Kastriot Myftaraj dhe pyetja e 22-të!

Kastriot Myftaraj dhe pyetja e 22-të!

Nga Mehmet Elezi - 11/07/2022

E mbylli jetën gjashtëdhjetë vjeç.

Sa Xhemal Kashogi (Jamal Khashoggi), që e bënë pluhur në Stamboll, në konsullatën e vendit të vet. Të vendit ku një princ i zotëron të gjitha pushtetet.

Nuk njiheshim. S’e kisha ndjekur në televizion. Herë pas here i kisha lexuar ndonjë shkrim rastësisht, kaq.

Vetëvrasje?

Ylli Manjani shkroi se Myftaraj paskesh qenë i paditur në gjyq nga Edi Rama. Dhe Kastrioti i vetmuar po kërkonte avokat. Një jurist të zotë, me e mbrojtë përballë kryeministrit. Përballë princit që i ka në dorë të gjitha pushtetet. Një jurist që të ketë edhe përmasat e intelektualit luftarak.

Vetëvrasje?

Dihet: i dole në rrugë Edi Ramës, qorrfermani ka dorë të rëndë. I çon gazetarët “për riedukim”. Për një llaf goje. Për një pyetje.

Ata që e kanë lexuar, thonë se z. Myftaraj qe kontravers. Por nuk merrte porosi nga tepsia. Porositë i merrte nga mendja e vet. Nuk mbante kënd me hatër. Me hatër mbante lirinë e fjalës. Edhe kur kishte, edhe kur s’kishte të drejtë për çka thoshte.

Vetëvrasja e tij të kujton rrëzimin e hoxhës nga minarja.

Ra vetë, thanë. Iu morën mendtë.

Përnjëmend ra vetë?

Po, vetë. Unë i dhashë vetëm një shtyme të vogël.

Një profesor i kriminalistikës shtroi në media njëzet e një pyetje për ngjarjen.

Do të zbardhen përgjigjet?

Zotit Myftaraj po i “merreshin mendtë” prej sëmundjes së rëndë.  

Mund të ketë shërbyer padia e kryeministrit të krejt pushteteve si ajo “e shtymja e vogël” për hoxhën?

Kjo është pyetja e 22-të.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari13/07/2022 17:35

Cfare jane keta komentues komuniste bastarde, mor u q...robt ku ti kene. Keta ndyresira as varri nuk I drejton. Kete fare te ndyre edhe sallam per qente nuk mund ti besh se jane te helmatisur. Vdekje komunistave dhe pjelles bastarde te tyre.

Vuk Karaxhiqi12/07/2022 00:09

O Mehmet mahamutin. O kamunist i felliqet! O qe qelbe tan Tropojen bashk ne cullin tem Sal Karraqiqi. O kamunista muti, ikni se bini ere

toni PZ11/07/2022 21:04

i dha te drejt luigj markut ce shan njerz te pafajshem mysliman kot dh sot flitet per ket ordiner ky e ka merituar para se te vdes nje te rahur mir ne mes Tirane

Shto koment

Denonco