeve dhe propagandës. Shikojini të gjitha kompanitë. Janë njerëzit e këtyre që i kanë. Dhe përmes këtyre tenderave çojnë lekët e buxhetit nëpër kompanitë e tyre.

Mjekët nëpër spitale i kanë lënë si në gjendje lufte. Kurse lekët i çojnë nëpër ahengje.

Si ai qe lan të ndenjurat me kos.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco