'S'jemi kampionë turizmi, po kontrabandistë që shesim naftë të lirë për jahtexhinjtë'

'S'jemi kampionë turizmi, po kontrabandistë që shesim naftë të lirë për jahtexhinjtë'

Nga Klodian Tomorri - 09/07/2022

Kur vendi bëhet totalisht qesharak, Kryeministri e nis ditën duke njoftuar popullin se në Durrës erdhi jahti i themeluesit të Whatsapp!

“Nga fillimi i sezonit kanë qenë të shumtë jahtet dhe kroçerat, që janë ankoruar në brigjet shqiptare - thotë kryeministri- dhe kjo tregon se Shqipëria po bëhet kampione e turizmit në Ballkan!”

As një orë pasi përfundoi mbushjen e serbatorit me qindra mijë litra naftë pa taksa, jahti u nis në Kroaci. Pronari i jahtit fitoi më shumë se 1 milion euro ndoshta, por në Durrës nuk denjoi të blinte as ndonjë sufllaqe për marinarët. Ia mbathi në Kroaci!

Pra, për ta përmbledhur këtë njoftimin e Kryeministrit, ne nuk jemi kampionët e turizmit në Ballkan. Thjesht jemi ca kontrabandistë të vegjël, që shesim naftë të lirë për jahtexhinjtë e të gjithë botës, ndërsa qytetarëve u rrasim shkopin e trashë të Bordit. Nejse, filozofi zhvillimi është dhe kjo.

 

Mesazhi i Ramës, dje.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

EO09/07/2022 17:45

Paska mbetë për 1 milion euro themeluesi i Whatsapp!?
Apo e kishe fjalën për kapitenin e jahtit dhe ndonjë "kapiten" shqiptar?

Leo09/07/2022 15:58

Tomor une jam me PD, je i gabuar se nuk ke pyetur. Une punoj me jahtet. Tani e marin me 1.70 euro per liter. 1.70x118 beje llogarine..

Fiks09/07/2022 15:46

Dhe me shume gjasa ka shkarkuar dhe mutin ne detin tone me na treguar se sa te dhjere jemi.
Fermeret e blej e naften me 250 leke miliarderet e blejne me 90 , rama han ate qe derdhi ky ne det.

Lulushi09/07/2022 15:18

Edhe ti Ram edhe ti Klodian ja fusni me top. Ne Shqiperi kane hyre vetem 1% e jahteve qe vinin cdo vit per furnizim bordi. Edhe keto qe kane ardh jane furnizuar me sasira shume te pakta. Ti Tomor nuk te ha meraku per popullin! Nuk guxon njeri te nxjer nje foto jahti se thua direkt erdhi balozi dhe na perpiu naften!!! Interesohu njehere me ata qe meren me kete pune te dish se ka te mira apo jo.....

Shto koment

Denonco