Shqipëria sipas DASH, një xhungël pa qeverisje

Shqipëria sipas DASH, një xhungël pa qeverisje

Nga Basir Çollaku - 08/06/2022

Nëse lexon raportet për Shqipërinë të Departamentit Amerikan të Shtetit, natyrisht me burime të shumta, institucionale dhe diplomatike, ngjan sikur shkruhet për një vend pa qeverisje. Duket sikur raportimi i shkon për shtat një xhungle kriminale, ku mafia, bandat dhe organizatat e nëntokës, sundojnë kudo. Në ekonomi, pushtet, medie, drejtësi e shoqëri, medemek civile. Raporti më i fundit amerikan, ishte tronditës për nga përmbajtja. Thelbësisht në përmbledhje të konstatimeve të raportit të qeverisë së SHBA, ndër të tjera thuhej se:

Ka korrupsion, pra vjedhje, të përhapur në të gjithë nivelet e qeverisjes, qendrore dhe vendore.

Policia dhe drejtësia kanë të përfshirë njerëz të inkriminuar, duke dëshmuar pafuqi profesionale.

Institucionet e reja të drejtësisë, duke përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme, kanë pasur presion e trysni të shumtë politike, duke mos qenë të pavarur të prodhojnë pavarësi në hetimet për korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Nëpër Gjykata të nivelit të lartë, emërimet ishin me ngjyrime, sponsorizime dhe kontribute politike.

Liria e medies është ku thërret qameti në rënie të lirë, e dominuar e kontrolluar nga qeveria.

Biznesi dhe ekonomia firmosen në zyrat e Kryeministrit e ministrave sipas porosive.

Trafiku i drogës i shumëfuqizuar dhe organizatat ndërkombëtare mafioze, kanë zgjeruar gjeografinë dhe investimet në Shqipëri.

Pastrimi i parave, gjithnjë në rritje dhe burime të këtij investimi, kanë qenë të ardhurat nga organizatat kriminale mafioze vendase, me ortakëritë e tyre ndërkombëtare, gjithnjë e më të forta e raste të shtuara.

Dosjet e mëdha, ku janë përfshirë ministra e qeveritarë, nuk hetohen e ndëshkohen.

Non grata e munguar…

Me këto qëndrime të shkruara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, sigurisht bazuar në të dhëna të besueshme, të cilat nuk janë kundërshtuar ndonjëherë nga askush, Edi Rama dhe disa nga ministrat e kryebashkiakët e tij, ku kryeson Erjon Veliaj, duhet të ishin sanksionuar persona ‘non grata’ për vepra të mëdha korruptive dhe kriminale. Ky është një veprim që duhej të kishte ndodhur domosdoshmërisht, për të harmonizuar seriozitetin e shkrimit dhe deklarimit zyrtar. Asnjë vendim ‘non grata’, pa e kryesuar listën Edi Rama, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja apo Taulant Balla, nuk mund të dakordësohet me opinionin publik. Çuditërisht Ambasada në Tiranë dhe eprorët e saj në DASH, nuk reaguan sërish, kur Edi Rama me një arrogancë poshtëruese e quajti raportin një formalitet copy-paste…! Ata e dinë përse-në dhe kohën e saj. Raportet e përvitshme të CIA, DEA, Europol, fatkeqësisht nuk na kanë lënë ndonjëherë të zbresim nga vendi i tretë për trafikun e drogës, qenieve njerëzore e pastrimit të parave. Kujtojmë se 2016-a, ishte viti rekord me miliarda euro trafik kanabis nga Shqipëria, tranzit kokaine e heroinë, ku nuk mundi askush të na e marrë vendin e parë. Amerikanë e europianë, partnerët tanë, kanë heshtur, sikur të ishin në gjumë dimëror disa-vjeçar. Provat janë. Faktet po. Vendimet jo.

Reformë po, reformatorët jo!!

Ne një vend i NATO-s, praktikisht krahasohemi me askundin. Kujtojmë ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, që lanë gjurmë vetëm përqafimin e mesnatës së 21-22 korrikut në Kuvend, kur u votua Refoma në Drejtësi me 140 vota kërbaç-kulaçi.

Natyrisht në nisje të këtij projekti për drejtësinë, befasia ishte financimi nga Soros i draftit, pagesa e ekspertëve po prej tij, të cilët më pas, kundër normimeve kushtetuese, u bënë zotër të institucioneve dhe kontrollues të sistemit. U sollën në Tiranë si vëzhgues të reformës, në procesin e rivlerësimit, ndërkombëtarë si Theo Jacobs e të tjerë, shumica të hetuar në Kosovë nga Eulex, për ndërhyrje e ndikime të paligjshme. Profesionalisht asnjë nga të ardhurit si pjesë e trupës së Organizmit Ndërkombëtar të Monitorimit, nuk konkuronte dot në edukim nga shumë prokurorë e gjyqtarë të sistemit, larg formimit të magjistratëve, të cilët më pas u sakatuan e larguan nga drejtësia.

E nisën me shpalljen kampion antikorrupsioni të Ardian Dvoranit, një hetues të diktaturës, njeriun që kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim në emër të tij, qëndroi shtatë vite paligjshmërisht në detyrë si gjykatës. Njeriu që në procesin e vettingut, rezultone me një harresë të vogël financiare vetëm 100-milionëshe. Se kush e ka bërë dosjen e tij në DASH, një Zot e di. Komisioni i Venecias në 2015 shprehu opinionin e tij se kjo skemë do të çojë në kontrollin e drejtësisë nga mazhoranca. Ndodhi.

Në Këshillin e Prokurorisë, të Gjyqësorit, Prokurorinë e Posaçme dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, u përfshinë njerëz të kohës së diktaturës, e disa prej tyre, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Anëtarët e trupave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionit të Posaçëm të Apelimit, u zgjodhën nga mazhoranca falë një kapitullimi absurd të opozitës. Një tërheqje, dorëzim apo Pazar nga opozita, kjo mbete ende mister?!

Niveli i tyre profesional si kontrollorë, ishte mjeran, krahasuar me subjektet që do të vlerësoheshin. Drejtues gjithnjë njerëz të qeverisë. Anëtarë të KPK dhe KPA, Komisionerë Publikë si Genta Bunga, Luan Daci, Tartar Baze, Ardian Hajdari, Etelda Çiftja, Florian Ballhysa e Dariel Sina, janë hetuar dhe po hetohen. Akuzat ndaj tyre, kryesisht kanë qenë dhe janë flasifikime, deklarime të rreme, mospagim taksash e fshehje pasurie. Këta rivlerësues, në të dy shkallët e vettingut, morën bakshish dhe zgjatjen e afatit.

Puna e tyre nuk kontrollohet nga askush, përveç partisë në pushtet. Eshte modeli hibrid, ku heton dhe gjykon e njëjta trupë, është model të cilin Bashkimi Europian, nuk lejoi të eksperimentohej në Kosovë dhe Maqedoni. Por këtu, çuditërisht e mburrin plot hipokrizi. Diskriminimet krahinore, si element genocidi, kryesisht ndaj veriorëve në sistem, u bënë gjueti e porositur nga kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kjo kulmoi me përgjimin e Genta Bungos, drejtuese e KPK-së, që kërkonte largimin e Elisabeta Imerajt, prokurores së Tiranës, sepse u dashka një maloke më pak në sistem.

Ndodhi siç tha. Kur ekuilibrat trazohen, kur zihen reformatorët palë të Ramës me ata të Xhafës, turbullohen ujërat gjithnjë e më pis të drejtësisë. Pasi zgjodhën kë deshën në krye të akuzës së Tiranës, emërim i lajmëruar i Arenc Çelës, kanë bërë gati pasardhësin e  Arben Krajës. Kompania fituese e tenderit të vettingut, merrej me kanalizime me përvojë në vende të botës së tretë. Por 800 milionë euro për këtë çorbë, me nismëtar Soros, kanë vajisur shumë zëra e shumë xhepa vendas dhe të huaj. Po çfarë i duhet një drejtësi e mbyllur, një fondacioni të quajtur Shoqëri e Hapur. ?

