Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Opozita mundet me ide, jo me dhunë dhe me blerje!

Opozita mundet me ide, jo me dhunë dhe me blerje!

Nga Agim Nesho - 02/01/2023

Ka kohë që regjimi i korruptuar kërkon me çdo kusht të mbajë pushtetin. Kështu e filloi ngritjen duke bashkëpunuar me njerëz të krimit dhe kështu po e vazhdon duke u përpjekur me dhunë e presion të blejë votat që i duhen.

Ka një vit që pushteti po përpiqet me gjykata dhe intriga të mbajë të palegjitimuar PD-në e vërtetë duke bërë veprime monstruoze. Kjo është demokracia Shqiptare, një demokraci që po mbytet nga dita në ditë nga një pushtet që ka kapur shtetin dhe po e kthen vendin në një autokraci lindore. 

Një vend ku vjedhjet dhe abuzimet e tejskajshme janë të vazhdueshme dhe komuniteti ndërkombëtar mahnitet me vizatimet e kryeministrit, se sa me realitetin e trishtueshëm që ka mbërthyer vendin. 

Sulmet kundër liderëve të opozitës janë intensifikuar për tëtreguar që nuk e kanë të drejtën të kthehen në pushtet. Por Partiae Lirisë dhe PD kanë një vizion të qartë dhe një objektiv të qartë që është rikthimi i demokracisë në vend, pjesëmarrja e popullit në vendimmarrje dhe zhdukja e partitokracisë, ndërsa regjimi ka vetëm një objektiv: të qëndrojë sa më gjatë në pushtet për të mos dhënë llogari për abuzimet e tij. 

Lufta pa princip dhe monstruoze për Presidentin Meta dhe për Partinë e Lirisë është një luftë për jetë a vdekje për regjimin. Së pari, Partia e Lirisë është një parti që ka lindur nga rreziku që po i kanoset Shqipërisë dhe rikthimin në një diktaturë të re. Ajo është e hapur për çdo patriot që po shikon se si interesat kombëtare nëpërkëmben nga interesat e pushtetit të korruptuar; ajo është e hapur për çdo grua që po shikon se si po i largohen fëmijët nga Shqipëria; ajo është Partia e rinisë që do ta bëjë këtë vend. 

Së dyti, Presidenti Meta vjen nga një parti, të cilën e ka udhëhequr si kryeministër dhe shumë socialistë të ndershëm e shikojnë si shpresë. Historia e socialistëve në Itali dhe në Greqika treguar se si këto parti janë shkrirë nga korrupsioni dheabuzimet e mëdha. Kraksi iku nga Italia dhe u fsheh në Tunizi, ndërsa PASOK-u u shkri jo vetëm për deklaratat për krizën por edhe për skandalin e Xohaxopulos dhe paratë që iu gjetën në Zvicër.

Por ne si vend me mentalitet lindor anadollak i besojmënë heshtje liderit, dhe pse të ngopur me vuajtje, edhe kur ai po na con drejt humnerës. Lufta kundër Presidentit Meta është luftëekzistenciale se socialistët e zhgënjyer do të kenë një alternativë të besueshme. 

Prandaj regjimi ngriti skenarë të bazuar në falsifikime, skenarë për ta zhdukur Partinë e tij si parti parlamentare duke aktivizuar abuzuesit e inceneratorëve të blinin vota, të bënin presione me një administratë publike tërësisht të politizuar, duke iu bërë presion afaristëve që bashkëpunonin me të. 

Gjithë frika është ‘sindroma e PASOK-ut’ që Rama ndjen që do përsëritet. Por këtu do të ndodhë më keq. Një regjim i korruptuar që do të shembet duke tërhequr zvarrë të gjithë ata që i kanë shërbyer, naivët që pushtetin e shikojnë si ndeshje, të sklerotizuarit të cilët ende nuk e kanë kuptuar që kjo parti që votojnë nuk ka të bëjë fare me atë parti që mendojnë, dhe do të votojnë për të edhe nëse Neroni do të ngjallej dhe të ishte në krye. 

Opozita sot ka avantazh që ka idetë dhe vizionin e qartë përballë një regjimi me korrupsion skizofrenik, që nuk ngopet me paratë e popullit të tij. Ajo nuk mund të luftohet me dhunë, blerje, manipulim të zgjedhjeve dhe as me metodat që përdor mentori itij, Erdogan, për të qëndruar në pushtet. Dita e dhënies llogari do të vijë shumë shpejt. 

Ky regjim do të mbahet mend që shkatërroi Shqipërinë por edhe Partinë që e përdori si kalë beteje për të ardhur në pushtet dhe po i lë turpin e abuzimeve të tij. 

Është koha për t'u bashkuar të gjithë në frontin e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë, për t'i dhënë fund një regjimi të inkriminuar, por edhe të meritojmë që të quhemi europianë dhe të mbrojmë vlerat e demokracisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco