Për ju që akoma nuk po kuptoni çfarë ka ndodhur më 7 Korrik!

Për ju që akoma nuk po kuptoni çfarë ka ndodhur më 7 Korrik!

Nga Çim Peka - 09/07/2022

1- Në 2003-2005 donatorë dhe diplomatë të huaj sponsorizuan një opozitë të sajuar “Mjaft”, që të ndalonin rikthimin e opozitës BIO në pushtet. Dështuan.

2- Në 2013-2021 investuan që lideri i opozitës BIO të ishte një sajesë e tyre që t'i mbyllej ndikimi liderit BIO, dështuan. Ai u rikthye kur sajesa në krye të opozitës BIO doli hapur se ishte një sekser fondesh e burim pazaresh me qeverinë.

3- Në 2021-2022 tentuan sërish me “levizjen e pastrimit të detit nga gomat” dhe disa “ndërthurje” amorale me deputetë pa integritet politik, dështuan.

Lideri BIO dhe opozita BIO mbushi sheshin më 7 Korrik si kurrë më parë.

Çfarë nuk po kuptoni:

Shqiptarët më 7 Korrik treguan se te pakten nje pushtet e duan per vete. Opoziten. Nderkombetaret dhe sekseret e ambasadave kane qeverine per pazaret e tyre, por shqiptaret nuk i lane me edhe opoziten. 7 Korriku eshte dita e rivendosjes se pluralizmit or budallenje. Kaq e thjeshte dhe kaq e rendesishme eshte. 

Pluralizmi u rivendos. Keni parë gjë arrogantin Rama të komentojë këto ditë? Gjithçka ka ndryshuar me atë datë. Gjithçka fillon nga ajo datë.

Ps: Për ju që thoni se protesta nuk ishte e dhunshme siç u paskemi kërkuar ju:

Dy gjëra.

a) - Opozita nuk bën protesta të dhunshme për rritje çmimesh në asnjë vend të botës. Ato i bëjnë sindikatat dhe protestuesit e thirrur nga grupet e interesit.

b) - Opozita ka të drejtë ta bëjë flakë kur qeveria me sistemin e drejtësisë së kapur prish rregullat e lojës se një pluralizmi real. Pra nuk njeh të drejtat e opozitës.

Këtu do jetë populli i 7 Korrikut dhe po vëzhgon dy lëvizjet e Ramës që do të zhbëjë garën.

Le t'i bëjë këto dy lëvizje dhe pastaj vëzhgoni dhe ju “paqeruajtës”, popullin e opozitës.

Këtu do jemi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

E kupton tani o im?09/07/2022 22:21

https://www.syri.net/bote/518988/video-rritja-e-cmimeve-mijera-protestues-i-vene-zjarrin-shtepise-se-kryeministrit-e-detyrojne-te-jape-doreheqjen/

Protest qesharake09/07/2022 19:10

Populli ka të drejtë të rrëmbejë edhe armët kur e shikon që ka një qeveri kuislinge, një qeveri që shkel kushtetutën, shkel ligje apo miraton ligje të padrejta, vjedh e ble votën, bën monizëm, bën tradhëti kombëtare, etj. Ik shiko në SHBA. Ç'lidhje ka sindikata këtu? Në Shqipëri nuk ka sindikata, janë të shitura. O PIM ÇEKA MOS NA BËJ SI I DIKTUR KOT! KËTU RAMA PO TALL TRAPIN ME NJË POPULL TË TËRË, TI THUA SINDIKATA. PO TË KISHTE SINDIKATA DHE DREJTËSI , KUJT I PLASTE PËR SALIUN E DHE OPOZITËN E TIJ TË LESHIT?

Protest qesharake09/07/2022 19:08

Populli ka të drejtë të rrëmbejë edhe armët kur e shikon që ka një qeveri kuislinge, një qeveri që shkel kushtetutën, shkel ligje apo miraton ligje të padrejta, vjedh e ble votën, bën monizëm, etj. Ik shiko në SHBA. Ç'lidhje ka sindikata këtu? Në Shqipëri nuk ka sindikata, janë të shitura. O PIM ÇEKA MOS NA BËJ SI I DIKTUR KOT! KËTU RAMA PO TALL TRAPIN ME NJË POPULL TË TËRË, TI THUA SINDIKATA. PO TË KISHTE SINDIKATA, KUJT I PLASTE PËR SALIUN E DHE OPOZITËN E TIJ TË LESHIT?

Gj09/07/2022 18:05

Z. Peka,
Kishte shkruar edhe "fort i dituri" spartak Ngjela:-Madje, më tha njëri syresh, "nuk e pe që Saliu, në klithmat e tij mitingashëse, nuk pati kurajë dot që ta thoshte numrin e mitingashëve këtë herë?!"

Kurse një tjetër më tha se: "a nuk i pe makinat që kalonin te unaza anash urës?-
Më poshtë në shkrim ka edhe fyerje krahinore, por i falet një ish-burgosuri që në fakt tani është tamam i burgosur në marrëzitë-helm-urrejtëse të tij.
Një pyetje të thjeshtë kam për mendjendriturin: a shkruhet në 7 korrik apo më 7 korrik?

Shto koment

Denonco