Ka ndodhur në SHBA

Geroge Soros, Fondacioni dhe organizatat e tij, kanë financuar në miliona dollarë fushatat e prokurorëve të 75 qarqeve në Shtetet e Bashkuara, duke qenë këto të zgjedhur përgjegjës për shërbimin e drejtësisë në mbi 40% të vrasjeve në vend, e dhënë kjo, sipas Fondit të Mbrojtjes Ligjore për Zbatimin e Ligjit në USA. Ky ndikim ka sjellë fitues pa përvojë për mbështetës e të mbështetur prej tij dhe puna e tyre ka pasur rezultat në rritje të krimit e mosndëshkimit.

Vetëm në tre vite, nga 2018 në 2021, Soros shpenzoi 13 milionë dollarë në vetëm 10 kandidatë, ku të gjithë sipas raportit, morën mbi 1 milion dollarë financime. Kur masakra ka ndodhur dhe po ndodh atje, mendoni se në  Shqipëri kollajllëku i përdorjes është dërrmues.

Ndaj vendit tonë i duhej dhe i duhet Reforma në Drejtësi, por jo reformatorët që e bënë atë. Sistemi tashmë ka kapitulluar dhe punon si shërbim postar, çfarë të vijë nga lart dhe nga larg, bëhet diçka poshtë dhe afër. A është kjo verbëri amerikane? Unë them se jo. Por diçka e rëndë ka ndodhur me sytë e reformës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptaro-Amerikani08/06/2022 18:48

DASH NA HENGERT MUTIN!! DASH ESHTE NJE PLEHRE SOROSIANE QE MBESHTETI DHE PO MBESHTET FUQISHEM KRIMIN E ORGANIZUAR NE SHQIPERI TE DREJTUAR NGA CIFTI SOROSIAN RAMA-KIM!! NE CDO VEND QE NDERHYRI DASH ME DUART E TIJ TE QELBURA, AI VEND U SHKATERUA, MORI FUND DEMOKRACIA, MORI FUND SHTETI LIGJOR, MORI FUND DREJTESIA!! DASH E KA KTHYER SHQIPERINE NE NJE KORE TE VERIUT NE MES TE EVROPES!!!
SHQIPERIA NE ASNJE SEKONDE TE HISTORISE SE SAJ, MADJE EDHE KUR KA QENE E PUSHTUAR, EDHE KUR KA QENE NENDIKTATUREN GJAKATRE KOMUNISTE, NUK KA QENE KURRE NE KETE GJENDJE KATASTROFIKE QEVERISJEJE DHE HUMANITARE!!
SOT NE SHQIPERI NJE NJERI I ZAKONSHEM SHUME HERE ME MIRE JETON PO TE JETE NE BURG SE SA TE JETE I LIRE!!! SEPSE NE BURG I KA TE SIGURUARA QE TE GJITHA FALES, USHQIMIN, STREHIMIN, UJIN, NGROHJEN, FTOHJEN, LARJEN, SHERBIMIN SHENDETESOR DHE DENTAR. NDERSA NJE NJERI I ZAKONSHEM, I LIRE, I PA PUNE NUK KA AS LEKE, AS USHQIM, AS STREHIM, AS UJE TE PIJSHEM, AS KORENT, AS NGROHJE DHE AS FTOHJE, SEPSE DUHET QE TI PAGUAJE QE TE GJITHE, NDERKOHE QE NUK KA ASNJE QINDARKE NE XHEP!!!
KJO ESHTE SHQIPERIA REALE SOT: ME MIRE NE BURG SE SA I LIRE!!!
RRINI O POPULL, FLINI GJUME!! NAFTA DHE BENZINA PO SHKON 260 LEKE/LITRI!!!
NE SHBA 1 LITER NAFTE ESHTE 1.5 DOLLARE, NDERSA NE SHQIPERI 2.5 DOLLARE!
I VETMI NDRYSHIM ESHTE QE NE SHBA KA NJEREZ ME DINJITET, NDERSA NE SHQIPERI KA NUK KA POPULL ME DINJITET POR KA PULA TE LAGURA!!

Shto koment

Denonco