Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Si po e ndryshojnë sistemin e drejtësisë amerikane miliardat e George Soros

Si po e ndryshojnë sistemin e drejtësisë amerikane miliardat e George Soros

Nga New York Post - 10/06/2022

Sa kushton saktësisht “drejtësia sociale”?

Miliarderi liberal George Soros ka shpenzuar të paktën 40 milion dollarë gjatë dekadës së fundit për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, sipas kërkimit tonë të fundit. Ato miliona kanë ndihmuar në zgjedhjen e dhjetëra prokurorëve progresivë të gatshëm për të ribërë sistemin e drejtësisë sipas preferencave të Sorosit.

Jo sipas preferencave të amerikanëve, siç tregon tërheqja e Prokurorit Distriktual të San Franciscos, Chesa Boudin, të martën. Soros nuk e ka financuar Boudin direkt, por ka dhuruar për një PAC (Komitet Aktiviteti Politik) anti-tërheqje. Dhe Boudin ishte fytyra e parë në faqen “Meet the Movement” (Takohu me Lëvizjen) e “Përndjekje e Drejtë dhe e Ndershme”, finan cuar nga Soros.

Nga 2014 deri më 2021, 40 milionët e Sorosit ndihmuan në zgjedhjen e të ashtuquajturve prokurorë të drejtësisë sociale në gjithë vendin, ndërsa duzina të tjerë përftuan nga financimet e miliarderit teksa ishin në detyrë. Rreth 75 prokurorë rrethesh të lidhur me Sorosin kontrollojnë juridiksionet e 72 milion amerikanëve – një në pesë – nga Manhattan në Portland, Los Angeles e Philadelphia.

Dhe Soros nuk ka mbaruar ende.

Vetëm këtë vit, Soros ka investuar edhe më tepër në zgjedhjet për prokurorë distriktesh në Little Rock, Arkansas. ($321,000), në Contra Costa, Kaliforni ($652,000) dhe Portland, Maine ($300,000).

Në Arkansas, grupi i financuar nga Soros, “Justice and Public Safety PAC”, ishte shpenzuesi më i madh i pavarur në zgjedhjet primare në maj, duke hedhur dhjetë herë më tepër se vetë fushata e kandidates së preferuar nga Soros, Alicia Walton.

Ndërsa Walton humbi në Little Rock, shumica e basteve të Sorosit dhanë fryte. Pushteti i prokurorëve të lidhur me Soros shtrihet në zona të mëdha të vendit, përfshirë 25 nga 50 qytetet dhe kontetë më të mëdha, periferitë e qeta të Washington DC dhe komunitetet bujqësore në Wisconsin.

Këta prokurorë po e ndryshojnë nga brenda sistemin e drejtësisë. Në emër të reduktimit të pabarazive të perceptuar, shumë prej tyre nuk vendosin më lirim me lënie parash peng, duke preferuar lirimin pa pagesë. Ata refuzojnë të punojnë me autoritetet e imigracionit, rrëzojnë akuzat për krime të vogla dhe kërkojnë dënime të lehta për të akuzuar të dhunshëm, shpesh me pasoja tragjike.

Ndërkaq, ata i janë kundërvënë zbatimit të ligjit dhe janë armiqësuar me stafet e tyre. Prokurorët e vjetër janë larguar në mënyrë masive – 75% deri në 100% në zyrat e prokurorëve të lidhura me Soros nga Philadelphia në St. Louis e San Francisco.

Dhe teksa krimi i dhunshëm rritet në gjithë Amerikën, ndihet dëshpërimisht nevoja për gjithë ata ndihmës prokurë me përvojë. Ndonëse përfaqësojnë vetëm 22% të popullsisë së vendit, zyrat e prokurorëve progresivë mbuluan 40% të rasteve të vrasjeve në 2021 dhe një të tretën e të gjitha krimeve të dhunshme.

Në Fairfax, Virginia, zemërbutësia e prokurorit të financuar nga Soros shkaktoi vrasje në rastin e një krimineli karriere të akuzuar për goditjen me armët të pesë të pastrehëve në New York e Washington, duke vrarë dy. Pasi hyri me forcë në dy hotele të ndryshëm në Virginia dhe tentoi të rrëmbente e të përdhunonte një shërbyese, Gerald Brevard përballej me dënim nga 26 vjet deri në burgosje të përjetshme në fund të vitit 2020. Por kryeprokurori Steve Descano bëri një marrëveshje me të, duke rrëzuar akuzat, që e çuan në vetëm pesë muaj pas hekurave.

Më 2019, Descano — pa përvojë në veprat penale – u promovua falë parave të derdhura nga Soros në fushatë. Nga 950,000 mijë dollarë donacione që mori kandidati Descano, 659,000 erdhën nga dy PAC të financuara kryesisht ose tërësisht nga Soros, dhe 50,000 dollarë të tjerë të ardhur nga grupe apo individë të lidhur ngushtë me Soros.

Prokurori Distriktual në San Antonio, Joe Gonzales, mori mbi 1.4 milion dollarë nga Soros më 2018 – thuajse 90% e gjithë fondit të fushatës së tij. Prokurori i Philadelphias Larry Krasner mori rreth 3 milion nga njësi të lidhura me Soros për fushatat e tij më 2017 e 2021.

Në Manhattan, Soros hodhi 1.3 milion dollarë në mbështetje të Alvin Bragg. Ndërsa ka pasur disa dështime të profilit të lartë (San Diego 2018, Rochester 2019), përpjekjet e Sorosit përgjithësisht kanë qenë të suksesshme në instalimin e kandidatëve të tij të preferuar.

Në vetëm 10 gara midis 2018 e 2021, Soros shpenzoi 13 milion dollarë ose direkt ose përmes grupeve të tretë për zgjedhjen e të preferuarve të tij.

Soros ka ngritur një infrastrukturë prokurorësh progresivë me duzina grupesh satelite që përkrahin prokurorë radikalë në përpjekje për të ndryshuar sistemin e drejtësisë penale. Me qindra miliona dollarë të Sorosit dhe edhe më tepër nga aleatë-donatorë shumë të pasur, shoqatat profesionale ideologjike dhe grupet e avokatisë trajnohen, organizohen dhe caktojnë reformuesit e drejtësisë sociale deri në Kenia e Portugali.

Këto investime kanë dhënë rezultate edhe përtej kutive të votimit. Soros, i cili është donatori kryesor dhe kryetar i Aleancës për Politikën ndaj Drogës, mbrojtësi kryesor në vend për legalizimin e narkotikëve, ka parë se si prokurorët e tij të preferuar dekriminalizojnë drogën, i japin fund zbatimit të ligjeve për dënimin me vdekje apo për krimet e urrejtjes dhe bëjnë lirime të burgosurish në një shkallë që nuk është vënë re më parë.

Për Sorosin dhe prokurorët e tij, ti merr atë për çka paguan.

Marrë nga nypost.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Messi 10/06/2022 15:25

Sorosi, i q... motren, Amerikes, uau! Po neve qe na vjen zor ta besojme, ca ndodh?! (Sorosi eshte e nje institucion, amerikan, qe bene punet e pista ne vendet e botes se trete, si Shqiperia)!

Shto koment

Denonco