Sri Lanka e munguar e Tiranës

Sri Lanka e munguar e Tiranës

Nga Basir Çollaku - 11/07/2022

Protesta e opozitës me 7 korrik 2022, kapërceu pritshmëri skeptikësh, zemërakësh, idhnakësh, ikanakësh, duke qartësuar mesazhet ndaj qeverisjes dhe shqiptarëve. Demokratë të pandarë, aleatë, qytetarë, të pa parti, u bënë shumicë e revoltuar, duke  shuar iluzionet se "lumturia qeveritare" ka njerëzinë e shumtë me vete. Në kulmin e papërshtatëshmërisë së kushteve, Edi Rama pa përballë tij përveç të tjerash dukshëm edhe Tiranën. Autokracia e Ramës, ka telashe serioze me demokracinë, sepse ka asgjësuar votën. Në Shqipëri është e pamundur të ndërrohet pushteti nëpërmjet votës, siç shembujt janë në këto 10 vite. Kjo sepse administratorët e procesit, qeveritarët, e vjedhin votën, vullnetin përfaqësues të shqiptarëve me të gjitha mënyrat dhe format.

Ata kanë harmonizuar vjedhjen me krimin e mafian. Miliona euro financa publike dhe kriminale bashkohen, hidhen për blerje mandatesh parlamentarësh  bashkiakësh, duke i bërë votimet një pavlefshmëri, thjesht një datë kalendarike rikonfirmimi të hajdutëve të zyrave publike, ortakë të Krimit të Organizaur, me të cilën ndajnë pushtetin që nga vitit 2013. Pushteti i Edi Ramës ka hyrë në diktaturën moderne, ku ai përdor çdo institucion kushtetues, ligjshëmrisht dhe paligjshmërisht, duke e kthyer në vartës, në shërbim të tij. Ekonomia dhe prona janë privatizuar nga Kryeministri dhe qeveritarët e tij. Pesë biznesmenë, janë shndërruar në llogari të përbashkët bankare e parash me Edi Ramën, oborrtarët e tij, duke bashkëndarë çdo tender, investim, çmim, koncension, punësim. Shpopullimi me burim pamundësinë, pasojw e efekteve të regjimit, ka bërë të renditemi në krye të eksodit, të azilkërkuesve, duke u bërë popull i plakur me të rinj të larguar frikshëm. Sa mund të themi se, siç është  rinia shqiptare sot, do të jetë Gjermania nesër.

Kompromentimi i shëmtuar i opozitës, kriza e saj e brendshme, flirtet e një pjese të saj me pushtetin, nga vitit 2017, kanë lehtësuar Ramës të diktojë tregun e blerjes së mandateve dhe diversionet në kampin e demokratëve. Llogjet e disa deputetëve të PD, të cilët vetëshpalleshin të shenjtëruar si proamerikanët e globit, dhe presin Zahon kandidat për ta mundur, janë një paaftësi e paguar në rastin më të mirë, e pengje të së shkuarës në rastin më të keq. Dhe vjen protesta e parë opozitare e 7 korrikut, në një përmasë të duhur, si fillim reagimi. Radikalët kërkonin ca thyerje xhamash, të dëshpëruarit thyerje dyersh apo ca shkrepse zjarri, Rama me kundërshtarët prisnin gabime agresive të  demokratëve, por Berisha zhgënjeu pritësit e dhunës, në kembim të mesazheve përtej sheshit dhe përtej Shqipërisë.

Ndërkombëtarët mësuan se qytetarët pavarësisht pakënaqësive diplomatike ndaj Berishës, iu përgjigjën masivisht tej parashikimeve ftesës së tij për të protestuar. Hajdutëria ka kaluar kufij tej imagjintaës. SPAK-u si investim  ndërkombëtar nuk ka qullosur asgjë serioze. Ai nuk ka guxuar të prekë kryedosjen gjysëm miliardi euro të superplaçkitjes së inceneratorëve, sepse duhet të marrë të pandehur Edi Ramën, Erion Veliajn, duke shembur PS-në, e natyrisht duke hapur udhë emergjente zgjedhjeve të menjëhershme parlamentare. Tollovia me dëshmitë kriminale "Dumani", u duk se do bënte hatanë, por iu gjend ilaçi me një urdhër idiot mospublikimesh, si kanosje mediatike. Në Shqipëri qeveritarë vendas e qokaxhinj ambasadash janë bërë një në ndarje pushteti e privilegjesh ekonomike, emocionle, ofshorësh, ndaj protesta është fillesa e një komunikimi ndryshe të domosdoshëm.  

