'Nëse është duke vdekur, na dërgo një artikull me 500 fjalë...'

'Nëse është duke vdekur, na dërgo një artikull me 500 fjalë...'

Nga Hysni Gurra - 13/11/2022

“...Në rast se Mark Tueini është duke vdekur, na dërgo një artikull me pesëqind fjalë. Në rast se ka vdekur, na e dërgo me njëmijë.”

Memexhinjtë sikur i kanë pas bërë gati statuset me 1000 fjalë: “Berisha dhe Meta nxitin dhunë në protesta, ja nuk ndryshojnë ata, nuk merret pushteti me dhunë…” edhe tani sikur u ka mbetur në dorë dhe ka plasur zhgënjimi madh.

Protesta kishte shumë njerëz, po s’kishte dhunë.

Po kush korrespondent ka pas çuar telegrame se do të ketë luftë në protestë, që është ky zhgënjim i madh?!

Një herë, mediet amerikane shkruanin se Mark Tueni ishte duke vdekur. Kur shkojnë korrespondentët në shtëpinë ku banonte Tueni në Londër, e gjejnë si kokrra e mollës duke punuar në studio.

U mbeti qejfi shumë pse Tueni s’ishte duke vdekur edhe i thonë: “Po tani, mor burrë, si t’u themi gazetave ne?!”

Tuein, si ironik i madh që ishte, u thotë: “Po në rregull e keni lajmin ju, thjesht në telegram shkruani “lajmi i vërtetë është, po ishte një çikë si i fryrë!!!”

Kjo vërejtje, qysh prej asaj kohe përdoret edhe sot e kësaj dite kur është fjala për ndonjë lajm të fryrë.

Edhe këtyre, mund t’u kenë mbetur në dorë 1000 fjalë, po 500 nuk janë pak xhanëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco