Falënderimet e mia shkojnë për Lavrovin!?

Falënderimet e mia shkojnë për Lavrovin!?

Nga Kim Mehmeti - 06/06/2022

Ka vite që jemi duke e përsëritur të vërtetën që e dinin të gjithë – se ‘Ballkani i Hapur’ është projekt ruso-serb, përveç shqiptarëve të dehur nga ‘shlivovica’ serbe, siç janë për shembull leninistët që e drejtojnë BDI-në dhe ‘Rilindësit’ të cilët më të sigurt ndjehen në prehrin serb. se sa në kraharorin e shqiptarisë.

Por sot, pasi iu pengua ardhja në Beograd, ku mbase nga afër do jepte udhëzime për të nesërmen e projektit të përbashkët ruso-serb, pra sot, në çaste mllefi dhe sinqeriteti të plotë, ministri i jashtëm rusë publikisht pranoi se ‘Ballkani i Hapur’ është ‘fëmijë’ i cili ka prindër Moskën dhe Beogradin, e rritën e të cilit e pengojnë BE-ja dhje NATO-ja.

Dhe unë përzemërsisht e falënderoj ministrin rus të punëve të jashtme për shpalosjen e kësaj të vërtete që jam duke e përsëritur me vite, sepse e di se shumicën e ‘intelektualëve’ dhe ‘mendimtarëve’ të popullit tim i dallon një virtyt i veçantë, e që e shpërfaq mendësinë e servilit që e beson vetëm atë që e thotë i huaji, qoftë ai edhe shëtitës i zagarëve të ‘mbretit’ si dhe, të mos dyshojë fare në atë që e thonë shqiptarët e pushtetshëm dhe të pasur!

Kuptohet, edhe pas kësaj, Kryeministri i Shqipërisë do na këshillojë të shikojmë të mirat që do na i sjellë Serbia e së ardhmes, e jo të mbetemi peng i së shkuarës, kur në emër të ‘Botës Serbe’, vriteshin fëmijët shqiptarë. Pra do mundohet të na bind se shqiptarë mendjehapur e të civilizuar janë vetëm të ngjashmit si ai: ata që ndjehen mirë të ulur në prehrin e Beogradit!

Por sidoqoftë, prej moti është e qartë se ‘Rilindësit’ dhe drejtuesit BDI-së nuk i bren ndërgjegjja për asgjë, sepse dihet: brerja e ndërgjegjes së burrështetasve të papërgjegjshëm nuk buron nga turpi se kanë bërë diçka mëkatare dhe të dëmshme për popullin e vet, por nga frika se do i humbin privilegjet që ua ofron pozita e pushtetarit.

Si dhe nga frika se do mund ta humbin dashurinë dhe besimin e vëlluat të madh, të atij që ua përcakton fatin politik – mbështetjen dhe adhurimin e Beogradit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA06/06/2022 21:01

HEU, FALENDERIMET E MIA SHKOJNË PËR LLAVROVIN! EU, NDALETERBIMET KE GRIA
SHTROJNË PËR LLAVROVIN!! PORSI MORE HORRZI, BURRSHTETASIT SHQIPTARË SHI,
SI TË BDI-SË STALINISTE NË MAQEDONI DHE "RILINDASIT" NË SHQIPËRI, SIVËLLËZËR
TË VARRIT, ZJARRIT, TË KRYEMINELIT T'LUFTËS, SHFRYEKRIMINGELIT TË FUTËS, TEK
ME MASAKRA MASIVE, KASAPRA MARRËZIVE, GJËR MË HOLOKAUSTE MË GJENOCIDE
AUH, RROLOMAMUZDE ETNOCIDE, MË KANIBALË, KATASTROFALE; NA ÇFARROSI AUH
NA VARROSI; PËR SË GJALLI, Q'NA KALLI, TIM E FLAKË, KRIME SHLAKË, MOJ SHTRIGA,
MË E LIGA PLAKË; QË MBI 80% POR ENDË KËRKOJNË, TENTOJNË 100% GJERË VËLLA-
ZËRO RIHIRO FARË SHTIPKA VËRRINË; AH, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË; O,
QË DOLI E VËRTETA, RROLI VRERË SHKRETA; NGA LLAVROV SE: "BALLKANI I HAPUR
ËSHTË SJELLË OR PJELLË E PUSO VËRBËRISË OUUUH, RUSO SERBISË!" DHE, ATHUA
PARTITË-TRADHTITË ANTI SHQIPTARE SI ZAGARËT, BARËBARËT ËH, VUÇIQ-TRU HIQ;
A JANË TERË KËTA, PËR HATA; SI BEKTESH DO MERR VESH; SI GOGOLI E RROPTANI
AHIII, SI ZOGOLI O TOPTANI; QË SHPALLEN, KALLEN TRADHTINË MBARË SHQIPTARE!!.
MANI USA

Shto koment

Denonco