A duhet në Tiranë të bëhet Sri Lankë në një kohë të afërt?

Ngjajmë në shumë paudhësi të pushtetit, në nivel tronditës korrupsioni dhe mungesë katastrofike të sundimit të ligjit. Natyrisht në një vend pa rrugëdalje, ku eksperimentet alla Xhorxh Soros, të Ramës dhe Veliajt, po shkretojnë gjithçka, kanë çuar vendin në një falimentim, rrugë tjetër daljeje vështirë të ketë. Nëse demokracia është asgjësuar nëpërmjet dhunës qeveritare, cila është mënyra për ta rikthyer?

Zgjedhjet jo, sepse nuk bëhen.

Votimet jo, sepse nuk lejohen.

Atëherë një furtunë përmbysëse është domosdoshmëri për të mos lënë më tepër kohë në duart e kanibalëve me pushtet.

Të jeni të sigurtë se në bodrumet e vilës në Surrel të Edi dhe Linda Ramës, xhevahiret do të jenë të pafundme dhe çuditshme. Jo vetëm tek çifti kryeministror. Ngjashmë në një garë ethesh pasurimi befasitë mund të jenë të pafundme. Kasafortat, bodrumet e tyre, llogaritë e tyre, vilat e tyre në det e në male, janë mbushur me plaçkitje djerse të shqiptarëve. Sri Lanka në Tiranë është një instrument për të rikthyer demokracinë, në të kundërt diktatura moderne e Edi Ramës do të dorëzojë metrat e fundit të Shqipërisë së hedhur në ankandin kriminal vendas, rajonal e ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptaro-Amerikani12/07/2022 10:21

NARKO-SHTETIN SOROSIAN SHQIPTAR, COLUMBINAO-SRI LANKËN NË MES TË EVROPËS, JO PATURPËSISHT, POR NË MENYRËN MË KORRUPTIVE DHE MË KRIMINALE, E KRIJUAN SË BASHKU SOROSIANËT E SHBA DHE SOROSIANËT E EVROPËS. SHQIPËRIA SOT ËSHTË DËSHTIMI DHE TURPI I POLITIKËS SË JASHTME ANTIDEMOKRATIKE SOROSIANE AMERIKANE DHE DËSHTIMI E TURPI I POLITIKAVE KORRUPTIVE SOROSIANE TË KOMISIONIT EVROPIAN MBI ZGJERIMIN E BE!!!
POR ME SA PO SHIKOJMË POPULLI SHQIPTAR NUK ËSHTË SI POPULLI I SRI-LANKAS, POR ËSHTË NJË POPULL FRIKACAK, EGOIST, BLIHET DHE SHITET SHUMË LIRË, KORRUPTOHET DHE INTIMIDOHET ME SHUMË LEHTËSI NGA PUSHTETI DHE NUK E BËN DOT KURRË ATË QË BËNË POPULLI I SRI-LANKAS, LËR PASTAJ QË SHQIPTARËT TË BËJNË ATË QË BËJNË FRANCEZËT, ITALIANËT, GREKËT APO POPUJT E TJERË TË QYTETËRUAR TË EVROPËS DHE TË BOTËS!!
ME SKANDALET E PAPARA NË BOTË, ME VJEDHJET ASHIQARE FARË, ME QEVERISJEN MË TË NDYRË, ME FASHISTE, MË KLEPTOKRATIKE DHE MË KRIMINALE NË BOTË, POPULLI SHQIPTAR AKOMA PRET QË TË DALË NËPËR SHESHET DHE RRUGËT E SHQIPËRISË ME NXITJEN DHE THIRRJET E PARTIVE OPOZITARE!!! POPULLI SHQIPTAR AKOMA NUK E KA KUPTUAR QË OPOZITA VËRTETË E ÇDO QEVERIE ËSHTË VETËM POPULLI DHE TË GJITHË TAKSAPAGUESIT SHQIPTARË!!!
PO NUK E KUPTUAN AS KËTË, ATËHERË KY POPULL JO VETËM QË PASKA FALIMENTUAR, POR PASKA VDEKUR FARE!!!!

Skrapari11/07/2022 14:40

Per sa kohe qe ne krye te opozites BIO do te jete Legjendari Doktor BERISHA, Shqiperia ska per te rene KURRE ne kthetrat e kucedres komunisto-punisto-ridhjerase. Kjo eshte e sigurte. Pranvera vjen dhe ne vjeshte.

Shto koment

Denonco