‘Kemi shkjaun’, Rama në Ohër, lavde Serbisë

‘Kemi shkjaun’, Rama në Ohër, lavde Serbisë

Nga Avni Nezaj - 08/06/2022

Piromanët e morën urdhrin. Vini flakën pyjeve që të vijë të na i fike “Shkjau”. Kjo ishte në fakt ajo çfarë deklaroi gjatë gjithë kohës Edi Rama në samitin e Ohrit. Ai la të kuptohej se po të mos ishte Serbia, do ngeleshim pa bukë. Po të mos ishte Serbia, do ngeleshim pa energji. 

Mirë që nuk tha se po të mos ishte Serbia, do të mbeteshim edhe pa ujë, pa ajër. Bile në retorikën e tij mund të shquhej entuziazmi se, edhe nëse Shqipëria hyn në luftë më ndonjë shtet tjetër të rajonit, për shembull me Kosovën, do të ishte Serbia ajo që do të na ndihmonte ushtarakisht.

Të na rrojë Serbia!!! Nuk harrohen të mirat që u ka bërë shqiptarëve. Tani t’i hapim rrugët që të mbërrijë qetësisht në brigjet tona. Të riparojnë portet që t’i përdorim për mallrat e tyre. Të blejnë tokat që të ndërtojnë hotelet ku të vijnë të kundrojnë natyrën tonë të bukur bashkë më rusët e Putinit. Ekonomia është krejt ndryshe nga ajo që proklamon me bujë propaganda e Edi Ramës. Ekonomia ka rregullat e veta dhe zhvillohet e ecën gradualisht siç e kërkojnë njerëzit e tregjet.

Por t’i nënshtrohesh në këtë mënyrë, politikave skllavëruese të Serbisë dhe aleatit të saj strategjik, është absurde. 

E keni vënë re që asnjë deklaratë nga selia e qeverisë nuk ka dalë që nga momenti që u përhap në botë frika e kufizimeve të tregtisë se drithërave. Asnjë thirrje e qeverisë së Ramës për fermerët shqiptarë që të mbjellin grurë apo misër (vetëm deputeti Braçe bëri një deklaratë sa gjatësia e tij). Asnjë iniciativë e qeverisë për të mbështetur apo financuar kultivimin e drithërave që tokat të mos ngelen djerrë. Kjo për faktin se një situatë e tillë i duhet Ramës ta thotë më gojën plot se grurin na e sjell Serbia. Energjinë na e sjell Serbia. Avionët për fikjen e zjarrit na i sjell Serbia. Po për çfarë leshin kemi qeveri ne? Apo vetëm që të firmosim ato që thotë dhe sjell Serbia. Duke harruar ato që Serbia u ka bërë shqiptarëve ndër shekuj. Terror, dhunë, gjenocid, spastrim etnik, vrasje, masakrime. Apo jo?

Por këto nuk zënë vend në kandarin e Edi Ramës dhe tutorëve të tij financiarë.

Historia na ka treguar se sa here jemi afruar me Serbinë, vetëm sherrin ua kemi parë. E kot nuk kane thënë të parët tanë se nga “shkjau dritë nuk sheh”. “Ai edhe terrin me mundë ta heq”. 

Prandaj turruni piromanë. Digjni pyjet. Arat me grurë e misër nëse ka. Nuk kemi nevojë. Kemi Serbinë.

I duket serioze e bashkëkohore, moderne që të këmbëngulë në këtë lloj bashkëpunimi. Mendon se bota i ka sytë tek Edi Rama. Sepse bota pas gjithë atyre krimeve që serbët kanë bërë ndaj shqiptarëve do ti thotë këtij shqiptarit edhe kryeministër, një “bravo” të madhe. Ata që i rrinë në tavolinë edhe mund t’i thonë, disa me dyshim të madh, se mendojnë se është marrëzi. Por shqiptarët që u vranë për pavarësi nuk e kuptoj se si mund te sillen. Shqiptarët dinë të falin, por jo të nënshtrohen siç po kërkon Rama. Të paktën të kërkojë njohjen e shtetit të Kosovës që të duket si shqiptar. Apo këtë i duhej ta thoshte vetëm në Beograd që të pastrohej imazhi i tij prej “patrioti” të madh.

Pra, të na rrojë sa malet Serbia dhe lideri ynë global. Nuk kemi alternativë tjetër me rilindjen. Aty ku e kanë nisur më 1941 do ta vijojnë ta bitisin. Por kësaj here si “Ballkan i Hapur” për Serbinë i mbështetur nga Rusia, e atëherë si “Ballkan i Mbyllur” për shqiptarët i mbështetur prapë nga Rusia. Njëlloj, dhe sa më larg Europës...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA08/06/2022 19:52

HEU, "KEMI SHKJAUN" RAMA NË OHËR LAVDE SERBISË! EU, "NUK JEMI ME VËLLAUN"
DRAMA NË OHËR LAVDE VERBËRISË!. MU OHËRIN TRADHTARËT ZOGOLLI E TOPTANI
QË IA FALËN RUSO SERBISË; DHE, TANI NA DELË NJË KRIMINEL TRADHTAR, SI KËRDI
DRAMA, QË TË UA FALË RUSO SERBISË-PUSO VERBRISË, MBI 80% O TERË KOSOVËN
DHE MBARË TROJET TONA, QË ME SHEKUJ O TEMPUJ, NËN PLOJET ZEZONA OUUUH,
PREJ RUSO SERBO JGOSLLAVË! A, NUK PO DEGJONI, A NUK PO PËRGJONI, QË PO NA
THËRRASIN, PO NA BËRTASIN, ASHTAT DHE RRASHTAT PËRPLOTË O, VARRE MASIVE
PËRPLOTË AH, ZJARRE MARRËZIVE; QË NGA TUNA-DANUBI E GJËR TEK BUNA QË NA
HUMBI, SHKRUMBI, NGA GJENË TOKE DHE NGA BREZE QIELLI ËH, NGA NËNË-KRENË LOKË OR NGA RREZE DIELLI; QË KËTA SERVILË, KE GJAKPIRËSAVE, MISHNGRENËSA,
PRAGSHIRËSA DHE TRISHDRENGËSA; AS QEN AS UJK, AS KREN AS ZHUJK, KUJK ËH,
BASHKË, VRAZHDË SHI, LUKURI, DUKURI, BISHA TË TËRBUARA, ISHA TË VËRBUARA,
QË NUK DIJNË, AS NUK NGIJNË; AS TË KOPËN, AS TË NGOPËN; ME GJAK DHE PRAG
TË MBARË SHQIPTARISË!! LE TA DINË DHE LE TA NDINË, SE ASHTI, RRASHTI I FORTË
I SHQIPTARIT, DO TË JU MBETEJ NË FYT DHE DO TË JU MBYTË, T'UA NDALI FRYMËN
TË UA FALI KRYMËN; DHE, TË TË JU MALLKOJË, SHKALLMOJË, DHE DO TË JU PLASI
NGA MALLKIMI I GJAKUT, DHE NGA KALLKRIMI PRAGUT AH, TË MBARË SHQIPTARISË!!
TË FALA REFUGJAT T'LUFTËS NGA LUFTA UÇK ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, MANI USA

agron08/06/2022 13:15

Ai e ben te varur shqiperine nga serbia qe te thote neser qe skemi ku vemi pa serbin.

Shto koment

Denonco