Hyp në Stamboll të shoç Tiranën!

Hyp në Stamboll të shoç Tiranën!

Nga Nga Artan Fuga - 05/06/2022

Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit firmosës

Nëse ka pasur probleme të natyrës politike, kjo është tjetër gjë, kurse debati nëse Presidenti aktual që firmosi shkarkimin nga funksionet dhe gradat ushtarake të Presidentit të ardhshëm nodhej në Stamboll, kishte apo jo të drejtë të firmosë, ky ishte një debat i tepërt.

Teza dhe antiteza ishin në kufijt e krijimit të njër atmosfere komike, dhe në histori ashtu do të hyjë!

Teza : Meqë Presidenti aktual ndodhej në Stamboll, në takime me kryetarin e bashkisë atje, firmosja e dekretit të tij jashtë territorit të vendit është nul, sepse presidenti kur del jashtë territorit nuk kryen më detyrat e Presidentit!

Me një fjalë firmosja e tij e dokumentit është : Hyp këtu të shoç Stambollin!

Ta shoç Stambollin nga Ura e Gallatës!

Problemi nëse funksionari i shtetit a e bart legjitimitetin e tij kushtetues në trupin e tij, pra e humbet atë në lëvizje jashtë territorit është i vjetër në filozofinë politike.

Por, dihet që është zgjidhur që edhe kur ndodhet jashtë territorit të shtetit, mbreti, presidenti, kryeministri, e kanë statusin e tyre edhe kur lëvizin jashtë! E kanë statusin e tyre ligjor. Nuk është çështje e doktrinave postmoderne por kështu ka qenë!

Imagjinoni Aleksandrin e Madh në fushatat e tij në krahinat e largëta deri andej nga India, ushtarët t'i thoshin : Ik o tutje, je perandor në Maqedoni, por jo këtu! Nuk ke vulë me vete.

Imagjinoni Napoleonin duke u folur ushtarëve të tij përpara piramidave egjyptiane duke folur fjalët monumentale që ndriçojnë shekujt, dhe ushtarët, duke u zgërdhirë përpara tij : Hahahahah, ik o budalla, perandor je në Paris, jo këtu!

Imagjinoni Stalinin, Ruzveltin dhe Curçillin në Jaltë duke firmosur, kur asnjëri prej dy këtyre të fundit duke mos qenë në territorin e vet, kanë firmosur një dokument : Hyp këtu të shoç Stambollin. Gallatë te Ura e gallatës!!!

Imagjinoni presidenten Osmani që vjen në Shqipëri dhe askush nuk e pret sikurse edhe ndodh, dhe t'i thonë : Presidente je atje në Prishtinë se këtu je turiste!!!

Antiteza: Jo, jo, tha mazhoranca, Presidenti aktual e paska firmosur në tokë shqiptare dekretin sepse e ka firmosur në territorin e konsullatës shqiptare në Stamboll!

Hajde gallatë hajde! Do të mbetet si qesharake në analet e retorikës parlamentare shqiptare në shekuj!

Hyp te ura e Gallatës të shoç Tiranën! Shko në Stamboll të shoc Parlamentin e Tiranës te ura e Gallatës!

Bën gallatë parlamenti, tallet mileti!

Po kur presidenti shkon në nevojtore, në halé pra, a si thonë turqit, në hamam, a është ende president?

Është president edhe kur përmjerr, kur bën kakën, pra kur dhjet?

Po kur bën not, seks, del për gjah! Por jashtë orarit të punës është President!

Qenka territor shqiptar oborri i konsullatës. Sigurisht gëzon të drejtën e ekstraterritorialitetit oborri i ambasadës por a mund të thuhet se është territor shqiptar?

Uroj që presidenti Erdogan nuk e ka dëgjuar se na dërgonte nja dy anije ushtarake që i ka këtu afër në ishujt e Jonit dhe na bombardonte sallën e parlamentit!!!

Atëhere duhet një vërtetim që presidenti Meta e ka firmosur dokumentin në oborrin e konsullatës, jo në hotel, në ndonjë kafe në stamboll, ose te ura e Gallatës!

Ose te kamarja e turpit ku vunë kokën e Ali pashës kur ja prenë në shkallaret e kështjellës në Janinë!

Ore po kur Murati vinte të rrethonte Skënderbeun në Krujë ishte më sulltan?

Pra e paska firmosur te oborri i konsullatës? Në çfarë vend ekzaktësisht? Po çatia, tjegllat e ndërtesës të konsullatës a janë territor shqiptar?

I duhet kërkuar konsullit një vërtetim: Vërtetoj që presidenti Meta e ka firmosur dekretin me vullnetin dhe dëshirën e tij, në gjendje të ndërgjegjshme, pa asnjë detyrim, dhunë, ose shantazh, këtu para syve të mi!

Po mirë, po si ta besojmë që vërtetimi konsullit është legjitim. Ai duhet ta noterizojë! Por sapo del nga muret e konsullatës, për të shkuar te noteri, ai nuk është më konsull sepse ndodhet në tokën e Anadollit! As ambasadori nuk është më ambasador po shkoi të pijë kafe te qoshka e rrugës!

Hajde urë e gallatës hajde!

Hyp te parmakët e urës së Gallatës në Stamboll, apo në majë të lagjes të Gallatasarajit dhe shih Tiranën!

Gallatë Tiranë - Stamboll me emërimin e Presidentit të ri! Mangut këtë kishte historia!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari05/06/2022 23:30

O krasas koqe mbete perhere o i uruar. Po cmuhabete jane keto te tuat. Ore dhe nje katunar qe ka lindur ne fshat dhe nuk ka pare njehere qytet me sy nuk flet si ty. Ti flet per nivelin e katunareve te goze rucit.

DEMOKRATI I BAZES05/06/2022 16:06

ME NE FUND EDHE BABA XHIKE LIKJA U KAP PREJ KOQESH NGA EDVIN RAMA!! PRA, EDVIN RAMA PERFUNDIMISHT E TRODHI DHE E INKASTROI EDHE LIKEN, DUKE JA ZBULUAR EDHE SEKRETIN E FUNDIT TE JETES SE TIJ, PER TE CILIN LIKJA DO TE PERFUNDONTE DIREKT NE PRANGA, I AKUZUAR PER VRASJE NE BASHKEPUNIM ME GRUPE TE ORGANIZUARA KRIMINALE. NUK ISHTE FARE PROBLEM QE "PER URGJENCE SHTETERORE", EDVINI TE DERGONTE NE STAMBOLL AVIONIN E TIJ PRIVAT PER TA MARRE LIKEN DHE PER 2 ORE E SILLTE NE TIRANE DHE LIKJA TE FIRMOSTE DEKRETET E TIJ TE FUNDIT PRESIDENCIALE KONFORM ME KUSHTETUTEN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE. POR JO, EDVIN RAMA ESHTE I VENDOSUR QE CDO VEPRIM QE BEN DUHET TE JETE PATJETER ANTIKUSHTETUES, PER TE TREGUAR FORCEN E TIJ DHE PUSHTETIN E TIJ MBI LIGJIN DHE MBI KUSHTETUTEN E VENDIT! PRANDAJ NE KETE SHKELJE KUSHTETUESE, EDVINI DONTE PATJETER QE TE PERFSHINTE EDHE TE TREDHURIN E TIJ TE FUNDIT LIKE METEN!!! PRA, TASHME METEN E NDAU PERFUNDIMISHT EDHE NGA OPOZITA DHE HOQI CDO DYSHIM SE ILIR META ESHTE KUNDER EDVIN RAMES! TANI LIKE META, ESHTE NJE USHTAR I EDVIN RAMES DHE JO NJE PARTNER APO ALEAT I SALI BERISHES!! ASNJE PERSONAZH POLITIK I TREDHUR DHE I KAPUR NGA EDVIN RAMA NUK MUND TE JETE KURRE ALEAT I SALI BERISHES!!!
PRANDAJ TE NDERUAR INTELEKTUALE DHE AKADEMIKE TE SHQUAR SHQIPTARE, TE NDERUAR PATRIOTE SHQIPTARE, TE NDERUAR NJEREZ TE MENCUR, TE ZGJUAR DHE TE PAKAPUR TE SHQIPERISE DHE JASHTE SHQIPERISE, SI TE NDERUARIT YLLI MANJANI, ANDI BUSHATI, FATOS LUBONJA, PROF. ARTAN FUGA E SHUME E SHUME TE TJERE, BASHKOHUNI FUQISHEM LEVIZJES ATDHETARE, PATRIOTIKE OPOZITARE SHQIPTARE, PER TE RREZUAR NGA PUSHTETI KETE KLIKE MAFIOZE-KRIMINALE DIKTATORIALE SOROSIANO-FASHISTE!! MOS E LINI VETEM DOKTOR BERISHEN NE LUFTENE TIJ PER RREZIMIN E KETIJ REGJIMI NARKO-KLEPTOKRATIK KRIMINAL!!! TASHME ALEANCA E ILIR METES ME EDVIN RAMEN U KONFIRMUA!! KJO ISHTE DOMETHENIA SIMBOLIKE E FIRMOSJES SE DEKRETEVE PRESIDENCIALE NGA ILIR META, JO NE TIRANE POR NE STAMBOLL!!! E THEKSOJME EDHE NJE HERE, QE EDVIN RAMA MUND TA SILLTE BABAXHIKEN E ELISES PER 2 ORE ME AVION NGA STAMBOLLI NE TIRANE, TE FIRMOSTE SIPAS KUSHTETUTES DHE TA RIKTHENTE PERSERI PER 2 ORE NE STAMBOLL DHE LIKJA TE VAZHDONTE VIZITAT PER QEJFETE E VETA. SA MILIONA EURO TE GJAKUT TE POPULLIT KANE BERE RRUSH E KUMBULLA LIKJA ME EDIN PER QEJFET E VETA DHE JO PER KAQ!!!
KY AKT DHE THIRRJA E EDVINIT "KUSH I SHKON PAS OPOZITES ESHTE I VDEKUR!!" JANE SINJALE TE FORTA TE NJE KRIMI TE PARALAJMERUAR, JO VETEM PER DR. BERISHEN POR PER TE GJITHE OPOZITEN DHE POPULLIN OPOZITAR. LUFTA E RADHES KA PER TE QENE NGA ME TE ASHPRAT DHE NDOSHTA NGA ME TE PERGJAKSHMET NE SHQIPERI!!!
PRANDAJ SOT ME SHUME SE KURRE KANE KUPTIM SHUME DOMETHENES VARGJET E HIMNIT TONE KOMBETAR:
Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk’iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
---------------------------------------------
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

krasasi tp05/06/2022 14:48

Për njeriun e dyzuar, si qytetar në punën e vetë dhe si qytetar që ngryset dhe gëdhihet si qënie politike, dita e zgjedhjes së Presidentit, ka kaluar nën emocione të forta. Kush se pranon gënjen. Edhe Putin me siguri ka shpresuar që SHTZ. Ilir Metaj ti ikte fiqiri dhe mos ta dekretonte dorëheqjen e kërkuar nga Z.Begaj. Dështimi i zgjedhjes së Presidentit , do shënonte fillimin e realizimit të një destabiliteti politik ,social dhe shoqëror, ku detashmentet anti shqiptare dhe anti perëndimore , brënda dhe jashtë vëndit, do lëvrinin si re karkalecash dhe dihet se aty ku bijen të mbiellat shkretohen. SHTZ.Ilir Metaj qëndoi në lartësinë e detyrës , dhe jo e bëri se ..ashtu e se......kështu, janë pjesë e legjendës urbane. Grupacione politike, qytetar me pritshmëri për rrotacion politik me këtë rastë , kanë marrë një zhgënjim total. Veçanërisht patronazhistët e krahut tjetër,ishin të ngazëllyer para dite dhe të zhgënjyer e me mllef ndaj Z.Meta. Unë besoj, sikurse pjesa dërrmuese e shqiptarëve kudo ku jetojnë dhe punojnë, se Presidenti Z. Bajram Begaj nuk do zhgënjejë askënd. Por mund të qëlloi që të zhgënjyer mund të ngelen disa politikanë, përfshi edhe ata që kontribuan më së shumti për ta 'graduar' Z.Begaj. Urime të gjithëve. Suksese Presidentit Z.Begaj.

Shto koment

Denonco