Kush urren, kë dhe pse?!

Kush urren, kë dhe pse?!

Nga Enver Bytyçi - 30/09/2022

Ka plas nje sherr, sipas të cilit presidentja Osmani e "urren" kryeministrin e Shqipërisë! Madje njerëzit e Edi Ramës po shkruajnë se shefi i tyre urrehet "kur e mbron Kosovën në OKB"! Me një gur ata duan të vrasin shumë zogj. 

- Ta prezantojnë presidenten e Kosovës si politikane që urren e ndan!
- Ta lartësojnë Edi Ramën për gjoja "mbrojtjen" që i bëri Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së! 
- T'I thonë Vjosës atë që ajo dhe të tjerë shqiptarë do ia thonin Edi Ramës, se ky i fundit është shqiptari më përçarës dhe urrejtës i shqiptarëve në historinë e shtetit tonë! Pra urrejtjen e Ramës për Vjosën, për kundërshtarët, për Kosovën, t'ia faturojnë zonjës Osmani!
- Të tërhiqet vëmendja në kurthin e ngatërresave tipike të modelit UDB-Sigurimi i Shtetit dhe të vijojë edhe më tej avokatia e zotit Rama për Aleksandër Vuçiq.

Por se çfarë fshihet pas gjithë kësaj historie e zbuloi analisti dhe diplomati amerikan Edëard Joseph, kur shkroi se "Lidhja mes Tiranës dhe Beogradit është e pashëndetshme, sepse Rama i thotë BE-së dhe SHBA-së që të ndalojë presionin drejt Beogradit, për të vendosur sanksione drejt Rusisë. Ky është një turp dhe ai po mbron hapur Vuçiç për politikën e tij pro-ruse. Aleksandar Vuçiç kërkon të krijojë Serbinë e Madhe. Dhe Edi Rama kërkon të krijojë Shqipërinë e Madhe"! 

Pikërisht këtu lind konflikti midis politikanëve shqiptarë. Nga njëra anë kryeministri i Shqipërisë bëhet palë me presidentin e Serbisë dhe nga ana tjetër ata të dy diskutojnë për ndarjen e Kosovës. E njëjta histori si dikur Milosheviçi e Tuxhmani diskutonin ndarjen e Bosnjës midis tyre. Kjo është edhe arsyeja pse Edi Rama është bërë avokati më i madh i Aleksandër Vuçiq. "Kemi divergjenca edhe në raport me atë se si kryeministri (Rama) shpesh pa asnjë nevojë, bëhet avokati kryesor i (Aleksandar) Vuçiçit në vende dhe mediume të ndryshme ndërkombëtare, duke i ndihmuar Vuçiçit të mos bëhet pjesë e politikës së përbashkët të BE-së dhe SHBA-së në raport me luftën e Rusisë në Ukrainë' i thoshte Donika Gërvalla "Zërit të Amerikës"! 

Zonja Gërvalla thotë se avokatia e kryeministrit të Shqipërisë për presidentin e Serbisë bëhet "pa nevojë"! Por nuk është kështu. Edëard Joseph thotë se kjo avokati ka nevojën e zbatimit të projektit të përbashkët Rama-Vuçiq për krijimin e Serbisë së Madhe. Ata thonë se do të krijojnëedhe atë që Vuçiq e quan "Shqipëria e Madhe" me bashkimin e gjysmës së Kosovës me Shqipërinë. 
Por kjo përpjekje e Edi Ramës bie në kundërshtim me interesat e Kosovës, sepse pjesa më e pasur e saj bëhet pjesë e Serbisë së Madhe. Njësoj siç ishte në dëm të BH përpjekja për marrëveshje midis Milosheviçit dhe Tuxhmanit të Kroacisë. Bie në kundërshtim edhe me parimet, sepse ndryshimi i kufijve në Kosovë sjell ndryshimin e kufijve në të gjithë Ballkanin e deri në Ukrainë e Krime. Europa dhe SHBA-të nuk preken nga ky precedent. 

Por përfitimi është i Serbisë dhe i Rusisë. Rama joshet me një territor prej nja 20 mijë km katëror të Kosovës, me qëllim që të "shkruhet në histori se ai ishte kryeministri që zgjeroi territoret e Shqipërisë me kaq ose aq km2! Pra për Ramën nuk janë në pyetje interesat e kombit shqiptar e të shtetësisë së Kosovës. Në pyetje për të është vetëm lavdia e tij! 

Por lavdia e Ramës paguhet me një çmim të jashtëzakonshëm nga ana e Kosovës. Atëherë a kanë të drejtë liderët politikë atdhetarë të Kosovës të reagojnë dhe të mos i besojnë kryeministrit të Shqipërisë?! Kryeministri Rama foli në OKB dhe e mbrojti Kosovën. Por aq sa mbrojti Kosovën me një retorikë të përgjithshme, po aq avokati i bëri Open Balkan dhe Serbisë së Vuçiqit. Nëse ai do ta kishte mbrojtur Kosovën më zellin me të cilin e mbron presidentin e Serbisë, atëherë me siguri që Vuçiq do të ishte gjunjëzuar dhe do ta kishte mbyllur kapitullin Kosovë. 

