Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Patronazhistët dhe transformatori i Zavalinës

Patronazhistët dhe transformatori i Zavalinës

Nga Luçiano Boçi - 08/08/2022

Kjo është historia reale e Zavalinës (Kamiçan) së lënë jo vetëm në skamje e pa rrugë, por dhe pa rrymën e duhur elektrike. Banorët e zonës, për shkak të mungesës së një kabine elektrike, nuk mund të përdorin as frigorifer e as lavatriçe e as pajisje të tjera të nevojshme. Një lloj mesjete e ndriçuar me dritën e zbehtë të poçit të llambës me 120 volt.

Por për t’i rrëmbyer votat zavalinasve, patronazhistët shpikën një truk “gjenial”, siç kanë bërë kudo në Shqipëri dhe i prekën në pikën e dobët, tek kabina elektrike.

Për këtë i sollën 5 ditë para 25 prillit, sa për sy e faqe një goxha transformator që dhe sot “fle” në oborrin e shtëpisë së Festimit.

Dhe megjithëse ka kaluar një vit e megjithëse votat ia morën, askush nuk e merr mundin t’i shpëtojë banorët nga makthi i rrymës elektrike.

E jo vetëm nuk ia bënë kabinën me transformator, por dhe vazhdimisht patronazhistët e shtetit kanë kërkuar ta marrin transformatorin, të cilin Festimi e mbron me fanatizëm të sinqertë si mjet që do të lehtësojë sado pak jetesën e tyre.

E historia e çuditshme nuk mbaron këtu.

Për shkak të rezistencës dhe kërkesave të vazhdueshme, Festimit i kanë hequr dhe ndihmën ekonomike dhe e detyruan të largohet nga Shqipëria.

Mashtrim “gjenial” ky, i kombinuar me dhunë politike, rrëmbim votash dhe arrogancë ekstreme si fytyra e vërtetë e një mazhorance që grabit vota për të prodhuar para dhe pushtet. Ky sistem i qelbur dhe i çmendur ka nevojë për elektroshok politik!

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco