Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Ballkani i Hapur’, tritoli që po hedh në erë integrimin e Shqipërisë në BE

‘Ballkani i Hapur’, tritoli që po hedh në erë integrimin e Shqipërisë në BE

Nga Avni Nezaj - 23/05/2022

Aleanca sllave në Ballkan po mundohet t'i përdorë shqiptarët që kanë bregdetin si një kunj i shtrembër për të sabotuar përfundimisht integrimin në BE të rajonit. Ballkani i Hapur është çadra që po i vë vulën mbetjes jashtë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Evropianët e përdorin diplomacinë dhe nuk nguten kurrë shumë, për të arritur në konkluzione. T'i thonë gjërat me nëntekste dhe me nënkuptime, të cilat secila qeveri ka të drejtë t'i interpretojë apo pranojë si të dojë. Këtu bën pjesë edhe Shqipëria.

Pse e do Rama Ballkanin e Hapur. Edhe për karshillëk ndaj BE, sepse ata nuk i nënshtrohen kërkesave të këtij “lideri global” me brekushe e me atlete. 

E do edhe se linja e etërve te tij ka qenë e tillë, bashkëpunimi me sllavët e Serbisë dhe ata të Rusisë do t'i garantojnë qëndrimin në pushtet, por edhe rikthim nëse ikën. Kështu mund të mbrojë edhe trashëgiminë fallco e antinjerëzore të historisë komuniste në Shqipëri.

Ai e do sepse, kështu duke qenë larg BE, po ngjitur me të dhe gjithmonë duke kërkuar të hyjë, por në të njëjtën kohë duke sajuar gjithmonë shkaqe që të mos bëhet e mundur kjo, abuzimet e tij dhe të qeveritarëve të tij maten vetëm me ligjin e gjykatave shqiptare, në të cilat vigjilojnë dhënës drejtësie të zgjedhur, promovuar dhe emëruar prej tij ose nga fondacioni “Qemal Stafa" i Saimir Tahirit.

Kjo i jep mbrojtje dhe siguri që të shkatërrojë gjithçka në këtë vend dhe pasuritë e tij t'i ndajë me miqtë e vet.

Dhe kur thotë “Shqipëria do ndryshojë kurs” e bën me vetëdije të plotë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për BE dhe aspak BE për Shqipërinë dhe shqiptarët. 
Por Edi Rama duke qenë një armik i integrimit të vendit e bën ketë edhe t'u kujtojë evropianëve se ne nuk jemi në standardet tuaja. Pra mos na pranoni. Jemi si rusët, si turqit apo si kinezet për nga niveli i demokracisë. Ka arritur deri atje sa të tallet çdo herë që Evropa ka dhënë sinjale pozitive për shqiptarët. Ai hapte shampanjë në Tiranë. U hapën, thoshte, ndante edhe dekorata. Diplomatët e BE qeshnin, me siguri. 

Hapja e shisheve me pije dhe dekoratat ishin një mënyrë për të mashtruar njerëzit e mërzitur se integrimi nuk po ecën dhe për të sabotuar çdo reagim qytetar apo opozitar.
Integrimi i Shqipërisë në BE është dhe duhet të jetë udhë rrëfimi ynë dhe i fëmijëve tanë. Askush me shumë se shqiptarët nuk ka vuajtur dhe humbur troje dhe hapësira, njerëz dhe pasuri me mosqenien ne krahun e duhur të historisë. Vetëm në kohën e Skënderbeut ishim në vendin e duhur. Dhe që nga ajo kohë kemi humbur aq shumë sa nuk thuhet.
Por kjo nuk i bën përshtypje Ramës. Biles duket sikur thotë se mirë tu bëhet shqiptarëve. A deshën demokraci më 1990? Frika e rilindjes tani është shtuar shumë pas rikthimit të Sali Berishës në krye të PD. Sepse merr fund kapja e opozitës dhe reagimi me regji nga zyra e Ramës. Pra u prishen planet e ikjes nga BE.

Ndërkohë ne vijim të kësaj strategjie “integruese”, por larg BE, sot në kuvendin e Shqipërisë u hodh poshtë kërkesa për mocion për integrimin pas deklaratave të papërgjegjshme të Ramës. Kjo tregon se sa seriozisht e kanë marrë mbajtjen larg BE-së të Shqipërisë rilindja dhe kullotësit e saj. Se Rama, Balla dhe suita, kanë “Ballkanin e Hapur” e Vuçiçin për të cilin sakrifikojnë gjithça edhe integrimin. Kjo u mjafton atyre. Por jo shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA23/05/2022 22:30

"BALLKANI I HAPUR" TRITOLI QË PO HEDH NË ERË INTEGRIMIN E SHQIPËRISË NË BE!
"KALLKANI I KAPUR" GRIRROLI QË DO DREDH TË PRERË INTEGRIMI E SHQIPTRISË NË
BE! KJO NGJANË SIKUR DIKUR, KUR OKUPATORI PESËSHEKULLOR PRANDORI TURKO
OSMANE; NJË NGA BASHKËLUFTËTAR TË IDELOGUT TË LIDHJES SË PRIZRENIT O PËR
RIBASHKIMIN DHE RITRASHËGIMIN DHE TË RIÇLIRIMIN EDHE RIILIRIRIMIN O, T'GJITHA
TROJEVE MBARË SHQIPTARIE; E KISHIN PASË MASHTRUAR DHE SHNDËRRUAR O NË
TRADHTAR MË ANTI SHQIPTAR; DHE E DËRGOJNË NË BURGUN E KALASË PRIZRENIT
GJËJA PËR TA BINDUR MADHESHTORIN, ARBËRORIN Z. ABDYL FRASHERIN TEK HEQ
DORË DHE MOS TË KËRKOJË QË LUFTOJË, PËR LIRI, PAVARËSI OR RIBASHKIM TE TË
GJITHA TROJEVE MBARË SHQIPTARE! PORSE, IDEATORI LIDHJES MBARË SHQIPTARE
TË PRIZRENIT; I NERVOZUAR NGA LUFTËTARI I TIJ SHNDËRRUAR MU SI TRADHTAR TË
MBARË SHQIPTARISË, AI IU DREJTUAR ME KËTO FJALË: AHIII, MORE MË I MALLKUARI
BASHKËLUFTARI IM, PO POSHTË PASKE RENË HË, KUKU PËR TY DHE PËR NE, O NUK
DO ARRIMË, AS NUK DO IA MBËRRIMË, QË TË NXJERRIM AS TË BJERRIM, NGA MU KJO
TRADHTI MBARË KOMBËTARE OUUUH, MBARË SHQIPTARE!!" TË FALA MANI NGA USA

Shto koment

Denonco