Ti mundesh, bashkohu me ne

Ti mundesh, bashkohu me ne

Nga Jola Hysaj - 17/05/2022

Është e thjeshte te thuash ky apo ai nuk bën, ky i ri vlen apo ai jo, ajo qe po përpiqet te bej Partia Demokratike qe pas 11 Dhjetorit është ti shtrij dorën filizave te rinj te shoqërisë shqiptare te ndërgjegjësohen dhe ne vend  qe te ikin ata duhet te zhvillojnë tek vetja te qenurit i papërgjegjshëm qe e ardhmja e kombit janë pikërisht te rinjtë.

Sa e lehte është për te rinjtë shqiptare ti atashohen forcave politike sot përtej bërrylave dhe pengesave qe hasin gjate rrugës nga klanet apo edhe nga individ te thjesht?

Politika ne vetvete është arti i negocimit dhe i thirrjes se brendshme për te dhënë me te mirën për vendin tënd dhe për te tjerë si ty qe nuk arrijnë ti dëgjohet zëri.

Ne parimet themelore te Partisë Demokratike te cilat po I rikthehet vrullshëm kjo parti dhe me shume rigorozitet dhe korrektësi është bashkësia e vlerave themelore konservatore.

Me besimin tek Zoti, familja dhe atdheu unifikohemi te gjithë bashke për te rikthyer besimin qe  te rinjtë jo vetëm te promovohen pavarësisht te gjithë vështirësive qe hasen ne marrjen dhe ngjitjen e shkalleve politike por për ti mësuar te rinjtë qe për te arritur diçka duhet te besosh fillimisht tek vetja dhe me pas tek dora e shtrire për tu ngjitur. Ata qe marrin ashensorin për tu ngjitur politikisht zakonisht veniten sapo prekin realitetin  ndaj qe te rinjtë mos përdoren me si fasada politike për te mbushur podiumet, për te vendosur pankartat apo thjeshte si imazhe neper fushata, Partia Demokratike po ndërmerr një nismë serioze dhe shume efektive për te bere për here te pare pas ardhjes se demokracisë ne Shqipëri .

Përparësia e partneritetit ndërmjet te rinjve dhe te rriturve është se i i bashkon shkathtesite dhe talentet e te rinjve me përvoje dhe urtësinë e te rriturve . Po ashtu , me partneritetin e këtillë pranohen dhe vlerësohen te gjithë kontributet individuale,dhe ne këtë mënyre motivohen partneret qe te ndërmarrin me tepër iniciativa dhe se kontributi i tyre jo vetëm vlerësohet por dhe promovohet.

Qëllimi i lëvizjes qe ka ndërmarre personalisht z.Berisha për fushatën e tij zgjedhore për postin e kryetarit te PDSH  e tregon me se miri këtë. Te rinjtë nuk po përdoren as si zbukurim dhe as për tu manipuluar atyre me ne fund po i jepet për here te pare e drejta legjitime e promovimit te vlerave dhe kontributeve te dhëna.

Pjesëmarrja  e te rinjve po sjell ndryshim konkret ne imazhin e partisë dhe e bën këtë institucion dhe me vizionar dhe me te hapur ndaj mendimeve dhe nismave te reja.

I bej thirrje te gjithë te rinjve te na bashkohen ne si profesioniste te rinj, kemi shume për ti dhënë Shqipërisë, ky është momenti qe te marrim ne dore fatet dhe te ardhmen jo vetëm te vetvetes por dhe te atyre qindra mijërave te cilët ndihen te përfaqësuar nga çfarë ne përfaqësojmë.

Ti je i ri, ti mundesh te sjellësh risinë për te cilën ka nevoje politika sot!

Ti mundesh te japësh kontributin tënd jo vetëm me imazh por me idetë dhe angazhimin tënd!

Ti mundesh te thuash te vërtetën e asaj çfarë përjeton çdo dite dhe te realitetit gri qe na rrethon.

Te qenurit i vërtete dhe vetvetja është ajo çka te rinjtë janë dhe përfaqëson dhe Partia Demokratike çdo dite e me shume jo vetëm po promovon por po i jep zë vërtetësisë tone.

Te bashkohemi te gjithë bashke për ti dhënë sërish zë, ngjyra dhe jete Shqipërisë tone.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco