Nesër dil protesto, mos ki turp, as frikë!

Nesër dil protesto, mos ki turp, as frikë!

Nga Hysni Gurra - 11/11/2022

Ti që je prind dhe pret një fëmijë, duhet ta dish se po lind fëmijën me mbi 20 mijë euro borxhe. T’i ka ngarkuar në kurriz regjimi gjysëm mafioz.

Dil protesto!

Ti që je familje dhe të mbaron rroga qysh dhjetëditëshin e parë të muajit, duhet ta dish se pushtetarët e këtij regjimi nuk e shohin rrogën fare me sy, nuk ia kanë nevojën.

Dil protesto!

Ti që je student dhe nuk ke mundësi të arsimohesh e akomodohesh në kushte normale, duhet të dish se fëmijët e regjimit studiojnë shumica jashtë, në shkollat më të mira perëndimore dhe me shpenzime marramendëse. Janë paratë që të janë vjedhur ty.

Dil protesto!

Ti që je punëtor krahu, ndërtimi, fasonerie, kamarier, pastrues…duhet të dish se nuk merr as thërrimet e fitimeve të pronarit tënd, duhet të dish se nuk ka për të t’i dhënë kush të drejtat nëse nuk i merr ato vetë me forcë.

Dil protesto!

Ti që je fermer që nuk e punon tokën se nuk ke para, duhet të dish se ndejtja në shtëpi do bëjë që edhe atë pak pronë që ke të ta marrë regjimi gjysëm mafioz dhe do të ikësh jashtë ose do punosh si bujkrob në tokën tënde.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco