Vota e emigrantëve, shpresë për ndryshim

Vota e emigrantëve, shpresë për ndryshim

Nga Erion Dasho - 13/07/2022

Në nëntor 2020 u organizuan zgjedhjet presidenciale në Moldavi. Mbaj mend si sot radhën e stërzgjatur të emigrantëve moldavë në Frankfurt para sallës së sportit ku ishte organizuar votimi.

Fletët e votimit mbaruan brenda pak orëve sepse çdo ambasadë kishte marrë vetëm 5,000 fletë duke menduar se aq do të mjaftonin. Votuesit morrën vesh se në Strasburgun fqinjë kishte akoma fletë votimi dhe një autokolonë makinash u nis menjëherë për atje.

Rezultati i mobilizimit të diasporës ishte spektakolar. Në raundin e para kandidatja pro-europiane, Maia Sandu fitoi me aq diferencë sa ishin votat e diasporës. Diaspora votoi mbi 95% për Sandu-n.

Sot Moldavia kundër çdo parashikimi (sigurisht e ndihmuar edhe nga gjeopolitika) është kandidate për BE, ka nisur një reformë në drejtësi reale dhe jo sa për show, dhe më pak se një muaj nga pranimi si vend kandidat mori transhin e parë të investimeve europiane që pritet të jenë në nivelin e disa qindra milionë euro vetëm këtë vit.

***

Palaçot rilindas të politikës shqiptare kanë 10 vjet që tallen me votën e diasporës. E premtuan në fushatën e vitit 2013 dhe më pas në çdo fushatë pasardhëse, caktuan edhe ministër diaspore, organizuan edhe tubime diaspore, por votën e diasporës asnjëherë nuk e mundësuan.

Pse?!

Është e qartë se politikës shqiptare i pëlqen status quo-ja. Vota e intimiduar, e blerë apo e vjedhur u garanton rilindësve pushtet të përjetshëm. Përbaltja e çdo force të re apo politikani të ri që mundohet të dalë në sipërfaqe është bërë tashmë modë. Anatemimi i opozitës jo me ide programatike por me argumentë periferikë po ashtu.

Në këto kushte, një nga mundësitë e pakta që unë shoh për të dalë nga inercia (ndoshta e vetmja) është pikërisht vota e diasporës.

E atyre miliona shqiptarëve që janë larguar nga vendi, pjesa dërrmuese jo me dëshirë.

E atyre që nëse do të shohin pak shpresë për ndryshim në Shqipëri, janë të gatshëm të rikthehen duke sjellë jo kapitale (sepse një emigrant i ndershëm nuk fiton dot miliona euro) por kapitalin njerëzor që aq shumë nevojitet sot në Shqipëri.

E atyre që janë të gatshëm si qytetarët moldavë para dy vitesh të trazojnë ujërat e politikës shqiptare.

***
Çuditërisht shoh opinione edhe midis analistëve dhe mendimtarëve të cilët i çmoj të cilat janë kundër votës së diasporës. Argumenti kryesor është "përse dikush që nuk jeton në Shqipëri, duhet të imponojë qeverisjen në vend?"

Nëse votuesit në Shqipëri do të ishin treguar të zotë në zgjedhjen e qeveritarëve, nëse do të kishin refuzuar presionet, blerjen apo grabitjen e votës, ky argument edhe mund të qëndronte.

Por në kushtet kur akoma ka njerëz që për 100 euro shesin votat e gjithë familjes, a nuk ka peshë me shumë vota e një emigranti që mezi pret rikthimin dhe zgjedh me integritet midis alternativave politike?!

***
Shqiptarët në emigracion dhe diasporë duhet të votojnë në vitin 2025 apo edhe më herët nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe për këtë puna duhet të nisë që sot.

Jo zgjedhje të tipit të parlamentit zogist ku miliona shqiptarë në emigracion votojnë për 2 ose 3 deputetë, por zgjedhje ku vota e emigrantit ka të njëjtën vlerë e peshë me votën e çdo shqiptari tjetër dhe ku vullneti politik i emigrantëve manifestohet qartë dhe prerë.

Ndoshta vota e emigrantëve është shpresa e fundit që i kanë mbetur Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian...
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azemi14/07/2022 21:56

Nje shkrim me vend nga zoti Dasho.

Rikthimi i diaspores per nje komb, ne krahasim metaforik; eshte njelloj si rikthim i kujteses se nje kombi qe e humbi nga demtimi i trurit nga ‘aksidenti i rende’ qe e ka emrin ‘Rama’, dhe rigjenerim i gjakut te humbur nga hemoragjia qe ‘rama me shoke’ vazhdojne te shkaktojne.

Babai i Rames dhe shoket e tij ishin ‘vrases poetesh’, vete Rama eshte edhe me keq, eshte nje “vrases kombi”, eshte nje ‘tradhetar i larte’ qe duhet gjykuar per tradheti.

Prandaj mendoj se diaspora eshte mjekimi qe gjenerata e djegur ne Shqiperi ka nevoje me shume se kurre me pare.

Rinia Shqiptare (ne shumice) eshte e djegur nga Rama dhe shoket e tij kriminel (p.sh. tahiri), te pamoralshem (p.sh. gjiknuri) drogagji (p.sh. rama), vrases lepirers (p.sh. taulanti), e tradhetar e spiuna armiq (p.sh. veliaj). Kane arritur nepermjet te medias se shitur te mpijne popullin por nuk arrijne sot te mpijne diasporen e ndershme. Diaspora e ndershme ne boten e lire jane trima e te ditur dhe jane te respektuar nga bota ku ata jetojne edhe pse si e thote zoti Dasho nuk kane bere miliona, kane sjelle ne bote fisnikeri e dinjitet, njohuri me pune te ndershme. Dhe keta jane gati te japin kontributin e tyre (pa interes pasurie) ne Shqiperi.

Nese arsyet me siper nuk ju mjaftojne se pse diaspora duhet mos harroni dy gjera. 1. Pyesni te gjithe ato familje qe kane baben, djalin, vajzen, vellain, motren, dajen, axhen, hallen apo tezen ne mergim dhe i ndihmojne me pagesa ndoshta simbolike por te vazhdueshme. 2. A jeni te gatshem per te pritur njerez nga azia e afrika qe mund te ju rrahin me shuplaka e ju vrasin (se nuk ju kan gjak), apo diasporen qe eshte gjaku juaj.

Mos harroni se eshte edhe faji i popullit se diaspora ka ikur, per fajin e popullit te pakten dy here rradhaz, e para kur populli kendonte “parti enver jemi gati kurdoher” dhe enveri me parti i vrau e internoi vellezerit e poetet tuaj dhe ju beri te mohoni edhe zotin, dhe e dyta here kur populli votoi tre here rradhaz sh-farosesin e kombit ‘rama’ qe po djeg rinine ne shtepia ‘bari’ dhe po gjobit popullin per aventurat e nje bilioneri te marre.

Prandaj diaspora eshte nje shpetim per Shqiperine se te pakten edhe po te mos bejne gje, do te kthejne gjakun e derdhur dhe ate pjese te mendjes se larguar, atdhetare fisnike e te urte po edhe trima, qe tani me shume se kurre i duhen Shqiperise.

krasasi tp13/07/2022 18:34

Për të gjithë "analistët dhe mendimtarët" që janë kundër votimit të diasporës dhe emigrantëve, me pretekstin se çfarë duan ata, se si na qeverisin këta këtu, kisha një sygjerim.
'Mos fusni hundën dhe llapën tuaj të ndyrë në çështjet me interes kombëtar. Ata{diaspora dhe emigrantët} kanë punë me Kombin, dhe Shteti e ka detyrim kushtetues dhe jo vetëm, të meret me Ta.
Për qytetar të thjeshtë si puna ime ,unë mund të përkujtoj se:
1. Një pjesë e diasporës votues sot, janë trashëgimtar të elitave të kohës, të cilët ose u përzunë, ose u vranë,ose u shantazhuan dhe ju bë e pamundur aktiviteti politik me interes kombëar dhe jo vetëm. Kujtoni E.Toptanin, A.Zogun dhe E.Hoxhën.
2. Një pjesë tjetër e diasporës janë trashëgimtar të ish rilindasve të cilët për shkak të aktivitetit tyre për çështjen kombëtare u detyruan të 'syrgjynosen' nëpër botë nga Perandoria Osmane.
3. Një pjesë e diasporës, janë pas ardhës të atyre që janë shpërgulur në Turqi apo në vënde të tjera, shumë kohë para rënies së Perandorisë Osmane.
Të nënvizuarët prej meje por edhe kategori të tjera që mua nuk mi pret rradakja ti evidentoj , kanë lidhje jo vetëm shpirtërore dhe kulturore me kombin. Ata mund të kthehen edhe fizikisht edhe familjarisht edhe me finacime, edhe me investime, por në një mjedis tjetër, më demokratik ku aftësia konsiderohet, ku jeta sigurohet dhe qënia shtetas shqiptar të bën krenar. Të flasësh për të drejtën e emigrantëve për të votuar, dhe ndryshimi që pritet nga kjo pjesëmarrje, druaj se 'analistët dhe mendimtarët' dhe eprorët e tyre në politikë, do më etiketojnë si kritizer , do më mallkojnë dhe do ma dëshirojnë një fund të keq. Se shpresoj që patronazhistët e 'rilindjes së dytë' dhe 'foltoristët e orëve të fundit' të tregohen të duruar me ne 'mëkatarët' që llapim nëpër portale. Ne nuk prishim punë. Punë prish 'Ligji zgjedhor'.
Nëse diasporës dhe emigrantëve do tu kërkohet të votojnë për 3 partitë kryesore dhe 97 partitë e tjera me nga një fugon votuesish, atëhere gjithçka është një farsë. Nuk ka ndryshim, ,nuk ka ardhmëri. Ligji i sotëm zgjedhor e ka 'ngrirë' pluralizmin politik për llogari të kastës politike, dhe e ka pamundësuar veprimin politik si rrugë legale për ndryshim. Në të kundërt, diaspora dhe emigranët të thirren për një 'peripato' në Tiranë, për ta jetësuar pluralizmin politik. "Analistët dhe mendimtarët" Patronazhistat , Foltoristët dhe Velistët duhen të lobojnë për mos ta ndryshuar ligjin zgjedhor.Se që janë angazhuar për ta dështuar Reformën në Drejtësi, kjo duket ashiqare.

DEMOKRATI I BAZS13/07/2022 13:52

Dakord jam plotësisht për votimin e emigrantëve dhe të diasporës. Ashtu siç e bëjnë SHBA, Britania e Madhe, Kosova, dhe shumë vende të tjera të qytetëruara nëpër botë. Pra, fatmirësisht, nuk është e nevojshme që të shpikim procedura, skema, ligje, nene dhe paragrafë alla-shqiptarçe të mbushura plot me budallallëqe, me idiotllëqe dhe shpikje idote Gjinkuriane, Ulsiane, Taulantjane apo Edviniane me çitjane!!! Bota e qytetëruar i ka gati të gjitha ligjet, nenet, procedurat, instruksionet, sistemet, mjetet dhe infrastrukturat, si dhe i ka testuar, praktikuar dhe zbatuar disa herë me shumë sukses. Hajde pra, bëjeni!!!
Vota e emigrantëve dhe e diasporës është një vlerë e shtuar shumë e madhe e vullnetit të shqiptarëve kudo ku janë për qeverinë e shtetit të tyre amë. Por gjithsesi shpresa më e madhe për ndryshim qëndron tek vota e votuesve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, pasi e jetojnë realitetin dhe e perceptojnë më saktë situatën sesa ata që shikojnë vetëm atë realitet që u propagandohet nëpërmjet massmediave, shtypit elektronik dhe televiz dhe nëpërmjet portaleve të ndryshme.
Uroj që kjo të realizohet patjetër për zgjedhjet e ardhëshme!

Shto koment

Denonco