Në kontekstin e këtyre qëndrimeve kemi një marrëdhënie të ftohtë midis presidentes Osmani dhe kryeministrit Rama. A urrehen midis tyre ata? Unë besoj se jo. Ata që u morën me këtë akuzë bëjnë argatin e Ramës dhe të Vuçiqit. Sepse të sulmosh në atë mënyrë presidenten e Kosovës, qëndrimet e pikëpamjet e së cilës dihet se janë në dobi të vendit të saj, do të thotë të lehtësosh pozitën e presidentit serb karshi këtij vendi në përpjekje për t'u njohur ndërkombëtarisht si shtet. Jam i bindur se nëse Rama do t'i kishte kërkuar takim Vjosa Osmanit në selinë e OKB-së, ky takim do të ksihte ndodhur. Që do të thotë se ajo nuk e urren kryeministrin e Shqipërisë. Por që dëshiron që ky kryeministër harbut e arrogant të mos nëpërkëmbë të drejtat e shtetit të saj, siç nëpërkëmben të drejtat e shqiptarëve në Shqipëri. 

Me këtë dua të them se Rama është urrejtësi më i madh në historinë e këtij kombi. E shpreh urrejtjen e tij, sidomos kundër shqiptarëve që nuk mendojnë si ai, në të gjitha format, që prej mimikës e deri te fjalori denigrues i tejskajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA30/09/2022 23:19

HEU, KUSH URREN, KE DHE PSE?! EU, PRUSH TURREN, QE SEPSE: PRESIDENTJA MË NDERUAR NUK URREN KRYEMISTRIN NËNES SHQIPERI-EDVIN RAMEN PËRSONAL PO,
URREN TRADHTINË E TIJ QË BENË NDAJ KOSOVES O, DUKE BASHKËPUNUAR EDHE
VRAZHDËTUNDUAR ME MILLOSHEVIÇET E VEGJËL, RUSO SERBË AHIII, PUSO VERBË;
QË TA SHKATRROJNË O, SHPARTALLOJNË TERË LIRINË, PAVARËSINË, DEMOKRACINË E KOSOVES MARTIRE, QË ME SHEKUJ OR TEMPUJ MEMXI ARRITEM, JA MBRRITEM QË
ME NDIHMEN UÇK+USA+NATO+TERË TROJET SHQIPTARE+TERË BOTA DEMOKRATIKE
+TERË DIASPORA SHQIPTARE!!. ATHUA, NUK E VRETË NDERGJEGJJA O PËRGJEGJJA
KRYEMINISTRIN RAMA, NË KËTE KOHË MË TË VËSHTIRË PËR KOSOVËN ORE, MBARË
SHQIPTARINË; KËSO FARË DRAMA MË TRADHTARE, BARBARE O, MERCENARE; DUKE
U MUNDUAR ME NA TRADHTUAR AH, ASGJASUAR A, PAK U DUKEN QË NA ZHDUKËN O,
MBI 80% PO ËNDË KERKOJNË, TENTOJNË 100% TERË TROJET TONA OUUH, N'PLOJET
MË ZEZONA, GJËR HOLOKAUSTE MË GJENOCIDALË DUKE U FALUR PA U NDALUR OH,
TERË SHQIPTARINË PËR KANIBALË, KATASTROFALË O, RUSO SERBO JUGOSLAVISË?!
T'FALA REFUGJATË TË LUFTËS PËRZENË NGA TROJET MBARË SHQIPTARE! MANI USA

Shqiptari30/09/2022 15:05

Jo vetëm Presidentja shumë e nderuar e Republikës së Pavarur të Kosovës, duhet që ta urrejë maksimalisht Edvin Kristaq Ramën, por do të jetë marri dhe turp i madh për çdo shqiptar të Kosovës dhe për çdo shqiptar shqiptarie që të mos e urrejë këtë tradhëtar të kombit shqiptar dhe jo vetëm të Kosovës!! Edvin Kristaq Rama e urren Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare njësoj si etërit e tij biologjikë dhe shpirtëror!!! Ai urrejtjen për shqiptarët e ka në genin e tij të zi dhe jo sepse këtë ia kërkon Vuçiçi që ta ketë!!! Ai vepron kundër interesave të Kosovës jo për t'i shërbyer Vuçiçit, por pët të mbajtur gjallë amanetin kriminal të etërve të tij!!! Kjo thjesht i shkon për shtat dhe në ineterse edhe Vuçiçit dhe të gjithë Vuçiçëve që mbajnë peng trojet shqiptare!!!
Pra urrejtja hoxhisto-serbe e Edvin Kristaq Ramës është urrejtje patologjike!!!

Shto koment

Denonco