Pak Rubla, Dinar, dhe Yen

Pak Rubla, Dinar, dhe Yen

Nga Avenir Peka - 13/11/2022

‘Koalicioni i Rublave’ është shprehja që ka shpikur Kryeministri ditët e fundit, si përgjigje e dëshpëruar e akuzave të opozitës për abuzimet e tmerrshme të tij me fondet publike, që nga makina e blinduar gjysmë milionëshe, avioni i tij privat, instilacioni 4-milionësh me dërrasa në oborrin e Kryeministrisë, dhe pastaj loja me pesha të rënda siç janë incerenatorët, i ashtuquajturi porti i Durrësit, e me radhë.

Në total shkon rreth 8.5 miliardë dollarë.

Ne fakt ka një histori edhe me Rubla, por është pak më ndryshe nga çfarë e paraqet Kryeministri socialist. Ajo fillon që para 81 vjetësh. Partia e zotit Rama u themelua nga dy komunistë jugosllave të cilët paguheshin ne dinar. Mbizotërimi i dinarit vazhdoi edhe pasi mbaroi lufta dhe fitimtarët shpronësuan dhe konfiskuan çdo shqiptar, duke përfshirë edhe monedhat e floririt për t’i konvertuar në dinar.

Nga viti 1944 deri në vitin 1948 pati një plan të qartë, të financuar nga dinarët, për të bashkuar ekonominë shqiptare me atë jugosllave, si hap i parë për ta kthyer Shqipërinë në Republikën e 7 Jugosllave, derisa ndërhyri Stalini, i cili për shkak të konjukturave të tij me Titon, e shkëputi Shqipërinë nga tutela Jugosllave dhe e vendosi nën tutelën Sovjetike. Dinari i zëvendësua me Rubla. Gjatë kësaj kohe nën ndikimin e rublave, Ushtria sovjetike krijoi në Shqipëri bazën ushtarake të nëndetëseve më të madhen në detin Mesdhe, vetëm 40 milje nga Italia, shtet kyç ky i NATO-s.

Deri nga fundi i viteve 50-të, amerikanët dhe britaniket duke përdorur dollarin u përpoqën të rrëzonin regjimin e partisë së Ramës duke financuar diasporën dhe aktet subversive me diversantë, dhe duke infiltruar njerëz të armatosur nga toka, deti dhe ajri. Kim Philby i cili ishte i infiltruar nga KGB në CIA dhe MI6 dhe që paguhej me rubla, informonte KGB, e cila informonte qeverinë e partisë së Ramës. Nga fundi i viteve 50-te, anglo-amerikanet hoqën dorë përfundimisht nga rrëzimi i qeverisë komuniste në Shqipëri.

Në vitin 1961 për shkak të krizës bërthamore të ‘Gjirit të derrave’ në Kubë, administrata e presidentit Kennedy dhe Hrushovi arritën një marrëveshje, ku ndër të tjera, amerikanët do të largonin avionët bërthamore nga Turqia, ndërsa sovjetikët do të largonin bazën e nëndetëseve nga Pashalimani. Largimi sovjetik nga Shqipëria u bë edhe me garancinë amerikane se Enver Hoxha mund të sundonte i qetë derisa të kishte frymë. Gjatë kësaj periudhe, Kristaq Rama, babai i Kryeministrit u shkollua në Leningrad i financuar me rubla. Po ashtu, edhe e ëma e tij, Aneta, u shkollua në Poloni, e financuar gjithashtu me rubla.

Ftohja me sovjetiket nuk erdhi si pasojë e përplasjes ideologjike, por si pasojë e ndalimit të rubinetit me rubla. Pas kongresit të famshëm te 81 partive në Moske, partia e Ramës u shkëput nga rublat sovjetike, për të rënë nën pushtetin e yen-it kinez. Kjo zgjati deri në fund të viteve 70-të, kur kinezet vendosën marrëdheniet diplomatike me SHBA-të, pas vizitës së presidentit Nikson në Pekin. Kinezët nuk kishin më nevojë për Shqipërinë, dhe Yen-t u ndaluan.

E mbetur pa dinar, rubla dhe yen, partia e zotit Rama ju kthye dollarit dhe markës gjermanë nëpërmjet trafikut shtetëror të drogës, armëve dhe cigareve, linja të cilat u privatizuan pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991. Pikërisht tek këto linja e ka origjinën edhe trafiku i drogës, kontrabanda dhe klandestinët e viteve ‘90, të cilat i shohim sot në formën më të sofistikuar të grupeve të krimit të organizuat shqiptar anë e mbanë botes. Jo rastësisht, Edi Rama, si pjellë e bllokut është lideri politik i tyre.

Budallallëkun e Lulzim Bashës për të mbuluar dhe fshehur pagesat për lobim në SHBA, Edi Rama e përdori për ta shantazhuar, histori të cilën tashmë e dimë të gjithë. Rublat e Bashës ishin aty edhe kur Basha futi mbështetësit në çadër, edhe kur bëri marrëveshjen e 17 majit, edhe kur bojkotoi parlamentin, edhe kur bojkotoi zgjedhjet lokale, edhe kur ja ndërruan kutitë me fletë votimi në kamionët e ushtrisë mëngjesin e 26 prillit, dhe ky nuk guxoi të hapte gojën. Edhe kur dollarët, nga ai 8.5 miliardshi i përmendur më sipër, shpallen Sali Berishën ‘non grata’.

Rama paguan për lobim jo më shumë se çdo forcë politike sëbashku, por edhe më shumë se mbretëritë e Gjirit Persik. Veçse, ndryshe nga Basha i cili gjen një bordello me pronarë rusë në ishullin britanik për të mbuluar pagesat, ky mbulimin e pagesave e bën nëpërmjet kompanive në Evrope të cilat diferencën, 90% të vlerës totale e paguan në llogari private offshore ose në Zvicer.

Rublat janë përsëri aty, dhe gjenden tek Gunvor dhe Damian Gjiknuri. Edhe dinarët janë po aty, dhe gjenden tek projekti i Durrësit. Yen-i kinez gjendet në puset e shpimit të naftës, bashkë me favoret e Drejtorisë së Tatimeve, por edhe në llogaritë offshore në Singapor.

Meqenëse Edi Rama i ka hyrë këtyre hesapeve, opozita do ti çojë deri në fund!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

00814/11/2022 02:58

Kim Filbi ne fakt mashtroi Sovjetet per gjoja tentative Anglo-Amerikane per rrezimin e " komunisteve" me Tirane. Anglezet krijuan PKSh dhe Ballin per interesat e tyre dhe me marifet e leshuan Shqiperine me Sovjetet qe te ishin me te mirpritur tek Serbet dhe Greket si antishqiptare.
Filbi u grabit nga nendese e KGB Sovjetike i tradhetuar nga Kennedi ne Spanje me gjithse me identitet te maskuar ne Qershor te 1963, nuk vonoi shume ne Nentor te 1963 u vra Kennedi per hakmarrje .

Gj13/11/2022 17:38

Thjesht dhe shumë saktë!
Të lumtë pena!

Shto koment

Denonco