‘Sekti perandorak oligarkik’ mund të rrokulliset drejt tatëpjetës

‘Sekti perandorak oligarkik’ mund të rrokulliset drejt tatëpjetës

Nga Kastriot Islami - 06/06/2022

Me zgjedhjen e Presidentit të ri me 78 vota, madje më se të mjaftueshme të përcaktuara në Kushtetutë (në raundin e 4-të e të 5-të Kushtetuta mjaftohet me 71 vota për zgjedhjen e Presidentit) mund të thuhet pa frikë se “Rama triumfoi në zgjedhjen e tij, duke kontrolluar 100 për qind të gjithë proceset e institucionet në vend...”.

Kështu mund të thuhet gjithashtu se Rama përmes një bashkërendimi me faktorë të brendshëm e të jashtëm arriti të shmangë opsionet reale apo të menduara, që projektonin Ramën në Presidencë, por edhe ata që projektonin një emër tjetër për President, qoftë edhe konsensual, të ndryshëm nga ai që mori 78 vota në Kuvend...

Madje duket se Rama e ka rakorduar me faktorët e jashtëm emrin e Presidentit, por edhe faktorët e brendshëm kundërshtarë duke u fokusuar në “suksesin” e opsionit të tij dhe duke triumfuar mbi faktorët kundërshtarë, që për arsye të ndryshme e mendonin Ramën në Presidencë duke e bindur faktorin e jashtëm në drejtësinë e opsionit të tyre.

Me këtë veprim mund të thuhet se Rama i detyroi të gjithë kundërshtarët në grupin parlamentar të heshtnin, pra të votonin/miratonin kandidaturën e tij duke qëndruar në postin e KM dhe duke kapur kështu 100 për qind të proceseve dhe institucioneve në vend, që edhe një pjesë e kundërshtarëve të tij duket se s’janë kundër, sepse kjo mund t’ju rrezikonte pushtetin e të gjithëve së bashku, ndërkohë që pjesa tjetër e kundërshtarëve mendojnë se ka ardhur momenti i marrjes së drejtimit të sektit, qoftë edhe me koston e humbjes së pushtetit, që sipas tyre do të ishte e përkohshme.

Nëse votimi për kandidatin e Ramës në raundin e katërt do të kishte dështuar, ky në realitet do të ishte vetëm dështimi i Ramës. Dështim që mund të mendohej se kishte ardhur nga faktorët kundërshtarë brenda grupit parlamentar, por e vërteta duhet të kërkohej gjetiu. Kjo duket se e ka motivuar edhe më shumë Ramën...

Nëse në raundin e katërt do të dështonte zgjedhja e Presidentit, atëherë do të mund të kishte përpjekje edhe më të ethshme të Ramës në raundin e pestë. Me shumë gjasa në këtë rast do të kishin mbetur dy opsione “ekstreme”.

Ose të detyronin Ramën të zgjidhej në raundin e pestë President, gjë ai vetë duket e kishte përjashtuar dhe kishte vënë në veprim të gjithë makinerinë për ta kundërshtuar e shmangur këtë opsion, gjë që në koordinim më faktorin e jashtëm ia arriti me sukses... qysh në raundin e 4-rt.

Ose votimi edhe në raundin e pestë do të dështonte nga kokëfortësia e Ramës dhe këmbëngulja e faktorit të jashtëm, gjë që në këtë rast do të mund të çonte në zgjedhje të parakohshme, gjë që një pjesë e faktorit të brendshëm kundërshtar nuk e përjashtonte, por në asnjë rast një pjesë tjetër e tyre nuk ishte as i gatshëm dhe për më tepër nuk kishte guximin të kontribuonte për këtë opsion haptas edhe për shkak të “kërcënimeve” të Ramës... Vetëm në këtë rast do të mund të kishte mbaruar “era Rama” në krye të “sektit perandorak”...

Të gjithë këto mbeten hamendësime, e vërteta është se Rama me zgjedhjen e Presidentit me 78 vota tregoi haptas se ka vendosur nën kontroll grupin parlamentar, por në realitet të gjithë proceset demokratike dhe të gjithë institucionet kushtetuese në vend... Shumë analistë mendojnë se arritja e kësaj “maje”, që sipas tyre konsiderohet “negative”, e ka bërë “sektin perandorak” dhe Ramën në krye të tij më vunerabël sepse tani ka mbetur vetëm rënia dhe rrokullisja drejt tatëpjetës... Vetëm me cilësitë e Presidentit të zgjedhur s’duhet konsumuar vëmendje sepse Rama do të tentojë të shmangë vëmendjen nga thelbi i kësaj çështje...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco