Faleminderit Amerikë, pa ju nuk mbushej ai shesh më

Faleminderit Amerikë, pa ju nuk mbushej ai shesh më

Nga Myslim Murrizi - 08/07/2022

Protesta madhështore është rikthim i shpresës së vrarë nga pazaret në kurriz të qytetarëve Opozitarë.

Falenderim mirënjohje dhe respekt për çdo qytetar në protestë.

Por një“ falenderim” dhe “mirënjohje “të veçantë për mua i takon George Sorosit, Alexit, Sekretarit Amerikan Blinken, ambasadores Kim dhe të gjithë atyre që kontribuan në shpalljen e Berishës ‘non grata’ pa përjashtim.

Një “ falenderim” edhe për Bashën që më datë 9 shtator 2021 e përjashtoi nga grupi dhe nga partia.

Si “ organizator” nuk mund të lë pa përmend dhe Ramën e qeverinë e tij që me arrogancën 9 vjeçare ndaj shqiptarëve shtuan mllefin qytetar.

Falë të gjithë këtyre që përmenda më sipër ishte kjo protestë madhështore dje në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ndryshe opozita do venitej, do shuhej ngadalë dhe pa gjurmë nga bashkëjetesa në simbioze e Bashës me Berishën për hatër të një fjale të dhënë e të një sedre burri për të mos larguar nga kreu i PD atë që gaboi kur e solli në PD.

Po të mos kishte qënë vendimi i ‘non grata’ për Berishën grupi parlamentar 2021-2025 do të ishte grupi i fundit në Kuvend i opozitës së krijuar më 8 dhjetor 1990.

Berisha do kishte mbyllur karrierën e tij duke kafshuar gjuhën dhe duke shtrënguar dhëmbët deri në 2025 për hatër të peshës së fajit që nuk foli e nuk reagoi më herët dhe PD do ishte shndërruar në një fasadë e Ramës kopje e keqe e opozitës bielloruse ku Llukashenko cakton dhe opozitën.

Shqipëria shkonte drejt një neodiktature të kamufluar si “ demokraci” portokalli, dhe shqiptarët ata që do qëndronin në Shqipëri do nënshtroheshin totalisht, të tjerët që nuk duronin shtypjen, nënshtrimin, poshtërimin do iknin nga sytë këmbët në çdo cep të botës, njëlloj si në vitet 1944-1946 kur diktatura filloi të lëshoj rrënjë.

Faleminderit Zj Kim

Falë qëndrimit tuaj, deklaratave tuaja publike, përpjekjeve tuaja për të legjitimuar, përkrahur, ndihmuar e stimuluar një “opozitë” fallco nga OPOZITA REALE, sollën konsolidimin e Partisë Demokratike dhe kthimin e saj me këmbë në tokë.

Ndryshe e gjithë PD dhe opozita do të ishin njëlloj siç janë ata deputet dhe ai grup i vogël bythecësh qe ju mendoni ti fryni me kompresor, por ata janë spesor i hollë dhe plasen shpejt si tullumbace të skaduara kineze.

Eeeeeh sa shumë “ dele” barëngrënëse paska patur në Shqipëri shkruante Bushati.

Populli thotë “ruhu nga rrebelimi i të urtit”

Nuk e di se si janë ndjerë dje te gjithë ata që ndikuan në shndërrimin e “ deleve” në “UJQËR”???

Problem është se ujqerit nuk ushqehen me barë.

Protesta e djeshme ju hapi shumë punë patronazhistëve të rilindjes që të evidentojnë çdo pjesëmarrës dhe t’ja dërgojnë emrat te njeri nga sorosit o tek George o tek Alexi që të filloj proçedura e shpalljes ‘non grata’.

Unë besoj shumë që shpallja ‘non grata’ e Berishës ishte për të zgjuar Berishën nga gjumi dhe për ta shkundur nga agonia ku kishte rënë për hatër të fjalës që kishte thënë kur dha dorëheqien në 2013.

Shpallja ‘non grata’ ndezi shpresën për të patur betej politike, për të rikthyer pluralizmin e shuar, për të ngritur edhe njëherë opozitën e munguar dhe të shitur e të falur në prehër të pushtetit sidomos prej 19 shkurtit 2019.

Ndaj ftoj çdo DEMOKRAT dhe çdo shqiptar opozitarë që me zemër e shpirt të themi edhe njëherë si në vitet 1990-1991.

Faleminderit Amerikë! Flaë jush sot Shqipëria është përsëri pluraliste.

Shqiptarët me kurajën e tyre, me qëndresën e tyre, me votën e tyre, duhet ta bëjnë demokratike dhe europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

simbad08/07/2022 19:20

Si tullumbace koreane, jo si kineze.........

Gj08/07/2022 15:16

Akoma s'ka dalë znj. Kim të thotë: "Bravo mua, që ju zgjova"?!!!
Mund të shfrytëzojë nesër Kurban Bajramin....

Shqiptaro-Amerikani08/07/2022 14:11

Sali Berisha i zgjoi shqiptarët nga gjumi i vdekjes!
1 milion të zeza i bëri Enver Hoxha shqiptarëve për 45 vjet, i la fukarenj, i goditi, i interrnoi, i burgosi, i vari dhe i pushaktoi të gjithë kundërshtarët e tij politik, kundërshtarët e pushtetit dhe ata që nuk mendonin si ai, i shpronësoi dhe i shtetëzoi të gjitha pronat, i keqmenaxhoi dhe i shpërdoroi kot të ardhurat dhe pasuritë e vendit, vetë për qëllimin e mbrojtjes nga armiqtë imagjinarë apo armiqtë që krijonte artificialisht vetë. Por ama, kurrë nuk i vodhi, kurrë nuk u grabiti paratë e gjakut të tyre, kurrë nuk u grabiti pronat për veten e vet apo për pushtetarët e tjerë të qeverive të tij. Por u thanë këneta dhe moçale dhe u hapën toka të reja, u ndërtuan rrugë, hekurudha, hidrocentrale, termocentrale, kombinate, uzina dhe fabrika anë e cep Shqipërisë, u zhduk analfabetizmi dhe u ndërtuan spitale, klinika dentare, çerdhe, kopshte dhe shkolla edhe në fshatin më periferik të Shqipërisë, për aq sa ishim të zhvilluar, në çdo fshat kishte qendra shëndetësore, komplet falas. Kush vidhte një qindarkë nga arka e shtetit përfundonte menjëherë në burg dhe deri në pushkatim apo varje në litar!!!
E thashë këtë, jo për të ngritur lart figurën e diktatorit kriminel dhe më gjakatar që ka parë bota, as për të thënë "Lavdi diktatorit Hoxha", por për ta krahasuar sot me narko-Diktatorin sorosiano-fashist dhe satrapin Musolino-Putinist të Surrelit, që përveç të gjitha të këqijave që kishte diktatori gjakatar Enver Hoxha, ky ndyrësirë, ka edhe 1000 të zeza të tjera. Ky është edhe kriminel, edhe psikopat dhe i sëmurë rëndë psiqik, edhe i droguar, edhe mashtrues, edhe horr, edhe rrugaç, edhe arrogant, edhe injorant, edhe intrigant, edhe harbut, edhe hajdut, edhe imoral, edhe dhunues dhe përdhunues i ministrave dhe ministreshave të harremit të tij qeveritar!!! Mjerë ata që e dinë se çfarë heqin nga ai!!! Dalin si legena të qeshur përpara kamerave dhe publikut, pa pikën e turpit, pasi u janë tharë lotët dhe u kanë ikur shenjat nga druri dhe të rraurat që hanë me radhë brenda në qelinë e zyrës së tij!!!
Këta Gjiknurët, Ahmetajt, Ballukët, Beqajt, Manastrilinjtë, Xhaçkat, Muçët, Çuçët, Lali Plehrat e bashkive dhe të gjithë zhabat dhe zhapinjtë e mutërit e tjerë, thjesht janë mish për top të Edvinit. Ai është përvetësuesi i pjesës së luanit tek të gjitha vjedhjet dhe grabitjet që këta plehra bëjnë. Kur ta kuptojnë këta që Akrepi pasi rrethohet nga flakët e nuk ka nga shpëton, për të shpëtuar veten, jo vetëm që i helmon dhe i vret të gjithë akrepat e tjerë, por në fund, për t'i shpëtuar vdekjes së tmerrshme, helmon dhe vret veten e vet!!!
Ky do të jetë edhe fundi i sektit më kriminal që ka parë Shqipëria në historinë e saj, që nga krijimi si komb!!!

Shto koment

Denonco