Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Kush po mashtron, Kryeprokurori i Tiranës apo Kryeministri?

Kush po mashtron, Kryeprokurori i Tiranës apo Kryeministri?

Nga Sonila Meço - 03/10/2022

Kryeprokurori i Tiranës Arens Çela për BIRN do të deklaronte se të gjitha çështjet e denoncuara publikisht nga anëtarët e qeverisë për ndërtimet e kateve pa leje, janë nën hetim nga prokuroria. Të gjitha.

Përfshirë rastin për të cilin Kryeministri Rama akuzoi drejtësinë si të korruptuar për mos hetim, kullën “Eye of Tirana”: “Dhe ky nuk është i vetmi rast, por rasti që derdhi kupën e durimit me drejtësinë, në raport me parellinjtë e llojllojshëm, kapur me presh në duar tërë këto vite nga Policia e Shtetit, Tatimet e Doganat apo Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, por kthyer në burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë”.

Prokurori Arens Çela i tha BIRN-it se rasti i kullës “Eye of Tirana’ dhe kallëzimi i IKMT-së ishin duke u hetuar.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke denoncuar një godinë 13-katëshe, i revoltuar deklaroi se jo vetëm katet shtesë qenë pa leje, por i gjithë ndërtimi kish dalë jashtë projektit në mënyrë skandaloze dhe sipas tij kjo ndodhte për shkak të “drejtësisë së vjetër” që nuk i hetonte dhe ndiqte penalisht shkelësit e ligjit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, ky ndërtim nuk është denoncuar nga institucionet në varësi të ministrit, si IKMT-ja dhe Policia e Shtetit, dhe as nga ato në varësi të bashkisë së Tiranës, që duhej të monitoronin zbatimin e lejes së ndërtimit të lëshuar prej tyre.

Pyetje për financuesit dhe mbështetësit e fortë të reformës në drejtësi: Kush po mashtron, Kryeprokurori i Tiranës, dalë nga reforma në drejtësi, reformë e mbështetur fuqishëm nga SHBA dhe BE sidomos për luftën ndaj korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar apo Kryeministri, që po ofron legalizim e amnisti penale për ndërtuesit që sipas Kodit Penal duhet të dënohen deri në 8 vite burg për ndërtimet e paligjshme me qëllim fitimi?

Për Zv. Kryeministren Balluku, këto shtesa janë “mister”, për Ministrin e Brendshëm Çuçi “guxim” i madh, për Kryeministrin Rama “burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë”. Vetë Drejtësia thotë po hetojmë, por nuk përfshihemi në debate politike.

E vetmja gjë politike, misterioze, e guximshme dhe me presh në duar njëkohshëm është fakti se pas ndërtuesve të amnistuar janë njerëz të lidhur me pushtetin 9-vjeçar.

Dhe për të përforcuar pyetjen e parë për financuesit dhe mbështetësit e fortë të reformës 6-vjeçare në Drejtësi dhe kundërshtarë të paepur të Amnistisë Fiskale propozuar nga Kryeministri 9-vjeçar, një shtojcë kureshtare: A e konsiderojnë amnisti me po të njëjtat pasoja, këtë të shtesave pa leje, si atë Fiskale?

Pyetje janë, dro dhe u përgjigjen. Sidomos para zgjedhjeve lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Mirela Kopliku04/10/2022 10:25

Zonja Sonila Meco, ju me te drejte keni rreshtuar nje sere pyetjesh te verteta, por duhet te prisni pak, sepse pergjigjen do te na e japin satelitet, sapo te hidhen ne orbite. Ky popull nuk po do te kuptoje qe parrulla e kryeministrit " kap c'te kapesh" ai ja drejton vetes dhe langonjeve te tij " o burra vidhni sa te mundeni dhe c'te mundeni, sekur te jete dita e fundit e pushtetit" ! Kujt i plasi per Shqiperine dhe shqiptaret! Nga zullumi i madh qe kane bere, po bejne dhe do te vazhdojne te bejne, n.q.s ne, populli i verber dhe shurdh shqiptar do te vazhdojme ti lejojme te bejne, ne vend qe ti nisim ne orbite si "LAJKA" i pafajshem, per mos tu kthyer me kurre ne toke, zonja ambasadore me zor na i nxorri fjalet per qeverine e krimit. M.gj.th. se e shoh me dyshim kete ndryshim aq shume jemi mesuar me elozhet dhe perkrahjen qe i ben kjo ambasadore kesaj qeverie tejet te korruptuar dhe reformes se saj te fameshme ne drejtesi! Pres nga momenti ne moment qe ajo te pergenjeshtroje ato qe tha. S'kemi cte bejme, njeriu eshte qenie e dobet, e vertetuar ne shekuj dhe se i korruptuari te korrupton ! Edhe per kete e ka fajin Foltorja si gjithmone dhe jo 9 vjetet e qeverisjes! " ka disa vjet qe me kishe share, i thote ujku qengjit. Une s'kisha lere, ku te kisha pare? pergjigjet qengji i mjere. Keshtu qe ne te hame, por duhet te jemi ne rregull edhe me reformen ne drejtesi, te hame o qengj, " te betohem per reformen ne drejtesi, se ati yt me shau dhe u hodh e zuri me dhembe e cau" !!!!!

Shto koment

Denonco